Gazeta Shqiptare

Topalli: Basha ka uzurpuar karrigen, nuk pajtohem me të

"Rama e kreu i PD- së janë bashkë, një "8 Dhjetor" i dytë duhet për t'i shembur" "Lëvizja e re në PD? Nuk e kam menduar"

-

Ish- nënkryetar­ja e PD- së, Jozefina Topalli deklaroi mbrëmë në "Studio e Hapur" në "News24", se ka ardhur koha për një 8 Dhjetor të ri, që të rrëzojë këtë klasë politike. Sipas saj, lideri i PD- së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se po e mban me forcë e dhunë PD- në është bërë bashkë me kryeminist­rin e vendit Edi Rama dhe kanë mes tyre jo thjesht interesa politike, por edhe financiare. Për t'i rrëzuar, Topalli thotë se duhet një 8 dhjetor

Znj. Topalli, nga "8 Dhjetori" lindi PD që e drejtoi vendin për 13 vjet. A ka mbetur në PD ajo fryma e vitit ' 90. A ka sot lidhje PD me atë parti? Jo vetëm personazhe­t, por edhe filozofia.

Partia Demokratik­e ka sjellë lirinë. Liria funksionon, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime drakoniane. Jemi të lirë. Kemi thënë atë që mendojmë kemi ecur përpara në rrugën e integrimit, jemi pjesë e NATOs. Unë nuk mendoj se sot përfaqëson ndonjë gjë nga ajo që ka qenë ëndrra e viteve të fillimit. Po të më pyesësh thellë- thellë nuk di në ia vlen, dhe a ka ndonjë gjë nga emri i PD. Kanë marrë siglën e PD, por aty mbaron çdo gjë. Kjo është ndjesia ime, qofsha e gabuar.

Zemra e partisë është grupi parlamenta­r, në këndvështr­imin e ëndrrës së "8 Dhjetorit" si e shihni atë?

Nuk dua të përgjithës­oj. Në shumë raste sillet midis mediokrite­tit dhe vulgaritet­it. Kam bindjen e thellë se s'ka asnjë lidhje me atë të 8 dhjetorit 1990, sepse ka rrëzuar vlerat dhe parimet. Funksionon me një miks të asaj që është ambicia financiare dhe axhenda politike e lidershipi­t të këtij grupi, që nuk e quaj grupi i PD, sepse s'ka ardhur nga Partia Demokratik­e dhe as nga forumet, s'ka asgjë nga vlerat dhe parimet mbi të cilat është ngritur kjo forcë.

Ju mungon ajo sallë, përplasjet, argumentet, keni kaluar aq kohë në atë sallë?

Kam menduar se do më mungonte, janë më shumë se dy dekada e përfshirë emocionali­sht, mendërisht e fizikisht 24 orë në 24 orë. Jo, kur e shoh sot nuk më mungon. Më bën të mendoj që ai teatër i shëmtuar i aktorëve që janë bashkë në interesat që ato ndajnë, s'e kam fjalën vetëm për interesa politike, është e shëmtuar. Nuk është ajo për të cilat lindi 8 dhjetori.

Ju po thoni që Rama e Basha janë bashkë në interesa financiare, jo vetëm politike në marrëdhëni­e partnerësh?

Ata janë bashkë në një marrëdhëni­e shumë opake.

E lidhni me marrëveshj­en e 18 majit?

Është një marrëveshj­e e nëndheshme edhe para 18 majit, që u bë gjatë majit më vizive, por edhe më pas. Ke për ta parë edhe në muajt që vijnë. Si e shihni këtë? Është e dhimbshme kanë thyer besimin dhe ëndrrat e shqiptarëv­e. Harrojnë që shqiptarët kuptojnë. Është një klasë politike që kërkon një betejë të fortë. Kur unë bëja politikë e kam sulmuar për dy gjëra Edi Ramën. Secili që bëhet kryeminist­ër, i kam thënë Edi Ramës, se një kryeminist­ër që drejton një qeveri ku populli kërkon të ikë, i ikën mbi 200 mijë vetë dhe vendi është i mbuluar nga droga, një rekord shumë i zi. E kam akuzuar Edi Ramën në çdo seancë parlamenta­re. Nëse shqiptarët besojnë se ekziston një alternativ­ë ata kanë shpresë. Nëse mendojnë që nuk ekziston kjo rrugë, zgjedhin të ikin.

Ju po bëni njëlloj përgjegjës Bashën?

Njëlloj jo, se do isha e pandershme por, në proporcion i takon po aq pjesa e fajit për largimin e të rinjve dhe familjeve shqiptare. Për çfarë arsyeje? Mund të dish dhe mund të mos dish të drejtosh vendin. Por nëse interesat financiare mbizotëroj­në mbi dhembshuri­në dhe dashurinë që duhet të kesh mbi vendin tënd, portat e së ardhmes janë të mbyllura. Ndaj them që kjo klasë politike ka nevojë për reformim të thellë. As të rinjtë që janë sot në politikë nuk përfaqësoj­në me të vërtetë të rinjtë shqiptarë.

Ju ia vini deri tani përgjegjës­inë edhe opozitës sigurisht për këtë mungesë shprese, por ju kujtoj se ju e goditët Lulzim Bashën në fillim të fushatës, pastaj u tërhoqët, u publikuan lista, por pastaj zëri kundër në PD erdhi dhe u bë më i dobët. A mund të themi sot se s'ka zëra kundër në PD?

E kundërta është, në fakt. Çdo ditë e më shumë bindem se kam bërë gjënë më të mirë që kam thënë të vërtetën time, atë që unë kam besuar. Koha që kalon, mua më jep të drejtë. Fakt është që gjatë fushatës sheshet ishin bosh, kur, në fakt, demokratët ishin mësuar të dyndeshin në shesh si asnjë forcë tjetër, pas fushatës sallat ishin bosh, sot ke një kryetar që ecën vetëm, që nuk takon asnjeri, që sillet nëpër zyra të një godine që është bosh, një oborr bosh e me kafe. Kjo s'ka qenë asnjëherë PD, për aq sa e njoh. Kemi kaluar periudha ulje- ngritje magnetizmi, ndryshime të jashtëzako­nshme, ndjeheshim mirë kur arrinim disa objektiva.

Tani çfarë po ndodh ku janë zërat kundër? Ka pasur edhe një përçarje mes vetë zërave kundër, nuk u bëtë asnjëherë bashkë?

Janë të gjithë bashkë, janë shqiptarët të gjithë bashkë që janë tërhequr dhe po shohin, nuk i shkojnë më pas. Jeni dorëzuar? Jo, jo. Po ta shpjegoj. Askush prej atyre që kanë besuar te PD nuk dorëzohen. Fakti që po hesht nuk do të thotë se jam në qoshe dhe indiferent­e ndaj politikës, "Duhet koha e caktuar për një "8 Dhjetor" të ri. Unë besoj se të rinjtë shqiptarë kanë për t'i dhënë vendit të tyre një "8 Dhjetor" të ri. Nuk e di formën, mënyrën, si do jetë mënyra dhe koha, por di që kjo klasë politike ka dështuar",- tha znj. Topalli.

në fakt, është e kundërta. Ka qenë një periudhë dhe po e shihja se opozita do ta kapte për shkak të krizës që po kalon qeverisja aktuale, pas gjitha skandaleve asgjë nuk ndodhi. Të dy palët përpiqen të mbulojnë e shantazhoj­në njëri- tjetrin, për një pazar të ri. S'ka nevojë të jesh shumë në politikë për ta lexuar këtë. Kam filluar ta lexoj me kohë. Duhet koha e caktuar për një "8 Dhjetor" të ri. Unë besoj se të rinjtë shqiptarë kanë për t'i dhënë vendit të tyre një "8 Dhjetor" të ri. Nuk e di formën, mënyrën, si do jetë mënyra dhe koha, por di që kjo klasë politike ka dështuar.

Pra, nuk jeni pajtuar me idenë se Basha do rrijë për një kohë të gjatë në PD…

Unë nuk pajtohem me një njeri që e merr karrigen me dhunë, e uzurpon atë dhe e përdor për interesa financiare të familjes dhe oligarkëve.

Si mund të mbahet peng një parti me dhunë, forumet, institucio­net?

S'ka forume. Ke dëgjuar të mblidhen ndonjëherë? Unë nuk jam pajtuar kurrë, por Basha nuk do ta lëshojë kurrë atë karrige, vulën dhe siglën do ta mbajë peng derisa shqiptarët të vendosin që të bëjnë zgjidhje dhe të gjitha humbjet që do pasojnë ai do t'i quajë fitore. Ndaj them që ka ardhur koha për një "8 Dhjetor" të ri. Brenda PD po thoni? Brenda gjithë klasës politike se 20 e ca vite më parë, 8 Dhjetori ndryshoi rrënjësish­t politikën shqiptare. Ashtu e kalbur siç është ka nevojë për një lëvizje endemike.

Do viheshit në krye të kësaj lëvizjeje?

Besoj se ka nevojë për një "8 Dhjetor" po aq të madh sa i pari. Nëse e para ishte diktaturë që kishte mbytur çdo qelizë të mendimit dhe lirisë, ky i dyti është diktaturë e korrupsion­it dhe mjerimit, por s'ka dhunë më të egër dhe gjë më fyese se sa kontratat që bëjnë politikanë­t shqiptarë.

Do viheshit në krye të këtij 8 Dhjetori, qoftë edhe parimisht?

As parimisht, as taktikisht. Unë kam ndalur hapin, pasi dikush ka vendosur të mos jem në atë sallë. I falënderoj me gjithë zemër që s'jam sot në atë parlament. Më shumë se kurrë jam e bindur se duhet një reformë e madhe.

A mendoni se do jeni sërish pjesë e atij parlamenti?

Nuk e di, sinqerisht. Mundet po, mundet jo.

A do vijë dita që do e shohim Jozefina Topallin si pjesë të një formacioni politik, përveç PD? Nuk e kam menduar. E di që ka një vakum të madh në politikë, një mos përfaqësim të thellë, a do vijë një forcë e re politikë këtë nuk e di. Fakti është që edhe skena botërore dhe europiane ka zhvillime të jashtëzako­nshme. Janë kohë që nuk e dimë çfarë ndryshimes­h do sjellim.

Çfarë do t'ju ulte me Lulëzim Bashën në një tryezë?

Asgjë, kam qenë e ulur dhe kam ikur vetë. Është fyese ta kesh në krye të tryezës atë, fyen veten. Kohët do ta tregojnë më shumë unë sot s'kam dëshirë të flas për Lulzim Bashën, është konsum shpirtëror i madh.

 ??  ?? Ish- nënkryetar­ja e PD- së Jozefina Topalli dje në emisionin "Studio e Hapur"
Ish- nënkryetar­ja e PD- së Jozefina Topalli dje në emisionin "Studio e Hapur"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania