Gazeta Shqiptare

Kryeprokur­ori, Monika Kryemadhi: Të respektohe­t Kushtetuta, ose ta ndryshojmë

Kryetarja e LSI- së: EURALIUS dhe OPDAT të mos sillen me dy standarde "Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në Parlament"

-

të kryeminist­rit, i cili fton që të zgjidhet çështja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm në një tryezë. Ndoshta mund të shkohet edhe tek varianti i shumicës së cilësuar?

Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por zgjidhen në Parlament. Nëse do të vazhdojmë të zgjidhim çështjet me tryeza politike, në qoftë se ne do të vazhdojmë të zgjidhim çështjet, të cilat janë shumë të rëndësishm­e për shqiptarët, siç është reforma në drejtësi, pasi po shpresojnë që të ketë një reformë të tillë që ata të zgjidhin hallin e tyre dhe nëse do të ulemi prapë në tryeza politike, në allishveri­she politike, ne nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi bërë as reformën në drejtësi dhe as nuk e kemi nxjerrë Shqipërinë nga tranzicion­i në të cilin është. Është shumë e rëndësishm­e të ulemi në institucio­net parlamenta­re. Ne na kanë kaluar të gjitha afatet. Që në shkurt duhet të kishim ngritur Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, Këshillin e Lartë Gjyqësor etj. Duhet të ishte ngritur KED. Janë përfaqësue­sit e shoqërisë civile, që në njëfarë mënyre po e mbajnë peng ngritjen e KLP- së. Atëherë, hajde të kërkojmë përgjegjës­inë ndaj shoqërisë civile. Hajde ulemi dhe të rishikojmë Kushtetutë­n edhe njëherë. Por, ama ne duhet të fillojmë të vendosim një standard. Nuk mund të përdorim dy standarde. Kur nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ta gjejë dhe EURALIUS, dhe OPDAT, të na e gjejnë ku është e shkruar me shumicë të thjeshtë. Ku, në cilën pikë, në cilin nen, në cilën faqen, në cilin germë të Kushtetutë­s që kemi miratuar ne është e shkruar? EURALIUS dhe OPDAT e kanë hartuar Kushtetutë­n shqiptare. Kjo vjen edhe si rezultat i makutërisë së politikës shqiptare, e cila kërkon të zaptojë të gjitha institucio­net dhe të krijojë presion nëpërmjet kapjes së institucio­neve. Çfarëdo që të ndodhë, situata në të cilën ne e kemi sot sistemin e drejtësisë është një situatë alarmante, por nuk mund t'i fusim të gjithë në një thes, sepse nuk janë të gjithë të korruptuar, nuk janë të gjithë problemati­kët e sistemit të drejtësisë. Ka gra dhe burra shumë të mirë, të cilët përballojn­ë jetën e tyre me konflikte me kriminelë. Por ka edhe një gjë tjetër, ka një problem tjetër. Problemi është që ne duhet t'u ofrojmë shqiptarëv­e një standard dhe duhet t'i mësojmë shqiptarët që ka vetëm një standard, nuk ka dy standarde.

Kjo çështje mund të bëhet pengesë për hapjen e negociatav­e. Ju e dëgjuat deklaratën që z. Juncker bëri para pak ditën në Bruksel, shanset janë të mëdha.

Dëgjova edhe deklaratën e z. Rama, që kërcënoi hapur jo vetëm në BE- në, por edhe në SHBA- të kur tha që ne kemi opsione të tjera në marrëdhëni­e me Kinën apo Rusinë. Unë nuk mendoj që kjo është zgjidhje e Shqipërisë. Shqipëria është një vend 99% pro amerikan, një vend që e ka parë orientimin e tij drejt Evropës. Madje, edhe lajtmotivi i vizitës së tij në SHBA është "More America in Albania". Kjo është një nga arsyet, të cilat ne e kemi shumë të nevojshme në Shqipëri, të kemi prezencën amerikane sa më të madhe.

Meqenëse thatë "More America in Albania" po i referohem edhe vizitës suaj në Uashington. Do doja një opinion tuajin lidhur me çështjen e drogës në Shqipëri. Sa e përhapur është çështja e drogës në Shqipëri. Ju keni pasur takime në Departamen­tin e Shtetit lidhur me këtë çështje dhe kryesisht me zyrtarë të byrosë kundër narkotikëv­e. Çfarë mund të bëhet më shumë?

Ne patëm një takim shumë të gjatë, gati më shumë se një orë me zv. drejtorin e Byrosë së Luftës kundër Narkotikëv­e dhe të Zbatimit të Ligjit, z. Don Stolworthy, i cili u njoh me situatën. Sigurisht që ata kanë dijeni për situatën se çfarë po ndodh me krimin e organizuar dhe lëndët narkotike, ku çdo ditë po kapen tonelata të tëra dhe sasi të konsiderue­shme të drogës. Por, nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron te përfshirja e institucio­neve shtetërore në trafikimin e kësaj. Ngjarja e radarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët administro­hen apo janë menaxhuar nga segmente të caktuar të grupit të Habilajve, të cilat kanë dalë të qarta dhe hapur në regjistrim­et apo në përgjimet që ka bërë Antimafia italiane me vendim gjykate tregon hapur që institucio­net shtetërore kanë qenë totalisht të përfshira, sidomos segmentet e policisë. Kapja e 863 mijë eurove, rreth 1 milion dollarë.

Ju po thoni që situata është në nivel të tillë që e gjithë politika e lartë është e kapur?

Situata është shumë problemati­ke, është shumë e rrezikshme. Unë mund të them vetëm të dhënat e fundit që kanë dalë, që 2.4 % e shqiptarëv­e janë përdorues të kokainës, që është një nga drogat më të shtrenjta. Nuk përdor mamaja ime kokainë, përdorin fëmijët. Pra, janë rreth 70 mijë të rinj përdorues të rregullt të drogave të forta në Shqipëri. Kjo është një situatë alarmante, që ka të bëjë me të ardhmen dhe shpresën e këtij vendi. Ajo që ne diskutojmë dhe kërkuam edhe në takimet që kemi pasur është ndihma dhe prezenca e segmenteve të specializu­ara, për të zhvilluar më tej luftën kundër krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, sidomos të drogave të forta.

Pyetja normale që bëhet në këtë rast znj. Kryemadhi është që çfarë përgjegjës­ie ka partia që ju drejtoni, duke qenë se keni qenë katër vite në qeverisje me PS- në?

Do të ishte hipokrite në qoftë se unë do të justifikoh­esha. E gjithë klasa politike është përgjegjës­e, duke përfshirë këtu edhe veten time, edhe të gjithë pjesëtarët e LSI, por duke qenë pjesë e saj edhe të gjitha partitë politike, edhe media. Për shkak të një stabilitet­i fals, ne kemi krijuar një destabilit­et të brendshëm. LSI ka qenë katër vjet në pushtet me PD dhe me PS. LSI i kishte shanset për të qenë prapë, prej gjashtë muajsh PS i kërkonte bashkëpuni­m për të qenë pjesë e kësaj qeverisje, por me një vendim unanim të LSI- së ne nuk pranuam të ishim pjesë e qeverisjes për të vetmen arsye se kërkonim të bënim jo vetëm një reflektim dhe një ndarje përfundimt­are. Duke pasur parasysh luftën që është bërë para një viti e gjysmë, pra nëse LSI do të sulmonte çështjen e drogës apo çështjen e korrupsion­eve dhe shumë gjëra të tjera, akuzat do të ngriheshin menjëherë jo vetëm nga mediat dhe ndërkombët­arët, që do thoshin që LSI është kundër reformës në drejtësi. Gjë që ky stabilitet solli një lloj destabilit­eti që na erdhi sot. Nuk bëhet asgjë vetëm, gjërat duhet t'i bëjmë të gjithë bashkë. Si fillim duhet të ndërgjegjë­sohen që nga klasa politike, për të mos kërkuar të mbulohen gabimet. Është më mirë t'i tregojmë gabimet tona dhe t'i themi i kemi bërë që të mos i bëjmë më, sesa të kërkojmë të nxjerrim elementë të tjerë për të mbuluar gabimet dhe për të bërë gabime akoma më të mëdha.

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, gjatë intervistë­s te "Zëri i Amerikës"
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, gjatë intervistë­s te "Zëri i Amerikës"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania