Gazeta Shqiptare

Skënderbeu humbet në Zvicër, trajneri Daja e ka me gjyqtarin

Jang Bojs fitojnë "in extremis" ndaj korçarëve dhe përmbysën golin e Enis Gavazajt në minutën e 51- të Korçarët akuzojnë: Li Evans, katastrofë

-

Skënderbeu nuk ia del të marrë pikë në Bernë ndaj Jang Bojs. Skuadra korçare është mposhtur në limitet e takimit nga helvetët dhe e ka mbyllur aventurën e saj në Kupat e Europës me humbje. Ndeshja në "Stad dë Suis" është e fortë dhe bardhekuqt­ë shfaqen kryelartë në fushën e lojës, të mbështetur dhe nga mjaft bashkatdhe­tarë nga Zvicra. Pjesa e parë e takimit do të mbyllet me rrjeta të paprekura, por e dyta nis furishëm për të besuarit e Ilir Dajës, teksa Enis Gavazaj tregohet më i shpejtë se të gjithë në një top të mbetur vakant në zonë dhe çel rezultatin e ndeshjes në minutën e 51- të. Megjithatë, Jang Bojs do të reagojë shumë shpejt dhe katër minuta më pas, Horo reali- zon një gol shumë të bukur me kokë, duke vendosur në barazpeshë takimin. Ndeshja është e hapur, me dy ekipe që kërkojnë ta fitojnë takimin, por duket se gjithçka do të vulosej në barazim. Por në kohën shtesë vjen përmbysja e madhe e të zotëve të shtëpisë, me Asale, që përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe tund rrjetën e Shehit. Dëshpërohe­n korçarët pasi nuk ka më sekonda për të rikuperuar, ndërsa Skënderbeu me këtë humbje zbret i fundit në grupin B me 5 pikë, teksa u parakalua pikërisht nga Jang Bojs, që u ngjit në kuotën e 6 pikëve. Ndërkohë, Dinamo Kiev dhe Partizani i Beogradit ishin kualifikua­r më herët.

Pas humbjes 1- 2 kundër Jang Bojs, trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja u shpreh: "Si duket Europa na do kaq shumë sa nuk na jep vizat. Sot s'kishim asnjë sulmues. Soue ishte i dëmtuar, ndërsa Xhejms nuk mori vizën. Arbitri nuk na dha një penallti dhe erdhi më kërcënoi se do të bënte raport pas ndeshjes. Ishte katastrofë, nuk di ç'të them. Donim ta mbyllnim me vendin e tretë, por nuk kemi ç'të bëjmë. Nuk ishim ne nervozë, por arbitri. I thashë gjyqtarit që s'mund të më qëndronte aq pranë në momentin që po bisedonte me mua. Jo ai, po askush s'ka shanse të më rrijë aq afër. Secili ka hapësirën e tij dhe mund të bisedojë me mua atje ku ka vendin e tij".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania