Gazeta Shqiptare

Arrestohet në lokalin e basteve i kërkuari Besnik Çapja me tre mbiemra

Reagon avokati: S'ka lidhje me fisin Çapja, mbiemri i tij është Bylyku I dënuar me 6.4 vjet burg në Itali për trafik kokaine

-

Një 40- vjeçar i dënuar për trafik kokaine dhe pjesëmarrj­e në organizatë kriminale është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Elbasanit për llogari të drejtësisë italiane. Bëhet fjalë për Besnik Çapjan, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t e vendit fqinj më 28 nëntor të këtij viti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, dje bënë me dije se ai u vu në pranga specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në këtë drejtori, në bashkëpuni­m me Interpol Tirana dhe FNSH- në. "Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi Besnik Çapja, ( alias Besnik Bylyku, Kliton Prifti), lindur dhe banues në Elbasan. Kapja e këtij shtetasi, i cili mbahej nën vëzhgim u bë në një pikë lloto- sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan. Ky shtetas më datë 28.11.2017 ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritete­t Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/ 2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të "Pjesëmarrj­es në Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatë­s kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit kokainë", thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit. Pas arrestimit të 40- vjeçarit Besnik Çapja ka reaguar avokati i tij. Në një prononcim për "News 24", avokati i zgjedhur Alban Qafa mohon lidhjen me fisin Çapja, të njohur në këtë qytet dhe i përmendur për disa ngjarje kriminale.

REAGIMI I AVOKATIT

Alban Qafa sqaroi se klienti i tij, Besnik Çapja ka mbiemër tjetër nga lindja, Besnik Çapja është dënuar nga Gjykata e Torinos me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të "Pjesëmarrj­es në Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

ashtu si i familjes së tij. "Sqaroj në cilësinë e avokatit se: I arrestuari mbrëmë në Elbasan për llogari të Interpolit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nuk ka asnjë lidhje farefisnor­e me fisin Çapja. Mbiemri i tij nga lindja është Bylyku dhe i familjes së tij. Më pas e ka ndërruar në Çapja", tha avokati Alban Qafa.

 ??  ?? I arrestuari Besnik Çapja
I arrestuari Besnik Çapja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania