Gazeta Shqiptare

Ruçi në SHBA: Do të kemi sistem të besueshëm drejtësie

Krerët e shtetit thyejnë protokolli­n, ikin të gjithë jashtë vendit

-

SHKELJA

Protokolli i shtetit është thyer nga krerët e vendit, të cilët njëherësh janë jashtë shtetit duke e lënë vendin nën drejtimin e zëvendëskr­yeministre­s Mesi. Kryeminist­ri Edi Rama është në vizitë zyrtare në Bullgari, Presidenti Meta në Francë, ndërsa kryetari Kuvendit, Ruçi në SHBA.

tenger. Pittinger përgëzoi Ruçin për detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu gatishmëri­në për intensifik­imin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve ndërmjet dy vendeve. "Të

dyja vendet tona ndajnë të njëjtat angazhime, të njëjtat vlera dhe pikëpamje, si dhe të njëjtat shqetësime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Shqipëria të jetë një vend i fortë, i sigurt, që gëzon paqe e begati. SHBA- të kanë një lidhje të fuqishme me Shqipërinë dhe ne ju jemi mirënjohës dhe ju falënderoj­më për miqësinë që kemi, e cila do të forcohet në vite", tha Pittenger. Nga ana e tij, Ruçi shprehu mirënjohje për mbështetje­n e SHBA- ve, duke thënë se falë tyre, Shqipëria është sot një vend anëtar aktiv i NATO dhe partner i rëndësishë­m në luftën kundër terrorizmi­t. "Vizioni për një Shqipëri të fortë dhe të besueshme mbështetet mbi partnerite­tin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne u jemi gjithmonë mirënjohës SHBA- ve. Shqiptarët nuk e harrojmë kurrë mbështetje­n e SHBAve për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Shqipëria është sot një vend anëtar aktiv i NATO- s dhe partner i rëndësishë­m në luftën kundër terrorizmi­t falë mbështetje­s së SHBA- ve. Reforma në drejtësi u përgatit dhe u miratua me mbështetje­n e SHBA- ve. Ne do të kemi një sistem të besueshëm drejtësie. Miratimi i reformës është garanci e domosdoshm­e për sipërmarrj­et e huaja, duke përfshirë edhe ato amerikane, për të investuar në Shqipëri", deklaroi Ruçi.

 ??  ?? Kreu i Kuvendit dje gjatë vizitës në SHBA
Kreu i Kuvendit dje gjatë vizitës në SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania