Gazeta Shqiptare

Kërcënoi me armë prokurorin e Matit, kapet pas një viti i kërkuari Marko Bushi

Policia: 41- vjeçari, organizato­r i një bande droge

-

TIRANË - Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41- vjeçar nga fshati Urakë i Burrelit, i cili ishte shpallur në kërkim që prej tetorit të vitit 2016. Bëhet fjalë për Marko Bushin, i cili dyshohet të jetë organizato­r i një grupi të strukturua­r kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjithashtu, ai akuzohet edhe për kërcënimin me armë të prokurorit të Matit, Abaz Muça, në tetor të vitit që shkoi. Mësohet se 41- vjeçari u kap në një lokal në rrugën "Jordan Misja" të kryeqyteti­t gjatë operacioni­t të koduar "MYZË". Ai ishte vënë në ndjekje nga Policia e Shtetit që prej vitit 2016. Sipas burimeve policore, Marko Bushi u shpall në kërkim, pasi më datën 5 tetor të vitit të shkuar, gjatë një kontrolli ter-

OPERACIONI ANTIDROGË

Marko Bushi u shpall në kërkim, pasi më datën 5 tetor të vitit të shkuar, gjatë një kontrolli territori të ushtruar nga blutë për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike. Gjatë këtij operacioni u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë kanabis sativa. ritori të ushtruar nga blutë për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike. Gjatë këtij operacioni u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë kanabis sativa. Gjithashtu, mësohet se 41vjeçari ka kërcënuar prokurorin dhe forcat e policisë lokale. "Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifiki­mi i autorit, dokumentim­i i veprimtari­së kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizato­rit të grupit kriminal", bëri me dije policia. Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg", për shtetasin e lartpërmen­dur, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Kultivimi i narkotikëv­e", "Grupi i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". In. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania