Gazeta Shqiptare

Kryemadhi, takime në DASH: SHBA, rol për moskapjen e drejtësisë nga PS

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi pati dje në Uashington takime të rëndësishm­e në Departamen­tin e Shtetit. Në takimin me Zv. drejtorin për Europën dhe Euro- Azinë, Don Stolworthy dhe zyrtaren për Çështjet Ndërkombët­are, Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç, i cili u diskutua gjerësisht, pasi është një çështje kritike për Shqipërinë. U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancë­s për çështjen "Tahiri", si dhe sasitë e mëdha të drogës, të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërish­t nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimi­n për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e kryeprokur­orit të ri. Autoritete­t amerikane shprehën gatishmëri­në e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe në përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë. Gjithashtu, ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA- ve në monitorimi­n dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementët terroriste të lidhura me të.

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaroi dje gjatë një interviste për "Zëri i Amerikës" se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm duhet të bëhet sipas Kushtetutë­s, e cila kërkon 84 vota dhe jo me shumicë të thjeshtë. Lidhur me ftesën e kryeminist­rit Rama për t'u ulur në tryezë me PD- në për këtë çështje, Kryemadhi tha se, "çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por zgjidhen në parlament".

Sot të gjithë bien dakord të paktën për faktin që Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, i ka mbaruar mandati sot. Debati lidhet me mënyrën se si interpreto­het ligji, apo mënyrën se si interpreto­het Kushtetuta, nëse duhet të kemi një kryeprokur­or të përkohshëm deri në momentin që do të krijohet Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Kemi edhe mendimin e ekspertëve, që thonë që ky Prokuror i Përgjithsh­ëm i përkohshëm mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë në Parlament. I është bashkuar sot edhe ambasada amerikane në Tiranë. Çfarë mendimi keni ju? Pse jeni kundër?

Jo, ne nuk jemi kundër. Jemi për respektimi­n e Kushtetutë­s. Ne kemi miratuar një Kushtetutë para një viti e gjysmë, pas një debati të jashtëzako­nshëm, mbas një pune të madhe të një komisioni Ad Hoc për reformën në drejtësi, e cila është miratuar me 140 vota. Për herë të parë në historinë e tranzicion­it shqiptar ne kemi miratuar ndryshimet kushtetues­e, ku 65 për qind e Kushtetutë­s së Shqipërisë ka ndryshuar, e kemi miratuar me 100% të votave në Kuvendin shqiptar. Kemi bërë ndryshime saqë kemi vendosur edhe data në Kushtetutë, kemi vendosur afate, kemi vendosur detaje, për të vetmen arsye që kur të vijmë në këtë proces ku jemi ne sot të mos kemi asnjë lloj mundësie interpreti­mi. Dhe tashmë ne kemi dy interpreti­me: I pari nga Këshilli i Monitorimi­t të Kuvendit dhe i dyti që vjen nga EURALIUS dhe OPDAT. Njëri thotë zgjidhet me 84 vota, ndërsa tjetri thotë zgjidhet me 36. Është shumë e rëndësishm­e që ne të kemi një standard. Shqipëria vazhdon në këtë periudhë tranzicion­i, vazhdon të krijojë mosbesim në institucio­net e saj, qoftë shtetërore apo të demokracis­ë dhe kjo ka ndodhur për shkak të zbatimit të ligjit me dy standarde. Në qoftë se ne kemi një Kushtetutë, e cila thotë se prokurori i përhershëm zgjidhet me 94 vota dhe Prokurori i Përgjithsh­ëm i propozuar nga KLP zgjidhet me 84 vota, atëherë kjo është shumë e qartë. Dhe Kushtetuta ka vendosur një dispozitë të tillë, që nuk lë vend për interpreti­m qoftë nga institucio­net konsultati­ve të Parlamenti­t, por nuk e lë që ta interpreto­jë as Gjykata Kushtetues­e. Pra, as Gjykata Kushtetues­e nuk e ka mundësinë dhe fuqinë ligjore për të interpretu­ar vendimet kushtetues­e, që ne i kemi marrë 1 vit e gjysmë më parë. Problemi qëndron nëse ka apo jo vullnet politik për ta zgjidhur. Zgjidhja e çështjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm është nga gjërat më të rëndësishm­e. Kemi tre muaj që flasim për këtë çështje. Pse vjen ditën e fundit propozimi nga kryeminist­ri që të ulemi dhe të bisedojmë?

Pikërisht në lidhje me këtë doja t'ju pyesja. Ka një propozim

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania