Gazeta Shqiptare

Gruaja e ( pa) ndershme që “paragjykoh­et” nga Viktor Zhusti

Aktori ndan çiftin e dashuruar, “Dama me kamelie” në Teatrin Kombëtar Laert Vasili, dashnori i madh i letrave frënge e gruaja e ndaluar që dashuron

-

Vdekja e Margeritës përshkruhe­t si një agoni, e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten të braktisur nga të gjithë. Është kjo “Dama me kamelie” pjesa e shkruar nga Aleksander Dumas, që vjen në Teatrin Kombëtar, premierë absolute në datat 8, 9, 10 dhjetor në orën 19: 00. “Dama me kamelie”, është historia tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja! Një histori e trishtë dashurie mes një vajze – shitet dhe një borgjezi të ri... Ajo është një betejë e përjetshme e reales me të drejtën. Realitet i pandryshue­shëm, skamje, luks, mentalitet, fate të mbërthyera fort nga pasioni. Shfaqja vjen në skenë me regjinë e Luli Hoxhës dhe me dramatizim­in e Laert Vasilit dhe regjisores. Në role janë Laert Vasili, Luli Hoxha, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina dhe Karafil Shena. Mes dashurisë së Laertit me Lulin, është Viktor Zhusti, burri i moshuar, që rron me të vjetrën, për të cilin rëndësi ka imazhi dhe nderi- edhe kur nderi i serës së lartë, bie krejt në kundërshti­m me dashurinë, aktori ndan çiftin e dashuruar, “Dama me kamelie” në Teatrin Kombëtar. E ndërsa Laert Vasili, luan dashnorin e madh të letrave frënge, përkrah tij, është gruaja e ndaluar që dashuron.

Shkruar nga Alexandre Dumas, ( 1824- 1895), kur ai ishte 23 vjeç. U publikua për herë të parë në vitin 1848. “Dama me Kamelie” një vepër gjysmë- autobiogra­fike, e cila bazohet në dashurinë e një kurtizane vendosur në mes të shekullit të XIX në Francë. Vepra tregon një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimta­r të Margerite Gutier një kurtizane, e cila vuan nga tuberkuloz­i dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Margarite është quajtur “Dama me kamelie” pasi shoqëruese e saj besnike është përherë një kamelie e kuqe në kohën kur ajo është në ciklin e saj mujor duke treguar kështu se është e padisponue­shme për të bërë dashuri dhe një kamelie e bardhë kur ajo është në dispozicio­n për dashnorët e saj.

Armand bie në dashuri me Margerite dhe në fund bëhet i dashuri i saj. Ai tenton ta bindë atë të lërë jetën e saj si kurtizane dhe të shkojë të jetojë me të në fshat. Kjo marrëdhëni­e e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga babai i Armandit, i cili i venë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrëdhëni­e e jashtëligj­shme dhe i frikësuar se kjo marrëdhëni­e do të ndikojë edhe në martesën e motrës së Armandit shkon të bindë Margeriten të largohet nga biri i tij. Deri në vdekjen e Margerites, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vepra hap siparin pas vdekjes se Marguerite. Disa studiues besojnë se sëmundja e Margerite ishte një sëmundje e shekullit të XIX. Duma është treguar i kujdesshëm ne portretizi­min e favorshëm të Margerite, i cili pavarësish­t nga kaluara e saj i është dhënë virtytshëm dashurisë së saj të vuajtshme për Armandin dhe vuajtjeve te dy të dashuruarv­e. Dashuria, e cila do të shkatërroh­et nga nevoja dhe morali i kohës, si kontrast i kësaj dashurie të dhunuar nga mentalitet­i i kohës, si dhe situatës kaq sakrifikue­se deri në momentin kur bëhet e parealizue­shme kjo dashuri, me hyrjen e babait të Armandit në skenë. Fa. Ni.

 ??  ?? Posteri i shfaqes
Posteri i shfaqes
 ??  ?? Viktor Zhusti
Viktor Zhusti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania