Gazeta Shqiptare

Çollaku: Librat e ndaluar që shkëmbenim me Edi Ramën

Rrëfimi i ish- dhjetorist­it: ' Bordura e djemve', vendi ku askush nuk tradhtonte tjetrin "Si e kopjonim ' Frojdin' dhe kasetat e grupit ' AC/ DC'"

- Valentina Madani

Dhjetor ' 90. Ishin ditë të rrezikshme, por plot ëndrra… Studentët ishin në kërkim të ndryshimit. E nisën mesnatën e së shtunës së 8 dhjetorit. Errësira mbulonte qytezën e tyre. U vunë në kërkim të dritës derisa e ndezën atë mes shumë rreziqeve. Nisën kështu përballjen me diktaturën komuniste... Kreshnik Çollaku është njëri nga dëshmitarë­t e shumtë të revoltës rinore të 8 dhjetorit 1990. Ai sjell ndërmend për "Gazeta Shqiptare" thirrjet e para të studentëve të së shtunës së 8 dhjetorit, dyndjen e policisë drejt qytezës, shkopinjtë e gomave mbi trupat e të rinjve dhe vendosmëri­në e tyre për të mos u kthyer më mbrapsht. Çollaku ishte student i Filologjik­ut, aty ku guxoi të ngrinte për herë të parë bashke më dy shokët e tij dy gishtat lart…

Z. Çollaku, çfarë mbani mend nga 8 dhjetori i ' 90- ës? Si ishte situata në Qytetin Studenti?

Në fakt, 8 dhjetori nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur. Unë mendoj se një sërë ngjarjesh paraprinë klimën që shpërtheu më 8 dhjetor. Sigurisht çdokush mund të ketë opinionin e tij mbi vlerën e këtyre ngjarjeve. Unë po dëshmoj ato që në bindjen time, ose të paktën për mua personalis­ht kanë qenë në ngjarjet që paraprinë 8 dhjetorin. Sigurisht, vatra e pareshtur e tensionit së regjimit kishte një kundërshti mbase dhe të organizuar ishte ngjarja në Kavajë dhe sidomos në Shkodër, nga ku lajmet vinin se andej kishte përplasje fizike mes njerëzish dhe forcave të regjimit. Një modë barsoletas­h antiregjim dukej se vinin nga Shkodra dhe mbanin të motivuar edhe në Tiranë idenë se të ishe kundër regjimit ishte jo vetëm e drejtë për ata që e kishin provuar persekutim­in direkt. Kishte edhe nga ata që nuk e kishin këtë fat, e bënte të ishte një ndarje e padeklarua­r midis atyre që kishin një pavarësi të mendjes, një dimension kulture dhe intelekti dhe midis atyre që i kishin shpërlarë të gjitha këto nën modelin zyrtar. Pra, të ishe antiregjim, ishte një lloj mode e rrezikshme, por interesant­e dhe gjithmonë e përherë trendi. Lëvizjet, por edhe barsoletat e Shkodrës, diskutimet, librat e ndaluar, kasetat me muzikë të ndaluar ( rokut, hevi metal) që qarkulloni­n dorë më dorë mes djemve të bordurës së bulevardit në Tiranë ishin si të thuash preambul e asaj çfarë shpërtheu më 8 dhjetor. Djemtë e bordurave të Tiranës dhe disa intelektua­lë guximtarë si Sali Berisha, Ismail Kadare, Ylli Popa dhe ndonjë tjetër, por jo shumë të tjerë, ishin si të thuash vatra e asaj që mund të quhej disidenca në Tiranë.

Çfarë ishin "djemtë e bordurave"?

Ishte një emër që u krijua vetiu. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë hotel "Dajtit" kishte disa bordura, janë edhe sot më duket. Kjo ishte zona dhe vendi ku mblidheshi­n një kategori të rinjsh nga 20- vjeçarët, siç isha unë e brezi im deri te 30- 35 vjeçarët. Bordurat ishin vendi ku frekuentue­sit e tyre në mënyrë të çuditshme kishim krijuar një kod lirie mes njëritjetr­it. Psh., qarkulloni­n kaseta me muzike rok ose metal, muzikë e ndaluar në atë kohë. Te bordurat ti kishe besimin se mund të kërkoje një kopje të kasetës ' AC/ DC' dikujt që edhe nuk e njihje. Mund ta kopjoje diku dhe e ktheje të nesërmen. Kjo vetëm të bordurat mund të ndodhte. Kudo tjetër kjo ishte fatale. Por dhe te bordurat ishte po ashtu e rrezikshme, pasi ishte një besim i verbër te të panjohur, por

BORDURA

"Te bordurat ti kishe besimin se mund t’i kërkoje një kopje të kasetës ‘ AC/ DC’ dikujt që edhe nuk e njihje. Mund ta kopjoje diku dhe e ktheje të nesërmen. Kjo vetëm te bordurat mund të ndodhte. Kudo tjetër ishte fatale. Të paktën aty askush nuk tradhtonte tjetrin", tregon z. Çollaku. me një besim okult te vetja se të paktën aty askush nuk tradhtonte tjetrin. Kishte një solidarite­t i pashprehur antiregjim te bordurat. E njëjta gjë ndodhte me librat. Kishte libra të ndaluar. Të të kapnin me ndonjë prej tyre ishte vepër penale e kohës dhe rrezikoje dënim. Këto libra qarkulloni­n mes djemve të bordurave. Po të kujtoj sot rrezikun e kësaj aventure dhe çfarë rrezikohej do të ishte papërgjegj­shmëri, por në atë kohë forca që të shtynte drejt kësaj lirie të rrezikshme ishte e papërmbajt­shme.

Ju kujtohet ndonjë rast konkret?

Me kujtohet një aventurë e këtij tipi. Një miku im pedagog në atë kohë në Akademinë e Arteve, Shpend Bengu më thotë se po qarkullont­e fshehurazi një libër fantastik "5 leksionet e Frojdit për psikanaliz­ën" në italisht. Këto lloj librash qarkulloni­n me radhë. Në radhë mund të ishin 10- 15 veta. Radha ishte sekret. Secili dinte vetëm kë kishte para në radhë e kujt i duhej dorëzuar libri pas tij. Libri ishte super i ndaluar. Iu luta Shpendit të zija radhën që pas tij ta merrja unë. Librin mund ta mbaje dy ose tri ditë. Prisja me padurim që Shpendi të ma dorëzonte librin dhe unë kisha rregulluar një mënyrë klandestin­e për ta fotokopjua­r. Libri po vonohej. Pas një jave më takon Shpendi, librin e kishte mbështjell­ë me ca gazeta të vjetra në përpjekje për ta fshehur. Unë isha student e Shpendi pedagog, por ngaqë ishim miq, kisha lirinë "t'i kërkoja hesap" se pse e vonoi kaq shumë. "E vonova - tha Shpendi - se ma vonoi ai që e kishte para meje, një koleg pedagog i Arteve, Edi Rama. E mora librin dhe sikur kisha ndonjë bombë me vete, me një frymë ia çova babait të ma fotokopjon­te fshehurazi në Institutin e Historisë ku punonte. Vetëm pasi mora fotokopjen bashkë me qortimet e babait tim se isha i papërgjegj­shëm dhe aventurier që nuk llogarisja rrezikun që kjo sillte nëse zbulohej. Përveç kësaj klime mes rinisë, dy ngjarje që në bindjen time shkurtuan fitilin e shpërthimi­t të 8 dhjetorit, ishte arratisja e Ismail Kadaresë dhe shkrimet e Sali Berishës dhe Ylli Popës. Ikja e Kadaresë grisi përfundimi­sht maskën publike të regjimit, ndërsa shkrimet e Berishës dhe Popës përbënin në një lloj mënyre një platformë të strukturua­r dhe të pjekur të disidencës antiregjim. Mbas atyre shkrimeve, pakënaqësi­a antiregjim kishte një shenjë se mund të zhvillohej në mënyrë të strukturua­r statura intelektua­le e këtyre personalit­eteve ishte një lloj garancie se kundërshti­mi ndaj regjimit nuk ishte një çështje disa të rinjsh të revoltuar, por një vullnet i formësuar i shoqërisë shqiptare të asaj kohe.

Si u përfshitë në lëvizjen studentore të dhjetorit?

Unë banoja pranë Qytetit Studenti, në disa pallate që quheshin pallatet e pedagogëve, disa ndërtesa trekatëshe që ishin ndërtuar me punë vullnetare nga vetë pedagogët e universite­tit, siç ishte në atë kohe dhe babai im. Në shtëpi tek ne kishte ardhur daja i vogël, Goni. Ishim të përmalluar, pasi Goni si krejt familja e nënës sapo ishin liruar nga internimi dhe kishim vite pa u parë. Në shtëpi ishim unë, Goni dhe motra ime e vogël. Nuk më kujtohet për çfarë arsye prindërit e mi nuk ishin. Dëgjuam disa zëra si të thirrura në grup nga godinat e studentëve. Në fillim mendova se ishte ndonjë ndeshje futbolli dhe se të thirrurat ishin për ndonjë gol, por me pas u dëgjua një shpërthim i fortë. "Diçka po ndodh - më tha Goni - duke u përpjekur të shoh nga dritarja". Ndërkaq , u dëgjuan sirena zjarrfikës­esh dhe nga dritarja vumë re disa makina policie që po futeshin në Qytet Studenti. Më pas thirrjet ishin dhe më të forta. Çuditërish­t e vetmja fjalë që dëgjohej qartë ishte "poshtë…". "Plasi më duket" - më tha daja. Po shiheshim në sy të pavendosur se çfarë do bënim dhe se dënim se çfarë po ndodhte. Ndërkohë nga dritarja u dukën siluetat e një grupi studentësh që po zbrisnin duke bërtitur poshtë Rrugës "Budi", gati poshtë dritares sime. Dalim - i thashë dajës. - Dalim - më tha - por këta po përplasen me policinë, ndaj vish ndonjë gjë të trashë që po na gjuajtën me shkopinj gome, ta kesh si mbrojtëse për trupin. Vesha sa bluza që kisha dhe dolëm. Vazhduam drejt vendit ku kishte kaluar grupi i studentëve. Ndërkohë, mesa duket kishte filluar përplasja e parë me policinë se shihnim disa që po ktheheshin me vrap e disa vajza që bërtisnin. Duke mos kuptuar ç'po ndodhte, u gjendëm përballë meje një grup policësh që po vinin përballë gati me vrap. Nuk e di si shpëtuam pa ndonjë shkop gome në kurriz. Ajo që më bëri përshtypje ishin të sharat e ndyra të policëve dhe helmetat e zeza mbi kokë.

Si filloi "rebelimi" në fakultetin e Filologjik­ut ku ju studionit?

Të nesërmen e 8 dhjetorit që në mëngjes vajta të sheshi i Qytetit Studenti, sigurisht prindërve u thashë se po shkoja në leksion. Në Qytet Studenti kishte

 ??  ?? Kreshnik Çollaku gjatë protestave të sudentëve, dhjetor 1990
Kreshnik Çollaku gjatë protestave të sudentëve, dhjetor 1990
 ??  ?? Lëvizja studentore, dhjetor 1990
Lëvizja studentore, dhjetor 1990

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania