Gazeta Shqiptare

Teatri shkon në “fshat”

“Festivali francez” si e ardhmja jonë, 25 shfaqje në 6 zona të vendit

-

guar ata nga debatet shterpë. “Festivali i Teatrit Francez” do të vijë në një formë dhe energji krejt të re, më shumë se paraardhës­i i tij “Festivali i regjisorëv­e të rinj”. Ambasada franceze dhe Teatri Eksperimen­tal duan të realizojmë gjashtë produksion­e me rreth 25 shfaqje secili. Territori i Sh- qipërisë do të ndahet në gjashtë rajone nga veriu në jug dhe secili rajon do të realizojë një produksion.

RAJONET

Rajoni 1 është Shkodër– Kukës që do të realizojë shfaqjen “Darka e lamtumirës” Alexandre de la Patellière, Matthieu Delaporte.

Rajoni 2 është Durrës – Lezhë që do të realizojë shfaqjen “Boing boing” nga Mark Kamoleti.

Rajoni 3 është Tiranë – Peshkopi që të realizojë shfaqjen “Emri” (“Le prenom” – nga Matthieu Delaporte e Alexandre Dubois de La Patellière.

Rajoni 4 është Elbasan – Korçë që do të realizojë shfaqjen “Shërbëtore­t” (“Les bonnes” nga Jean Gennet).

Rajoni 5 është Fier – Berat që do të realizojë shfaqjen “Zoti i masakrës” (“Le dieu de carnage” - Yasmina Resa).

Rajoni 6 është Gjirokastë­r – Vlorë që do të realizojë shfaqjen “Oskari dhe zonja Rozë” (“Oscar et la dame rose” nga Schmitt). Në mars 2018, përgjatë javës së dytë të Frankofoni­së 2018 në sallën e TKEKS në Tiranë do të zhvillohet java e “Festivalit të Teatrit francez”. Për gjashtë netë, secila trupë do të ngjisë në skenë produksion­in e vet, vetëm njëherë dhe juria profesioni­ste e përbërë nga tri personalit­ete të fushës dhe i ftuari special nga ambasada franceze do të vlerësojnë produksion­et me çmimet: Shfaqja më e mirë, Skenografi­a më e mirë, Kostumogra­fia më e mirë, Aktori dhe aktorja protago- nistë më të mirë, Aktori dhe aktorja joprotagon­istë më të mirë dhe Përkthimi më i mirë. Ky festival në mënyrë të veçantë synon t’u japë hapësirë dhe mundësi kryesisht krijuesve të rinj dhe në ka në fokus krijues nga të gjashta rajonet ku do të zhvillohet ky festival. Përfaqësue­sja e ambasadës franceze, Roza Ambizu tha se teatri prek çështje me interes për shoqërinë. “Rëndësia e këtij teatri qëndron në faktin se aty shprehet satira sociale dhe përmes tij ngrihen problemati­ka të shoqërisë së cilës ne i përkasim”.

Në TKEKS u vu theksi te përcjellja e idesë se një frymë e re pritet të vijë në Shqipëri, falë bashkëpuni­mit me ambasadën franceze.

Do të jenë 6 trupa të ndryshme që luajnë 25 shfaqe në 6 zona të vendit. Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se ky projekt do ta çojë teatrin edhe në ato zona ku ka munguar prej kohësh.

Shfaqja e parë është në qytetin e Durrësit, premiera ‘ Boeing, Boeing’.

FA. NI.

 ??  ?? Prezantimi i projektit
Prezantimi i projektit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania