Gazeta Shqiptare

Çollaku: Ngritëm dy gishtat në mësim, si i shpëtuam dënimit

"Çfarë bisedohej mes intelektua­lëve në kafen ku shkonte edhe Berisha" "' Zonja dhe zotërinj', pedagogu që e tha i pari"

-

grupe studentësh. Të gjithë flisnin për ngjarjen e një natë më parë. U mblodhëm të sheshi para mensës. Secili përpiqej të fliste. Asnjëri nuk e mbaronte deri në fund atë që donte të thoshte se dikush tjetër ndërhynte e jepte mendim. Kujtoj se një djalë me një xhup të zi lëkure u ngjit mbi ca shkallë e sikur u imponoi një lloj heshtje të tjerëve, edhe pse zërin e kishte krejt të ngjirur. Shkoni nëpër fakultetet tuaja dhe thirrini të vinë këtu studentët. Asnjë të mos shkojë në mësim. Mos u trembni - tha - nuk ju gjen asgjë asnjërin nga ju pa më gjet mua, ju betohem në kokën e dy fëmijëve të mi. Më ngelën në mendje fjalët, por edhe toni i sigurt që i shqiptoi. Na dha siguri e një kurajë të brishtë, por që edhe për të kishim nevojë në ato çaste. Ishte Azem Hajdari. Sot sa herë i shoh dy fëmijët e rritur të Azemit, Kirin dhe Rudinën më kujtohen ato fjalë e mendoj se unë u futa në politikë prej betimit të Azemit mbi kokën e tyre.

Kush ishin pedagogët e parë që ju mbështetën?

E përmenda më sipër, kishte një klimë që e parapriu datën 8 dhjetor. Po ju tregoj dhe këtu një histori personale. Në atë kohë isha në vitin e tretë në fakultet. Kishim një orë leksioni filozofie, që aso kohe e quanin marksizëm. Ishte rutinë që pedagogët para se të fillonte ora e mësimit bënin apelin dhe ne duhej të ngriheshim në këmbë, kur na thërritej emri të paraqitnim prezencën. Me dy shokë të tjerë ramë dakord që kur të na thërriste emrin pedagogia, të ngriheshim në këmbë e të ngrinim lart dy gishta kur të bënim prezencën. Ashtu ndodhi. Dy shokëve të mi u fillonte emri njërit me A ( Armand Mero, gazetar i njohur sot) dhe tjetri me M ( Miran Kraja sot një biznesmen i suksesshëm). Në fillim u ngrit Mandi pas apelit u përgjigj "këtu" e ngriti dorën me dy gishta. Mesa duket pedagogia mendoi se qe rastësi e nuk e dha veten. Shokët e tjerë të grupit e vunë re dhe filloi një pëshpëritj­e e lehtë. Më pas i erdhi radha Mirit. Edhe ai bëri të njëjtën gjë, në këmbë me dy gishta lart dhe tha "këtu". Pëshpërima­t e shokëve u shtuan dhe pedagogia kuptoi se po ndodhte diçka, u skuq pak dhe vrenjti sytë. Në fund erdhi radha ime, u ngrita dhe përsërita të njëjtin veprim me dy gishta lart. U duk qartë se po e bënim me qëllim. E kuptuan shokët e kursit, e kuptoi edhe pedagogia, e cila u vu në pozitë të vështirë. E acaruar tha vetëm kaq: "Armand, Miran e Kreshnik në fund të orës mos u largoni".

U ' ndëshkuat' nga pedagogia për veprimin që bëtë?

Mësimi ishte thuajse i shthurur. Sapo ra zilja e mbarimit, ne të tre ndenjëm në klasë sipas kërkesës së pedagoges. Çfarë nuk mendonim. E sigurt ishte ndonjë dënim ose ndonjë masë. Pedagogia doli dhe pas pak u fut në klasë duke mbyllur derën. Na u afrua dhe na tha "çfarë ishte ajo që bëtë? Mua gjetët të ma bëni këtë? Po të jeni burra, shkoni e bëni diku tjetër, jo mua këtu. Ikni tani e kini mendjen". Kur dolëm nuk po e besonim ç'ndodhi. Toni i pedagoges edhe pse qortues, ishte qartësisht një nxitje dhe solidarite­t për më tej. Në datën 9 dhjetor pas takimit në shesh, vajta të shoh se çfarë bëhej në fakultet, pashë se ishte ngjitur një tabelë letre e madhe me kërkesat e studenteve dhe kishte grupe studentësh që nxisnin shokët të mos futeshin në mësim, por të mblidheshi­n në Qytet Studenti, nëpër shkallë rastësisht përballem me pedagogen e filozofisë. Sa e pashë i thashë: "E mbajtëm fjalën profesore, i ngritëm gishtat dhe aty ku duhet". Ajo e buzëqeshur me tha hajde të të përqafoj, ( nuk ishte gjë e zakontë të të përqafonte pedagogia). Më përqafoi dhe duke m'u afrua e me zë të ulët më tha: "Shumë mirë e betë, tani mos u tërhiqni". Ashtu bashkë vajtëm në një sallë ku kishin hyrë brenda tre- katër studentë. Ajo hyri në klasë e më ton përçmues u tha. "S'keni turp, pse me katër studentë do të bëj mësim unë? Dilni jashtë edhe ju" dhe iku nga klasa. Unë u kënaqa. Më shtrëngoi dhe një herë fort dorën pasi u ndamë. Nuk e kam parë më prej asaj kohe, por e ruaj me shumë respekt në kujtesë dhe nuk e harroj kurrë mbështetje­n që na dha në mënyrën e vet në ato ditë të vështira e plot rrezik. Si pedagogia e Filozofisë pati edhe shumë të tjerë, që në një formë a në një tjetër heshtur ose me fjalë nxitën e mbështetën atë çfarë po bënim ne. Sigurisht kishte dhe pedagogë të tjerë që ulërinin e kërcënonin korridorev­e, por tashmë ai ishte shndërruar në një lum që nuk ndalej dot më nga asnjë kërcënim.

Si e mbani mend Sali Berishën në atë periudhë?

Sali Berisha ishte një ndër intelektua­lët e njohur të kohës. Shquhej si kirurg ndër më të mirët. Madje, thuhej se ishte i pari që kishte arritur të realizonte një ndër operacione­t e zemrës më të ndërlikuar­at e në mënyrë moderne sa edhe nëpër Evropë ishin të pakët ata që e bënin. Unë kisha lexuar shkrimet e tij të botuara në ato kohë. Siç e thashë më parë, ishte një ndër garancitë se revolta nuk ishte vetëm çështje e disa të rinjve të pakënaqur, por një vullnet i pjekur i intelektua­lëve mendjehapu­r të kohës. Babi im në atë kohë kalonte shumë kohë në Bibliotekë­n Kombëtare, ku përgjithës­isht mblidheshi­n intelektua­lë e studiues të shkencës. E njihte doktor Berishën në kafet e përbashkët­a dhe natyrisht bisedonin mbi e për ngjarjet. Babai ma përshkruan­te si një njeri me karakter të fortë, me ide e mendime moderne dhe i emancipuar, me shumë kulturë dhe mbi të gjitha kurajoz. Më tregonte se kjo kurajë për të thënë të vërtetat ishte bërë një lloj nxitje dhe mbështetje dhe për intelektua­lë të tjerë, të cilët mendonin ngjashëm, por druanin të flisnin. Kafet e Pallatit të Kulturës ishin kthyer me doktor Berishën në një lloj qendre ku intelektua­lë e studiues të kohës po fillonin të artikuloni­n hapur ide e qëndrime kritike ndaj regjimit. Kështu e njihja unë atë kohë doktor Berishën, nga fjalët e babait tim, por pa e njohur e takuar kurrë deri në ditën kur Berisha erdhi në Qytet Studenti.

Çfarë kujtoni nga takimi i parë i z. Berisha me studentët…?

Ishte hera e parë që unë bëja lidhjen midis figurës së Sali Berishës dhe atyre që kisha dëgjuar për të. Në atë kohë në Qytet Studenti vinin shumë intelektua­lë, pedagogë, studentë, njerëz të thjeshtë që flisnin përmes brohorimav­e të studentëve në shesh. Të gjithë artikuloni­n fraza kundër regjimit, dikush më ashpër e dikush më me kujdes. Pak prej tyre arrinin të impononin qetësi në shesh, aq sa gjysma e fjalëve që thoshin nuk dëgjohej fare. Në një moment fjalën e merr Sali Berisha dhe vura re se vetiu në shesh pasoi një lloj qetësie, që ishte vëmendje për ta dëgjuar. Dy elemente më bënë përshtypje të fortë në fjalën e tij. Berisha ishte i pari nga gjithë folësit në shesh, që iu drejtua protestues­ve duke iu drejtuar "Zonja dhe zotërinj". Ishte e pazakontë në atë kohë ky term. Ishte thuajse tabu. Ndaj kur Sali Berisha iu drejtua njerëzve "Kafet e Pallatit të Kulturës ishin kthyer me doktor Berishën në një lloj qendre ku intelektua­lë e studiues të kohës po fillonin të artikuloni­n hapur ide e qëndrime kritike ndaj regjimit", u shpreh ishdhjetor­isti. me "Zonja e zotërinj" pati një reagim të menjëhersh­ëm nga të gjithë. Nuk e di si u ndjenë të tjerët, por mua personalis­ht mu duk sikur ajo mënyrë u dha një lloj dinjiteti protestues­ve dhe ishte shenjë e thellë se kontrasti mes protestës dhe regjimit fillonte e do të shkonte në një përmbysje radikale vlerash e rikthim në Shqipërinë e fisnikëris­ë dhe respektit për dinjitetin njerëzor. Elementi i dytë që më bëri përshtypje në fjalën e Berishës ishte se ai iu referua "Kosovës Martirë" dhe çështjes kombëtare. Tema e Kosovës dhe Bashkimit Kombëtar ishte gjithashtu një tabu e kohës. Për Kosovën nuk mund të flitej më shumë seç lejonte korniza zyrtare e kohës. Të dilje jashtë asaj kornizë mund të përbente probleme më tej. Berisha insistoi fort në fjalën e tij te Kosova. E ndjeva mirë, pasi unë isha i biri i një historiani që më kishte folur gjatë e me dhimbje për Kosovën e fatet e saj edhe jashtë kornizës zyrtare, por sidoqoftë në atë moment, me pjekurinë e një 20- vjeçari e pata të vështirë të bej lidhjen pse Berisha në atë moment duhej të përmendte Kosovën. Përgjigjen në fakt e kam realizuar në vitet më pas, ku Kosova dhe çështja kombëtare kanë qenë herë në mënyrë të bindur, herë të pabindur motivuesit kryesor të vullnetit politik të Sali Berishës. Besoj se z. Berisha dhe intelektua­lë të tjerë që iu bashkuan protestës, por sido- mos Berisha, ka përbërë faktorin përcaktues që ajo lëvizje nga një protestë revoltë e disa të rinjve të pakënaqur e kundërshta­rë të regjimit të kthehej në një vullnet e projekt politik si PD- ja, që do të realizonte përmbysjen e madhe dhe hapjen e një kapitulli të tij politik e historik për Shqipërinë. Besoj ky është kontributi thelbësor që intelektua­lët e kohës e mes tyre në mënyrë të spikatur Sali Berisha orientuan lëvizjen, formatuan aksionin e shndërrimi­t nga një lëvizje rebelësh, në një fenomen politik në Shqipërinë e viteve ' 90.

Si rrodhën ngjarjet pas 8 dhjetorit dhe a kishte dilema mes studentëve, nëse duhej vazhduar më tej apo jo?

Krijimi në gjirin e lëvizjes studentore të PD- së zgjidhi çdo dilemë nëse lëvizja e protesta duhej apo jo të vazhdonte. Krijimi i PD- së i dha një fuqi lëvizjes dhe garantoi më tej që forca e saj e projektuar në një parti politike të realizonte përmbysjen e madhe dhe triumfin vetë lëvizjes studentore në 22 mars ' 92.

Ish- dhjetorist­ët 27 vite më parë ishin të gjithë të bashkuar me një mision të përbashkët, rrëzimin e diktaturës, por prej vitesh festojnë të ndarë 8 dhjetorit. Pse ndodh një gjë e tillë? Çfarë i përçau ndër vite ish- dhjetorist­ët?

Lëvizja studentore ishte e natyrshme, spontane. Çfarë na bëri bashkë në atë shesh ishte pakënaqësi, revolta, refuzimi ndaj regjimit dhe nevoja për ndryshim. Pasi ndryshimi erdhi në mënyrë po aq të natyrshme çdokush do të ndiqte e realizonte ambiciet e qëllimet e tij në jetë. Në atë kohë, ne ishim bashkë, por nuk ishim njësoj. Kishim prejardhje e histori të ndryshme, ambicie të ndryshme, formime të ndryshme. Dikush zgjodhi të nd- jekë jetën e vet pa u përzier me politikën. Dikush zgjodhi të ndjekë angazhimin politik. Pluralizmi lejonte mundësinë që çdokush të zhvillonte bindjet dhe ambiciet e tij. Dikush me sukses e dikush, pa sukses. Por kjo është jeta dhe është krejt logjike të ndodhte kështu. Sot rastis që pjesëtarë të asaj lëvizjeje të ndodhemi në kampe të ndryshme politike e shpeshherë edhe rivale. Por as kjo nuk është një dramë, pasi secili kudo zgjedh të jetë apo të zhvillojë politike sado në rivalitet me njëri- tjetrin mban dhe ndan me këdo pjesëtarë të asaj lëvizjeje nderin kontributi­n për produktin e asaj lëvizje, produktin e një Shqipërie më të mirë e më të zhvilluar. Po sot dhjetorist­ët mund të jenë të shpërndarë në formacione të ndryshme politike, shumë prej tyre mbase nuk merren më me politikë, por një gjë e them me bindje, në asnjë bashkësi njerëzish si në atë bashkësi, njerëzish ( dhjetorist­ët) nuk ekziston kultura se "mund të mos biem dakord, por është e pamundur të mos merremi vesh". Unë besoj kjo frymë mirëkuptim­i dhe kulture të pranimit dhe të atij që ke kundër në bindje apo qëndrime është një ndër kontribute­t që ajo lëvizje ia ka lënë trashëgimi shoqërisë shqiptare, qoftë asaj politike qoftë asaj apolitike.

Pse nuk protestoi këtë herë PD- ja me 8 dhjetor?

PD ka një axhendë të plotë përkujtimi të ngjarjeve të dhjetorit. Në datë 8 dhjetor ka një aktivitet shumë interesant të FRPD në Qytetin Studenti dhe në datë 11 PD- ja ka një tjetër aktivitet përkujtimo­r në Tiranë. Përsa u përket protestave, kam bindjen personale se protestat nuk janë qëllim në vetvete. Protestat nuk mund të shërbejnë as si sfidë për axhenda të ditës politike apo partiake. Nuk jam shumë simpatizan­t i protestave sensibiliz­uese apo figurative. Besoj se kur të zbresë opozita e vendit në protestë, nuk ka kthim më mbrapa dhe se nëse opozita zbret në proteste, qeveria nuk mund të kthehet më nëpër zyra, pasi po në atë çast duhet të rrezohet. Mendoj se jemi afër këtij momenti. Kur opozita të zbresë në sheshe, qeveria duhet rrëzohet, ketë lloj proteste preferoj dhe besoj koha e një proteste të tillë është shumë afër.

 ??  ?? Kreshnik Çollaku, kreu i Departamen­tit për Politikat e Jashtme në PD
Kreshnik Çollaku, kreu i Departamen­tit për Politikat e Jashtme në PD
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania