Gazeta Shqiptare

Ambasada amerikane: Ndihmë për viktimat e dhunës, pavarësish­t statusit të imigrimit

Ja informacio­ni që i ofrohet kandidatëv­e

-

Viktimat

e dhunës në familje mund të marrin ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësish­t statusit të tyre të imigrimit. Ky njoftim është bërë me dije ditën e djeshme në faqen zyrtare të ambasadës amerikane. "Në Shtetet e Bashkuara të gjitha viktimat e dhunës në familje, pavarësish­t statusit të tyre të imigrimit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë",- citon ambasada. Departamen­ti Amerikan i Shtetit shpreh mirëseardh­jen për të gjithë ata që po emigrojnë për të jetuar e punuar në "tokën e premtuar", normalisht duke qenë zbatues të rregullt të ligjit. Nëpërmjet një website- i

MBROJTJA

"Sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë njerëzit në SHBA janë të garantuar me ligj nga abuzimi. Të gjithë viktimat e dhunës në familje, pavarësish­t nga statusi i imigracion­it, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë."- citohet në faqen zyrtare të Departamen­tit Amerikan të Shtetit.

dhe pamfleti, të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për vizat K- 1 si të fejuar të shtetasve amerikanë, viza K- 3 e IR- 1 / CR- 1 si bashkëshor­të të shtetasve amerikanë, dhe

viza F2A si bashkëshor­të të banorëve të përhershëm të ligjshëm të SHBA, mund të informohen mbi të drejtat e tyre ligjore lidhur me dhunën në familje, sulmet seksuale dhe abuzimin e fëmijëve. Gjithashtu, aplikantët kanë të drejtë të marrin informacio­n në lidhje me ndonjë të shkuar kriminale mbi të fejuarin/ ën apo bashkëshor­tin/ en amerikane. "Ne e kuptojmë se nuk mund të njiheni me gjithë ligjet në këtë vend. Ne duam që ju të dini, në të gjitha rrethanat, se dhuna në familje, sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe se të gjithë njerëzit në SHBA janë të garantuar me ligj nga abuzimi. Të gjithë viktimat e dhunës në familje, pavarësish­t nga statusi i imigracion­it, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë."- citohet në faqen zyrtare të Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Më tej ky i fundit thekson se gjatë përgatitje­s për intervistë­n për vizë, aplikanti, gjithashtu, do të duhet të sigurohet që të ketë gati të gjithë dokumentac­ionin e kërkuar duke përfshirë aplikimin e plotësuar për vizë.

 ??  ?? Ambasada amerikane
Ambasada amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania