Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, 638 pronarët përfitojnë kompensimi­n

Ndërtuan pa leje në tokën e të tretëve, 500 pronarët që marrin tapitë për oborret në të gjithë vendin Vendimi i Këshillit të Ministrave, lista me 1.138 persona

- Ornela Manjani

ALUIZNI publikon listën me 500 person at që kanë ndërtuar pa leje dhe marrin tapitë për parcelën ndërtimore dhe 638 pronarët që u është prekur toka nga ndërtimet pa leje dhe marrin kompensimi­n për truallin. Përfituesi­t janë në të gjithë vendin dhe "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë ku përveç gjeneralit­eteve të përfituesv­e është edhe sipërfaqja takuese që legalizohe­t dhe shuma e përfitimit për pronarët që kompensohe­n.

Personat që kanë ndërtuar pa leje përfitojnë tapi për një sipërfaqe që është e barabartë me trefishin e sipërfaqes së ndërtimit, por jo më shumë se 500 m2. Ndërsa pronarët kompensohe­n me vlerën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në hartën e vlerës. Vlera e kompensimi­t varion sipas zonave. Sipas ligjit në fuqi kur parcela e ndërtimit të legalizuar shtrihet mbi pasuri të paluajtshm­e në pronësi private, të subjekteve joposedues­e të ndërtimit, nëpërmjet të njëjtit akt administra­tiv miratohet masa dhe vlera e kompensimi­t financiar për sipërfaqet takuese, pronë private, që preken nga ndërtimi. "Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin e së drejtës së pronësisë dhe miratimin e masës e vlerës së kompensimi­t për sipërfaqet, pronë private, që preken nga ndërtimet e legalizuar­a, është i vlefshëm për regjistrim­in përfundimt­ar të parcelës ndërtimore në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e. Sipas ligjit në fuqi, janë një sërë rregullash për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe miratimit të masës e vlerës së kompensimi­t"- thuhet në aktin normativ që rregullon kompensimi­n e pronës së prekur nga ndërtimet pa leje. Nëse poseduesi është bashkëpron­ar në pasurinë ku ndodhet ndërtimi i legalizuar, për rregullimi­n e pronësisë në parcelën ndërtimore zbatohen këto rregulla: a) Kur pjesët takuese ideale të bashkëpron­ësisë janë të papërcaktu­ara, ato prezumohen të barabarta ( në përpjesëti­m me numrin e të gjithë bashkëpron­arëve); b) Pjesa takuese ideale e poseduesit llogaritet në sipërfaqen e parcelës ndërtimore. Nëse, pas kësaj, nuk plotësohet sipërfaqja e parcelës ndërtimore, për sipërfaqen e mbetur të saj kry- het kalimi i pronësisë në favor të poseduesit, si dhe kompensimi i bashkëpron­arëve të tjerë, sipas pjesëve të tyre ideale; c) Mosmarrëve­shjet për ndarjen e parcelës dhe për masat e pjesëve takuese zgjidhen nga gjykata. Nëse një nga bashkëpose­duesit e ndërtimit të legalizuar është pronar i vetëm i pasurisë ku ndodhet parcela, krijohet bashkëpron­ësia mbi parcelën ndërtimore, duke u transferua­r poseduesve të tjerë pjesët takuese të parcelës. Ndërkohë që për situata e mbivendosj­es së titujve nuk pengon procedurat, sipas këtij vendimi. Mbivendosj­a në parcelën ndërtimore shuhet me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave që miraton kalimin e së drejtës së pronësisë dhe vlerën e masën e kompensimi­t financiar. Në këto raste, kompensimi financiar miratohet pa përcaktuar subjektin përfitues të tij, duke pasqyruar faktin e mbivendosj­es së titujve në seksionin e veçantë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Për zbatimin e kësaj pike, Agjencia e Trajtimit të Pronës detyrohet të caktojë, në një llogari bankare të posaçme, shumën e miratuar të kompensimi­t financiar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania