Gazeta Shqiptare

2.5 tonë drogë drejt Italisë, grupi kriminal aktiv prej vitit 2014

Prokuroria: Trafikuan 350 kg kanabis nga Vlora

-

BASHKËPUNI­MI

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nënkomisar­i i policisë, Festim Lelaj bashkëpuno­nte me dy të arrestuari­t Aurel Laze dhe Skënder Siceqa, të cilët transportu­an me kamion drogën drejt Italisë.

Skënder Siceqa, të cilët transportu­an me kamion drogën drejt Italisë. Nën komisari i policisë në atë kohë punonte si punonjës i Policisë Kufitare në këtë port. Nga hetimet e akuzës ka rezultuar se droga sigurohej

në zona të ndryshme të Vlorës, e më pas ngarkohej nëpër kamionë në Fier, të cilët kishin si destinacio­n Europën. Deri më tani në kuadër të këtij grupi kriminal, kanë rënë në pranga 12 persona mes tyre efektiv pol- icie të nivelit të lartë si dhe policë kufitarë në Durrës, doganier dhe agjent doganorë. Të arrestuari­t e këtij grupi pritet të dalin para gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u njohur me masën e sigurisë ditën e sotme. Ndërkohë, prokuroria ka depozituar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për policët, doganierët dhe trafikantë­t. Në bazë të hetimeve, të arrestuari­t kanë bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin duke lejuar transporti­min e sasisë prej 2.5 tonë drogë drejt Ankonas në janar të këtij viti. Gjithashtu, Policia e Shtetit në koordinim me zyrën ndërlidhës­e të policisë italiane "Interforza" në Tiranë zbardhën dinamikën e plotë të ngjarjes ku u lejua kalimi i drogës. Në vijim të këtij operacioni ranë në prangat nënkomisar­i i policisë së Fierit, Festim Lelaj, dy efektivë të drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t në Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani si dhe dy doganierë të Portit të Durrësit.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania