Gazeta Shqiptare

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, hidhet shorti, kush janë 12 anëtarët

-

Debate

të forta shoqëruan dje edhe hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Deputetët e PD- së dhe të LSI- së e cilësuan shortin dje antikushte­tues. Në fjalën e tij, deputeti i PS- së, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit. "Kërkoj mirëkuptim­in e opozitës që nëse duam të mos humbim kohë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni, i bëmë ndryshimet kushtetues­e me konsensus, bujrum të zhbllokojm­ë ligjin. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duhet. Për mua ky debat është më tepër politik, e lëmë te salla e ditës së enjte", - tha Manja. Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi u shpreh se kryetari i Kuvendit ka të drejtë të bëjë vetëm një procedurë, hedhjen e shortit "ju dilni kudo të flisni, në studio e ta diskutojmë, të vazhdojmë me procesin". Deputeti i PD- së, Eduard Halimi u shpreh se: "Qëndrimi ynë është që Këshilli i Përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi ishte vetëm për vitin e kaluar nuk ka më këshill të përkohshëm të emërimeve". Deputeti i LSI- së, Nasip Naço ashtu si PD e ka quajtur antikushte­tues shortin. "Ligjet i kemi pasur, por nuk i keni zbatuar korrekt. Kjo që kërkon kryetari i Kuvendit, ekstra procedurë, që thotë jam burri më i mirë në botë. Shortin e keni hedhur se nuk u ranë gjyqtarët që donit ju", - tha ai. Më pas, gjyqtarët Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj janë përzgjedhu­r si anëtarë të KED nga lista e Gjykatës Kushtetues­e, ndërsa dhe Vitore Tushaj u zgjodh anëtare zëvendësue­se nga kjo listë. Artan Broci u përzgjodh si anëtar nga lista e Gjykatës së Lartë, ndërsa zëvendësue­s për këtë institucio­n u zgjodh gjyqtari Shkëlzen Selimi. Prokurorja Rovena Gashi u zgjodh pa short anëtare e KED, pasi ishte e vetmja kandidate e paraqitur nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Për anëtarin zëvendësue­s të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me nuk u hodh shorti, pasi nuk pati kandidatë.

 ??  ?? Hedhja e shortit për KED
Hedhja e shortit për KED

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania