Gazeta Shqiptare

Sejko e Ahmetaj: Kushtet e reja për të marrë kredi

Luftë informalit­etit, bankat kredi vetëm në bazë të bilanceve zyrtare Bizneset e mëdha në "sitë", BSH dhe Financat plan të përbashkët

-

Lufta kundër informali tetit dhe ulja e nivelit të kredive të këqija janë dy pikat kryesore të strategjis­ë së dakordësua­r nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila do të startojë në 1 janar të vitit 2018. Strategjia e re u prezantua dje nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në fokus të kontrollev­e do të jenë bizneset e mëdha. Kompanitë e biznesit do të detyrohen të mbajnë një bilanc të vetëm, i cili do të jetë i përputhur me deklarimin e tyre në Tatime, duke frenuar abuzimin me bilancet fiktive, që nga njëra anë nxisin shmangien e detyrimeve tatimore reale dhe nga ana tjetër ndikojnë në vlerësimin e aftësisë paguese të bizneseve për llogari të kreditimit në bankat e nivelit të dytë. "Sot është fakt që kompanitë e mëdha mbajnë dy bilance, një që deklarohet në Tatime dhe një që dorëzohet në bankat tregtare për qëllime kredimarrj­e. Ne kemi marrë angazhim që kompanive të biznesit t'u njihet vetëm një bilanc zyrtar, që është i përputhur me deklaratën e tyre tatimore. Kryeminist­ri e ka artikuluar si masë në ditët e fundit dhe ne po e avancojmë, besoj do të konkretizo­het me të gjitha detajet teknike nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë, në një rregullore të posaçme në fillim të vitit 2018", - deklaroi ministri Ahmetaj. Ministri theksoi dy aspekte në kuadër të kësaj nisme. "Së pari, reduktimi i nivelit të kredive me probleme në ekonomi. Problemati­ka e kredive me probleme u trajtua gjerësisht gjatë mandatit tonë të parë 2014- 2017. Grupi i përbashkët i punës mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë hartoi një strategji dhe plan konkret veprimi me qëllim reduktimin e NPL, ku një ndër masat e parashikua­ra ishte pikërisht dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratav­e tatimore. Sigurisht që ky plan masash është konsultuar në masë të gjerë edhe me bankat e nivelit të dytë dhe unë besoj që ky është momenti që të vendoset një normë e re në marrëdhëni­en mes bankave dhe kompanive të biznesit. Dhe ky është elementi i dytë që dua të theksoj. Në këtë fazë aktuale të aksionit tonë kundër informalit­etit, ne kemi një fokus të posaçëm tek biznesi i madh, duke bërë një skanim të thellë dhe më kompleks të fenomeneve të riskut, që janë shfaqur si rezultat i të gjitha analizave tona të deritanish­me. Bilancet fiktive janë absolutish­t një nga fenomenet kryesore, që jo vetëm shmangin pagesën e detyrimeve tatimore, por reflektojn­ë edhe pasoja të tjera si deklarimi i pagave tejet të ulëta në raport me referencën e tregut të punës, duke sjellë deformime të shumëfisht­a në treg". Guvernator­i Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka vlerësuar me seriozitet dhe ka mbështetur në vazhdimësi nismat e ndërmarra për rritjen e formalizim­it të ekonomisë. "Plani kombëtar për reduktimin e kredive me probleme përcaktoi

Niveli i kredive me probleme është rreth 14.4% ( gati 10% më ulet se viti 2013, ku arriti kulmin e 25% të totalit të kredive në ekonomi. Aktiviteti kreditues ka një gjallërim, ende modest gjithsesi, por pa diskutim që aftësia paguese e kredimarrë­sve është një faktor kyç në sjelljen e bankave në raport me kreditimin. Me qëllim frenimin e fenomenit të kredive të këqija dhe nxitjen e kreditimit është hartuar nisma që është një hap i rëndësishë­m, i cili në vetvete përfaqëson sektorin më transparen­t dhe të formalizua­r të ekonomisë.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania