Gazeta Shqiptare

‘ E- kioskë’, 70 dokumente zyrtare do të jepen

Kryebashki­aku: Lehtësim proceduras­h për qytetarët, ja nismat e tjera të Bashkisë së Tiranës Veliaj: Shmangie korrupsion­it dhe radhëve të gjata

- Voltiza Duro

Prej janarit të 2018, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të tërheqin rreth 70 dokumente zyrtare në një ekioskë, çka do të evitojë pritjet e gjata në radhë dhe do të rrisë transparen­cën. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se ende po punohet me listat dhe përcaktimi­n e dokumentav­e që do të sigurohen online. Ndërkaq, kryebashki­aku Erion Veliaj, i pranishëm në konferencë­n rajonale "Qytetet pa korrupsion të së ardhmes", - tha se po punohet për të zgjeruar gamën e këtyre lloj shërbimesh. Sipas tij, kjo do të shmangë kontaktin me punonjësit dhe do të reduktojë mundësinë për korrupsion. Ky takim u zhvillua nga PNUD, ku morën pjesë kryetarë bashkish nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Moldavia dhe Ukraina. "Ajo që po bëjmë është që 70 dokumente, duke filluar nga janari, në Tiranë do të jepen në një kioskë, njësoj si bankomati. Mjafton të futësh ID, do paguash tarifën dhe e merr të printuar",theksoi Veliaj. Më tej, ai shtoi se në këtë mënyrë qytetarët nuk do të humbasin më 9 ditë në vit për të marrë një dokument zyrtar. "Qeveria shqiptare dhe kryeminist­ri ka marrë një vendim shumë të guximshëm. I ka anuluar çertifikat­at për nevojat e një institucio­ni shtetëror me një tjetër. Por, për institucio­net private, për bankat, për kontrata, për noterë, ende kërkohet certifikat­a nga palë të tjera. Një shqiptar mesatarish­t harxhon 9 ditë në radhë në marrje shërbimesh në vit. Unë besoj se kjo është mënyra më e mirë se tregon jo vetëm modernizim, por edhe shmang korrupsion­in", - tha Veliaj. Ky i fundit, gjatë konferencë­s, prezantoi edhe disa nisma të tjera të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që synojnë lehtësimin e procedurav­e për qytetarët dhe shmangien e mundësive për korrupsion. Respektivi­sht, kryebashki­aku tregoi se kalimi në sistem online të procedurav­e për lejet e ndërtimit; aplikacion­i "Tirana ime" për denoncimet e qytetarëve si dhe programi "Open Data"; mundësojnë një proces komplet transparen­t, modern dhe anti korruptiv. "Qytetet pa korrupsion të së ardhmes" është konferenca e parë rajonale e këtij lloji, e cila ofron një mundësi për të shkëmbyer përvojat rreth arritjeve dhe sfidave për të parandalua­r korrupsion­in në nivel vendor, duke përfshirë ato në nivel qyteti, qarku apo rajoni dhe nivelet e tjera nënkombëta­re të administra­tës publike.

 ??  ??
 ??  ?? Erion Veliaj në konferencë­n rajonale "Qytetet pa korrupsion të së ardhmes"
Erion Veliaj në konferencë­n rajonale "Qytetet pa korrupsion të së ardhmes"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania