Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a e Lozanës fut në sherr Erdoganin me Pavlopulos

Vizita e parë pas 65 vitesh, kërkohet kthimi i ushtarakëv­e dezertorë në Turqi Presidenti turk për rishikim, greku: S'ka vend për reformim

-

vetëm mes Turqisë dhe Greqisë, por në të cilën ishin përfshirë edhe 11 shteteve të tjera. "Mendoni që në marrëveshj­en e Lozanës është edhe Japonia, Britania e Madhe dhe Portugalia". Erdogan më tej kritikoi Gre- qinë se nuk po e zbatonte as marrëveshj­en ekzistuese në lidhje me të drejtat e minoriteti­t turk në Trakë. Ai i kujtoi homologut të tij se patriarku i kishës në Turqi nuk zgjidhet nga shteti, e kështu as Athina zyrtare nuk ka të drejtë të zgjedhë myftiun e myslimanëv­e në Greqi. Lidhur me debatet për veton greke ndaj futjes së Turqisë në BE, Erdgoan solli në kujtesë se pa mbështetje­n e Ankarasë, Greqia nuk do të mund të rifutej sërish në NATO, pasi ishte larguar nga aleanca ushtarake. Tre avionë grekë f- 16 shoqëruan avionin e presidenti­t turk, Erdgoan, pasi ai u fut në hapësirën ajrore të Greqisë. Të gjitha rrugët nga kalon autokolona e tij në Athinë janë Presidenti grek ia bëri të qartë Erdgoanit se marrëveshj­a e Lozanës, e nënshkruar pas luftës greko- turke në vitin 1923, nuk është një marrëveshj­e që mund të reformohet. "Nuk besojmë se mund të reformohet, nuk është një marrëveshj­e e hapur për diskutim", tha Pavlopulos. Marrëveshj­a e Lozanës është marrëveshj­a që përcaktoi kufijtë e dy vendeve dhe detyrimet ndaj minoritete­ve në dy vende. Por, Turqia duket se është e pakënaqur me vijën kufitare dhe respektimi­n e të drejtave të minoriteti­t turk në Greqi.

mbyllur për qytetarët për arsye sigurie. Gjatë vizitës dyditore, Erdogan pritet të kërkojë edhe një herë ekstradimi­n e ushtarakëv­e turq, që u arratisën në Greqi menjëherë pas tentativës së dështuar për grusht shteti. Të premten ai do të udhëtojë drejtë Takës, ku do të takojë komuniteti­n mysliman atje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania