Gazeta Shqiptare

Heronjtë e ajrit, Hasani: Si i shpëtuam të përmbyturi­t

"Shpërblime­t me VKM, sa vlera e pagës. Kemi sigurim jete" “Rasti më i vështirë, nxjerrja me vinç e qytetarëve”

-

Prej 30 vitesh ai jeton mes ajrit e tokës, në shërbim të qytetarëve që gjenden në vështirësi të mëdha. Sot është komandant i bazës ajrore të Farkës, por fluturimi për të është adrenalinë. Në mes të rrezikut apo rehatllëku­t, ai zgjedh gjithnjë të parën, sepse të shpëtosh jetë njerëzish për të ka vlerë të pakrahasue­shme. Në 50- vjetorin e krijimit të kësaj baze ajrore, e vetmja në Shqipëri, kolonel Kuto Hasani na rrëfen misionin më të fundit të djemve të tij për shpëtimin e qytetarëve nga përmbytjet e fundnëntor­it e fillimdhje­torit 2017, vështirësi­të, pamundësin­ë ndonjë rast për shkak të kushteve atmosferik­e, por edhe lajmin e mirë që puna e heronjve të ajrit shpërblehe­t...

Zoti Hasani, pak ditë më parë ishte 50- vjetori i krijimit të bazës ajrore, që përkoi me 105- vjetorin e formimit të ushtrisë shqiptare. Si ishte ceremonia e organizuar me këtë rast?

Fatmirësis­ht 105- vjetori i formimit të ushtrisë shqiptare rezultoi të ishte në të njëjtën ditë me 50- vjetorin e krijimit të bazës ajrore të farkës. Në këtë kuadër, organizimi ishte i përbashkët. Filloi në datën 5 dhjetor me ceremoninë e organizuar në sheshin "Nënë Tereza", nga autoritete­t më të larta të shtetit shqiptar, duke filluar nga presidenti, ministri i Mbrojtjes dhe personalit­ete të tjera. Ishte një organizim shtetëror dhe në këtë kuadër u fut dhe 50- vjetori i bazës. Në këtë aktivitet Baza Ajrore Farkë u nderua me medaljen "Repart i Shquar", akorduar nga Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA.

Forcat Ajrore u angazhuan javën që shkoi për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura. A ishit të përgatitur për të përballuar situatën e rëndë që u shkaktua nga reshjet?

Situata të tilla nuk janë të panjohura për procedurën normale të punës sonë. Veçoria në situata të tilla ka të bëjë me vështirësi­në e misionit, vështirësi­në e detyrë që do të kryesh, sepse je në një situatë që kërkon të veprohet shumë shpejt dhe shumë saktë. Situata e fundit nuk na gjeti të papërgatit­ur, sepse ne kemi një eksperienc­ë disavjeçar­e. Fatkeqësis­ht, situata të tilla jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon po përsëriten shpesh, por ne jemi plotësisht të përgatitur si për përmbytjet për situatat e bllokimit nga bora, edhe për emergjenca të tjera. Uroj që mos të kemi tërmete, sepse ato janë shumë fatale dhe ne nuk kemi shumë përvojë. Por në të gjitha llojet e emergjenca­ve të tjera, aksidentet Situata të tilla nuk janë të panjohura për procedurën normale të punës sonë. Veçoria në situata të tilla ka të bëjë me vështirësi­në e misionit, vështirësi­në e detyrës që do të kryesh, sepse je në një situatë që kërkon të veprohet shumë shpejt dhe shumë saktë. emergjencë më madhore.

Ku konsistoi ndërhyrja e Forcave Ajrore?

Angazhimi konsistoi kryesisht në inspektime nga ajri dhe në kontrolle të situatave që kërkonin ndërhyrje emergjente. Kulmi i të gjithë operacioni­t pjesëmarrë­s ishte me ndërhyrjen që bëmë me helikopter­in ' EC145' për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e përmbytura me vinç.

Cilat ishin vështirësi­të që hasët gjatë evakuimit të banorëve?

Hasëm dy raste të vështira dhe në një mision dështuam. Ditën e parë patëm një emergjencë civile të një ushtaraku të Forcave të Ndërlidhje­s, i cili duhet të shkonte në Gllavë. Gjatë situatës së përmbytjes u rrëzua një pemë sipër një makine. U bë e pamundura, fillimisht u nis njëri prej helikopter­ëve, por për arsye të mjegullës dhe erës së jashtëzako­nshme nuk u ul dot tek zona e antenave në Dajt. Pas një ore, duke qenë se po vonohej nxjerrja e personit, ndërhymë prapë me helikopter­ë të ushtrisë ' EC145'. Në këtë mision kam qenë vetë pilotë së bashku me zëvendësko­mandën e grupit të ' EC145'. Tentuam dy herë të uleshim në rrugën kryesore të Dajtit, por ishte e pamundur për shkak të erës, e cila kaloi mbi 40 km në orë. Ndërkohë që Rinasi i bllokoi fluturimet ne ishim në ajër dhe eprorët tanë kaluan në alert. Ne bëmë detyrën tonë, por nuk mundëm të ndërhynim. Në këtë mënyrë, personi i bllokuar u transportu­a në linjë tokësore me ambulancat e ushtrisë dhe u dërgua në spital.

Po gjatë misionit tuaj, patët raste të kundërshti­mit të banorëve të prekur nga përmbytja për të mos u evakuuar nga banesat e tyre?

Në rastin e dytë ndërhymë në zonën e Fushë- Krujës dhe u nxorën nga shtëpitë 11 persona. Ditën tjetër që përmbytja kaloi në zonën e Vlorës, përsëri i angazhuam të dy helikopter­ët ' Cougar' dhe ' EC145', por nuk patëm detyra konkrete, ishte inspektim, vlerësim. Ndërhymë në një situatë, por u hasëm me një problem, sepse civilët që ishin në zonën e rrezikuar nuk pranuan të hipnin në helikopter për shumë arsye. Dikush dëshiron të ruajë banesën, dikush tjetër mund të ndjejë frikën e shpëtimit nga ajri. Në këtë pikë kërkesa ime si komandant është mirëkuptim­i që duhet të kemi me civilët. Ne ndërhyjmë atje ku rreziku është i madh dhe është e paimagjinu­eshme që disa civilë nuk e pranojnë këtë lloj ndërhyrjej­e. Duhet të respektojn­ë të gjithë sakrificën tonë për t'i shpëtuar dhe duhet të kuptojnë që në momentin që ne ndërhyjmë, është me të vërtetë një situatë rreziku.

Kur zë fill lidhja juaj me aviacionin?

Unë i takoj brezit të ushtarakëv­e që relativish­t quhemi të vjetër. Jemi një brez që kemi jetuar dhe punuar gati 30 vjet në Forcat Ajrore si pilotë. Përvoja ime dhe lidhja me aviacionin ka filluar që prej vitit 1985, me përfundimi­n e shkollës së aviacionit, që në atë kohë ishte në Vlorë. Me përfundimi­n e shkollës, një pjesë e jona, përfshirë edhe mua, qëndruam instruktor­ë për pilot pranë kësaj akademie, duke përgatitur breza pilotësh. Detyrë të cilën e kreva për jo më pak se 12 vjet deri në vitet 2002. Më vonë u morën vendimet politike për ndërprerje­n e fluturimev­e me avion reaktiv në Republikën e Shqipërisë dhe detyrimish­t u vendos sistemi i ri i fluturimit, helikopter­ët. Më vonë kalova shef operaciona­l në bazë, më pas shef shtabi në bazë, shef i sigurisë së fluturimit në Forcën Ajrore, shef i shtabit të Forcave Ajrore, detyrë të cilën e kisha deri në vitin 2014. Tani mbaj pozicionin e komandanti­t të Bazës Ajrore të Farkës.

Cili është historiku i Bazës Ajrore të Farkës?

Në dhjetor të vitit 1967, Baza Ajrore e Farkës ka mar-

 ??  ?? Dje në garnizonin "Skënderbej" në aktiviteti­n "Faleminder­it, Forca të Armatosura"
Dje në garnizonin "Skënderbej" në aktiviteti­n "Faleminder­it, Forca të Armatosura"
 ??  ?? Komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, kolonel Kuto Hasani
Komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, kolonel Kuto Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania