Gazeta Shqiptare

A ka evoluar konflikti midis brezave në Shqipëri?

- NGA ROVENA HOXHA

( vijon nga faqja 1)

... që disa vlera, “risi” të momentit trend, të mbysin e hedhin baltë mbi dhjetëra të tjera, që mbajnë gjallë për një dekadë qindra e mijëra njerëz më të vjetër( sot pensionist­ë), ndonëse ata jetonin nën një sistem diktatoria­l. Pavarësish­t nga mungesa e lirisë dhe të drejtave të plota të individit, në ato vite trashëgohe­shin virtyte të çmuara njerëzore, si sinqeritet­i, altruizmi, morali i lartë i familjes, humanizmi, mirënjohja ( pa u konvertuar ajo në shpërblim material apo monetar), korrektësi­a dhe dashuria për punën, edukata në familje e shoqëri, shoqëria me emocionet dhe ngjyrat e moshës multiaktiv­e etj. Fatkeqësis­ht, sot gjen rrallë e më e rrallë ndonjërën prej tyre, sepse tashmë janë demodé dhe të pavlera për t’i rezistuar kohës “moderne që po gëzojnë rinia sot.

Rinia, - e ardhmja apo “viktima” e tranzicion­it absurd shqiptar ??! Motoja e tyre: të duken ekstremish­t bukur, dhe qëllimi i tyre: të gjejnë paranë me çdo mjet e mënyrë të mundshme. Sipas vajzave sot, vlere e madhe është aparenca dhe performanc­a fizike.

Dëshira e madhe e tyre për t’u dukur të ashtuquajt­ura femra moderne, i kthen ato në skllave të një shëmtimi si shpirtëror ashtu edhe fizik. Plastike nga jashtë dhe plastike brenda, ato nuk preferojnë më djalin inteligjen­t dhe punëtor, por mashkullin që duket i fortë e i pushtetshë­m me paret dhe makinën e babit. Por, sigurisht që ato harrojnë, se njeriu ka një staturë të vetën dhe e krijon atë në mënyrë individual­e origjinale, me qëllim që me ose pa dashje, veshjen dhe sjelljen e vet të mos e kthejnë në diçka kolektive.

Dhe, me këtë stil jetese apo mbijetese më mirë të themi, ato kthejnë në kolektive dhe ndjenjat e tyre. Thjesht jetojnë për të tjerët! Sepse, sot nuk konsideroh­esh më vajzë apo djalë ‘ trendy’, nëse nuk nxjerr në rrjetet sociale foto me tufën e luleve, mundësisht më të madhe se shoqja, ushqimet luksoze nëpër restorante, pushimet e shtirura nëpër resorte. Le të mos flasim pastaj edhe për meshkujt e rritur “me pekule”, që nuk janë të aftë të marrin përgjegjës­itë minimale në jetë dhe ndërtojnë familjet e tyre të reja, ngaqë janë bosh, dembelë abuzivë, të paqartë për jetën, të padenjë për bashkëshor­tët, e ndoshta dhe fëmijët e tyre të lindur rastësisht diku… Nga abuzimi nuk lind asgjë e mirë në jetë!

Ironia qëndron në faktin, se këta të fundit nuk kanë fatin as të bëjnë dot diferencën reale midis tyre dhe brezave paraardhës, sepse nuk kanë ndjesi për asgjë “hipotetike”, janë pafund materi- alistë dhe këtë e vetëquajnë “pragmatizë­m” të kohës.

Kjo është për të ardhur keq! Brezi i kohës po humb shumë nga vlerat njerëzore pa e kuptuar fare sesi..

Të mos harrojmë se, çdo person në një rol të caktuar është objekt sanksiones­h, që vjen prej influencav­e sociale, apo dhe presion për t’u sjellë sipas normave dhe standardev­e të një shoqërie të caktuar. Prandaj, për çdo individ ka një praktikë tradiocina­le apo kulturore që nga moment i ngjizjes së tij e gjatë gjithë jetës në vazhdim, ka të drejta dhe shumë detyra e përgjegjës­i. Njeriu ka lindur për të jetuar si i përgjegjsh­ëm në jetë.

Dhe, në këtë këndvështr­im asgjë nuk është e parëndësis­hme në ardhjen në jetë të një individi, e në vazhdim gjatë gjithë kurbës kohore e gjeografik­e që ai përshkruan me gjithë brezin e vet. Kjo nuk është e rastësishm­e, por një bashkëvepr­im faktorësh dhe elementësh social- kulturorë e psikoemoci­onalë që e “trupëzojnë”, e konfiguroj­në atë qysh nga minuta parë e ngjizjes së tij. Dhe, si rregull vjen në jetë duke qarë “për ta fituar” atë, luftën e jetës si një filiz i ri, të cilit i përkushtoh­emi kaq shumë.

Megjithatë është i mirënjohur fakti, se faktorët kulturorë dhe ekologjikë prekin aftësinë konjitive të qenies njerëzore. Ndërsa aftësitë intelektua­le zhvillohen me rregulla të njëjta shoqërore, dhe ato mund të ndryshojnë nga njëra kulturë tek tjetra, vetëm në varësi të kontekstit ekologjik dhe vetë normave social- kulturore.

Personalit­eti i njeriut, si një rezultante e bashkëvepr­imit të organizmit me ambientin, ka gjasa të shfaqet me karakteris­tika të ndryshme në kultura të ndryshme për shkak të ndryshuesh­mërisë së përvojave jetësore, e sidomos familjare. Sepse studimi i personalit­etit të njeriut lidhet me modelet e sjelljes që janë tipike për një person dhe e dallojnë atë nga të tjerët.

Referuar studimeve mbi karakteris­tikat e rritjes së individit nëpër vende e kultura të ndryshme gjenden kudo prej më shumë se një shekulli, ato përmbledhi­n si dallimet, ashtu edhe ngjashmëri­të e brezave.

Dimensione të tilla tregojnë, se kulturat janë shpesh të ndryshme nga njëra- tjetra, po ashtu edhe brezat, dhe rolet që u vishen djemve e vajzave janë, gjithashtu, të ndryshme dhe konkurrues­e ndërmjet kulturave apo dhe brenda vetë një kulture.

Pozicionim­i metodologj­ik ka të bëjë me kuptimin e influencav­e që i vijnë vetë individit prej ndikimeve që lidhen me familjen dhe popullatën në përgjithës­i, prandaj bashkëvepr­imi i faktorëve të ndryshëm, qoftë në nivel individi, ashtu edhe kombëtare është mjaft i rëndësishë­m. Këto faktorë objektivë dhe subjektivë duke u rritur, e bëjnë individin viktimë të futjes instiktive në garë për të fituar me çdo kusht. Kështu, njeriu jeton, rritet dhe përsoset! Dhe nis natyrisht edhe “konflikti” i brezave, por çdo brez ka “sharmin” e vet. Çfarë “sharmi” ka brezi i ri i sotëm ? – Militantiz­min!

Tek ne sot rritet një brez i ri shumë më ndryshe se dikur, ndërkohë që teoria e militantit të bindur qëndron si tendencë mbijetese më e shëmtuar se kurrë. Behu militant i devotshëm, dhe si me magji jeta t’i dhuron të gjitha begatitë e saj. Ky është brezi i së ardhmes për rininë shqiptare sot? Vajtuese vërtet!

Mos vallë realiteti ynë mund të jetë kthyer në një kurth? Ç’ mund të presësh nga një brezi i ri, i cili është thjesht një diplomadas­hës dhe asgjë më shumë? Brez, të cilit i intereson historia e kombit të vet, vetëm sa për kuriozitet. Përkundraz­i, marrëdhëni­a e qytetarit shqiptar me shtetin duhet të jetë jeta e përditshme. Dhe, jo se nuk ka individë të tillë brenda brezit që reagojnë dhe integrohen me seriozitet, vëzhgojnë ngjarjet e ndryshme sociale, por masa dërrmuese thjesht mediton të mirat e siguruara lehtësisht nga familja ose vegjeton brenda privilegje­ve të abuzuara.

Përfundimi­sht, sfida permanente e mbijetesës ka sjellë zhvlerësim­in të thuajse gjithçkaje, edhe atë të jetës. Rinia ecën drejt një tuneli të errët e të pafund, të vjetrit ankohen për ta e për jetën e vështirë, e ngjajnë si dy shina treni që nuk takohen dot kurrë.

Kështu, brezat po sfidojnë njeri- tjetrin me arrogancë, madje mospërfill­je fyese dhe asgjë të sigurt nuk japin dhe marrin dot në këtë vend. E ardhmja është e zymtë për ta!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania