Gazeta Shqiptare

Trafikimi i 2.5 tonëve drogë në Itali, lihet në burg nënkomisar­i i policisë së Fierit e 6 të tjerë

Prokuroria: Shmangu skanerin e kamionit në port

-

TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masën e sigurisë "arrest me burg" për nënkomisar­in e policisë së Fierit, Festim Lelaj dhe 6 të dyshuarit e tjerë për lidhje me një grup kriminal, që trafikoi në janar të këtij viti 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në Ankona. Në bankën e të akuzuarve u ulën edhe dy policët Gëzim Dervishi e Agron Kapllani; doganieri Altin Katundi; agjenti doganor Mikail Hila si dhe Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Asnjëri prej

HETIMI

Sipas prokuroris­ë, grupi kriminal është hetuar për më shumë se një vit, në të njëjtën mënyrë siç është hetuar edhe grupi i Habilajve, i cili trafikonte lëndë narkotike nga Vlora drejt Italisë me gomone.

të pandehurve nuk e pranoi akuzën, duke mohuar lidhjen me grupin kriminal. Ndërkohë, prokuroria tha se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, ata kanë favorizuar trafikimin me kamion të lëndës narkotike, që u bllokua në Ankona në janar të këtij viti. Përfaqësue­si

i organit të akuzës tha se ka prova të forta që nënkomisar­i Lelaj ka rolin e organizato­rit në trafik. Në kohën kur u bllokua sasia rekord e drogës në Itali, Lelaj ishte me detyrë specialist krimesh në Dibër, ndaj prokurorët po hetojnë nëse hashashi është kul- tivuar në këtë qark, për t'u trafikuar më pas jashtë vendit. Sipas prokuroris­ë, kamioni me drogë kaloi nga porti i Durrësit, ndërsa ka dyshime se nuk u është nënshtruar procedurav­e standarde të kontrollit, duke mos u futur në skaner. Për këtë arsye, të dyshuar për përfshirje në grupin kriminal janë doganieri Katundi dhe agjenti doganor, Hila. Po sipas prokuroris­ë, në kohën kur punonjësi i policisë, Festim Lelaj punonte në portin e Vlorës ka lejuar trafikimin e 350 kg kanabis po me kamion. Muaj më parë për llogari të të njëjtit hetim janë vënë në pranga, edhe disa të dyshuar të tjerë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Itali
Droga e sekuestrua­r në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania