Gazeta Shqiptare

Gjyqtari Miri në gjendje të rëndë, pritet ekspertiza mjekoligjo­re

Dyshohet për korrupsion, 46- vjeçari kërkon lehtësimin e masës së sigurisë Avokati: Qëndrimi në burg i rrezikon jetën

-

Gjyqtari i Apelit, Sh këlqim Miri, i dys huar për akuzën e korrupsion­it, kërkon për të dytën herë brenda dy javësh zëvendësim­in e masës së sigurisë "arrest me burg" me masë më të lehtë, për arsye shëndetëso­re. Në seancën e së enjtes, avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha tha para trupit gjykues se 46vjeçari është transferua­r në ambientet e spitalit të burgut, në gjendje të rëndë shëndetëso­re dhe qëndrimi i mëtejshëm atje i rrezikon jetën. Ai kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të lehtë, me qëllim që klienti i tij të ketë mundësinë për t'u kuruar, pasi prej disa muajsh është diagnostik­uar me tumor. Pas kërkesës së avokatit mbrojtës, gjykata vendosi të caktojë dy ekspertë mjekoligjo­rë, të cilët do të verifikojn­ë gjendjen e Shkëlqim Mirit. Specialist­ët e fushës pas verifikimi­t do të shprehen nëse është në rrezik jeta e 46- vjeçarit në kushtet e paraburgim­it. Gjyqtari i Apelit Tiranë, u ndalua në kuadër të operacioni­t policor "Një vrasje e dytë". Ai akuzohet për veprën penale të korrupsion­it të funksionar­ëve të drejtësisë. Shkëlqim Miri dyshohet se favorizoi të dënuarin Gentian Doda, duke i ndryshuar akuzën nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, kundrejt një shume të konsiderua­r parash. Prokuroria për Krime të Rënda thotë se ka prova të mjaftueshm­e që e implikojnë gjykatësin në skemën korruptive. Organi i akuzës thekson se gjatë kontrollit në banesën e 46vjeçarit u gjet dhe sekues- Avokati mbrojtës i Shkëlqim Mirit tha para trupit gjykues se klienti i tij është transferua­r në ambientet e spitalit të burgut, në gjendje të rëndë shëndetëso­re dhe qëndrimi i mëtejshëm atje i rrezikon jetën. Ai kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë me të lehtë, me qëllim që Miri të ketë mundësinë për t'u kuruar.

trua një shumë prej 340 milionë lekësh. Pas ndalimit nga blutë e kryeqyteti­t me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, "GSH" ka mundur të zbardhë dëshminë e gjyqtarit Shkëlqim Miri. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se vetëm një pjesë e parave ishin të tij ( rreth 3 mln lekë), ndërsa pjesa tjetër ishte e një të afërmi të tij, i cili do të blinte një pronë në Tiranë. "Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një të afërmi i cili mi kishte lënë sepse do blinte një pronë të Tiranë. Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi", është shprehur gjyqtari. Shkëlqim Miri është marrë në pyetje nga prokurori Klodjan Braho dhe dy oficerë të policisë gjyqësore në prani të avokatit të tij Ardian Visha. 46- vjeçari, i cili u ndalua nga policia për shpërdorim detyre dhe korrupsion, rrezikon të dënohet deri në 4 vite burg. Miri ka një karrierë 25vjeçare në drejtësi, që nga gjyqtar i Shkallës së Parë, më tej gjyqtar Apeli në Durrës, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga 2007 në 2011- ën dhe së fundmi gjyqtar i Apelit në Tiranë.

 ??  ?? Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri
Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania