Gazeta Shqiptare

Hann takon Xhafajn: Periudha në vijim, vendimtare për Shqipërinë

Kukan: Krenar për progresin e Shqipërisë

-

Gjatë

vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm, Fat mir Xhafaj zhvilloi një takim me komisioner­in për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Xhafaj u ndal te lufta antikanabi­s, duke e vënë theksin tek qëndrueshm­ëria e rezultatev­e. "Ministri nënvizoi se janë marrë që tani masat për 2018- ën dhe Shqipëria nuk do të jetë më në listën e vendeve ku kultivohet drogë. Një vend të rëndësishë­m në bisedën mes palëve zuri njohja me planin e veprimit, operacioni "Forca e Ligjit", duke u ndaluar në elementë të tij, çfarë përfaqëson dhe si do të zbatohet. Ministri pohoi se janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre. Ai veçoi ndihmën e ekspertëve të huaj të atashuar në Task Forcën Speciale. Zoti Xhafaj informoi komisioner­in për procesin e vetingut, që do të kryhet në Policinë e Shtetit. "Duke u ndaluar tek masat për frenimin e azilkërkim­it të paligjshëm dhe migracioni­n e parregullt, ministri i Brendshëm shqiptar veçoi bashkëpuni­min me Francën, si një shembull pozitiv për minimizimi­n e fenomenit. Komisioner­i për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit tha se shembulli i bashkëpuni­mit të palës shqiptare me Francën duhet avancuar edhe me vendet e tjera europiane. "Periudha në vijim është shumë vendimtare për Shqipërinë", u shpreh komisioner­i Hahn. Ai sugjeroi njohjen më të thellë të arritjeve të palës shqiptare përmes medias së huaj, për të reduktuar efektet negative të stigmatizi­mit të padrejtë të vendit. Po dje, eurodepute­ti Eduard Kukan ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në Bruksel. Në "Twitter", Kukan deklaroi se me Xhafajn ka diskutuar në lidhje me masat që Shqipëria ka marrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe çrrënjosje­n e kultivimit të kanabisit. Ai u shpreh krenar për progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave të rëndësishm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania