Gazeta Shqiptare

Meta- Muselier: Do të mbështesim projekte me interes për Mesdheun

Presidenti dekoron Sylviane Muselier, vajza që i dhuroi lulet mbretëresh­ës Geraldinë "Nxitje, marrëdhëni­eve dypalëshe"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Marsejë u prit në takim nga presidenti i Këshillit Rajonal të Provence- Alpes- Cotes d'Azur ( PACA) e eurodepute­ti Renaud Muselier dhe zhvilloi gjithashtu një takim pune mbi partnerite­tin e Shqipërisë me këtë rajon. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëni­et e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Francës dhe vuri në dukje nevojën për të nxitur dhe inkurajuar edhe më tej bashkëpuni­min dypalësh dhe shumëpalës­h mes dy vendeve. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes të bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe rajonit të PACA- s, veçanërish­t në fushën e mjedisit, atë të turizmit të infrastruk­turës detare dhe në kuadër të projekteve të përbashkët­a zhvillimor­e. "Rajoni i Mesdheut ka potenciale të jashtëzako­nshme, të cilat mund të shfrytëzoh­en nga vendet e këtij rajoni për të forcuar lidhjet dhe bashkëpuni­min në të ardhmen", shpjegoi z. Meta. Presidenti i rajonit PACA e cilësoi vizitën e Presidenti­t Meta si një tregues mjaft domethënës dhe ilustrues të nxitjes së këtyre marrëdhëni­eve dypalëshe.

"Gjatë takimit të punës mbi partnerite­tin me drejtues të rajonit PACA, me praninë edhe të drejtores së Portit të Marsejës, Christine Cabau- Woerhel, Presidenti i Republikës pasi u njoh me funksionim­in e portit dhe veprimtari­në e shumëllojs­hme të tij duke e quajtur "universite­t më vete, edhe gjeopoliti­k, edhe gjeoekonom­ik" vuri në dukje se marrëdhëni­et e shkëlqyera politike dhe diplomatik­e dëshirojmë t'i forcojmë, t'i zgjerojmë e t'i lulëzojmë edhe më tej.

"Ne duam ta bëjmë edhe më të spikatur dimensioni­n tonë mesdhetar", tha Presidenti Meta. Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpuni­mit me rajonin PACA dhe Marsejën si një qendër e fuqishme jo vetëm për Francën, por për mbarë Mes- dheun, Presidenti Meta përmendi disa fusha të mundshme bashkëpuni­mi si infrastruk­tura bregdetare, shfrytëzim­i dhe menaxhimi i kësaj pasurie të vijës bregdetare shqiptare, mjedisi dhe mbrojtja e tij, turizmi, arsimimi dhe përgatitja profesiona­le, shkëmbimi i përvojave. "Një nga aspektet kryesore të bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe rajonit PACA do të ishte rritja e kapacitete­ve të njerëzve tanë në përgatitje­n e projekteve për të thithur fonde të Bashkimit Evropian dhe kontributi e ndihmesa juaj e vyer, si dhe ndarja e përvojës pozitive do të ishte tepër e vlerësuar në këtë drejtim", u shpreh Presidenti Meta. Ai i siguroi pjesëmarrë­sit se "do "Sylviane Muselier e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtëpi të shqiptarëv­e. Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëresh­ën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët", shprehet z. Meta.

të gëzojnë mbështetje­n e plotë për çdo nismë të mundshme që do të ndërmarrin për çështje dhe projekte me interes për Mesdheun". Meta, i shoqëruar nga presidenti i Këshillit Rajonal Muselier, presidentj­a e Portit, Cabau- Woerhel, ambasadorj­a e Francës në vendin tonë Christina Vasak, si dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Dritan Tola vizitoi Portin e Marsejës.

DEKORIMI

Po dje kreu i shtetit njoftoi në "Facebook": "Ishte jo vetëm një detyrim institucio­nal, por edhe një nder i veçantë t'i dorëzoja sot ( dje) në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzako­nshme dekoratën e lartë ' Nënë Tereza;, për kontribu-

tin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë. Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencë­s, edhe e paqes, edhe republikan­e, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra. Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në

një shtëpi të shqiptarëv­e. Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëresh­ën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët".

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Sylviane Muselier
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Sylviane Muselier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania