Gazeta Shqiptare

Rimbursimi i TVSH- së, gjysma e të anketuarve kanë përfituar në kohë

-

Përfaqësue­s

të Drej torisë së Përgjithsh­me të Tatimeve, anëtarë të Këshillit të Investimev­e morën pjesë të mërkurën në mbledhjen ku u diskutuan gjetjet kryesore të anketës së biznesit "Mbi kontrollin tatimor, informalit­etin dhe rimbursimi­n e TVSH- së". I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Gjetjet e kësaj ankete u bazuan në përgjigjet e një numri biznesesh kryesisht të sektorëve industri, ndërtim, shërbime dhe tregti me shumicë e pakicë. Anketuesit vlerësojnë se ka një rritje cilësore të komunikimi­t me administra­tën tatimore në raport me gjetjet e vitit 2015. Kjo sidomos në transparen­cën, komunikimi­n me biznesin, aksesin në kohë dhe cilësinë e informacio­nit, ndërkohë që sfidë për të ardhmen mbetet rritja e njohurive të kompanive mbi dinamikën e legjislaci­onit fiskal. Respondent­ët kanë vlerësuar si shumë të rëndësishë­m vijimin e procesit të digjitaliz­imit të shërbimeve ndaj tatimpague­sve. Sa i përket kontrollit tatimor, në raport me vitin 2015 në anketë evidentohe­t një rritje e konsiderue­shme në vlerësimin për cilësinë e raportit të auditimit, si dhe sjelljen dhe etikën e inspektorë­ve. Po kështu, të dhënat e anketës tregojnë për një rritje të ndjeshme në ndërgjegjë­simin e tatimpague­sve për Modulin e Analizës së Riskut dhe përzgjedhj­en për inspek- tim bazuar në të. Anketa evidenton ndryshime në natyrën e inspektime­ve me më shumë vizita fiskale dhe inspektime në vend. Lidhur me rimbursimi­n e TVSH- së, 22% e të anketuarve kishin aplikuar për rimbursim të TVSH- së, nga ku 52% e tyre raportojnë se e kanë përfituar atë brenda afatit ligjor prej 60 ditësh. Në raport me vitin 2016, anketa tregon se ka një rritje në përfitimin automatik të rimbursimi­t të TVSH- së dhe një përmirësim të ndjeshëm në përmbushje­n e afateve të rimbursimi­t të TVSH- së me rimbursimi­n brenda 30 ditësh. Aktiviteti informal, ashtu si në 2015 edhe në 2017 konsideroh­et nga kompanitë si kosto, veçanërish­t në terma afatgjatë. Në tërësi anketa evidenton se ka një perceptim në rënien e informalit­etit krahasuar me vitin 2015.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania