Gazeta Shqiptare

Amerika dëbon shqiptarin Lul Lucaj, i dënuar me 14 vite burg për vrasje

Lezhjani u ndalua nga Italia gjatë deportimit, kërkohej për vepra kriminale 41- vjeçari u arratis në SHBA në rrugë ilegale

-

Një 41- vjeçar i dënuar në mungesë në ven din tonë për vrasje është dëbuar nga territori Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zyra për emigracion­in. Bëhet fjalë për Lul Lucajn, i cili u shoqërua nga oficerët e deportimit në aeroport, për t'u kthyer në vendin e tij të origjinës me një avion tregtar. Teksa pritej që të merrej nga autoritete­t shqiptare pas mbërritjes në Tiranë, kur kaloi transit në Romë, 41- vjeçari u ndalua nga autoritete­t italiane. Kjo, pasi këta të fundit deklaruan se shtetasi shqiptar Lucaj kërkohej gjithashtu në Itali për vepra kriminale. Një zyrtar i Zyrës së Emigracion­it në Nju Jork, Thomas Decker, tha se Lucaj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t'u shpëtuar krimeve që kishte kryer. "Ne do të vijojmë që të godasim kriminelë të huaj, mbi të gjitha ata që kërkojnë strehim në komunitete­t tona dhe do të sigurohemi që t'i dëbojmë drejt vendlindje­s së tyre, në mënyrë që të përballen me drejtësinë atje", pohoi Thomas Decker. "Interpol Red Notice" raporton se në gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konf- likt me dy vëllezër në Romë, sherr i cili çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më vonë, Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare ranë dakord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë shqiptare. Në qer- shor të vitit 2009, ai u dënua në mungesë nga Gjykata e Lezhës për vrasje me 14 vite burg e gjysmë. Në mars të vitit 2015, agjentët e "Homeland Security" e arrestuan atë dhe e akuzuan për shkelje të rregullave të emigracion­it, pasi kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara në rrugë ilegale. Fillimisht Lul Lucaj fitoi lirinë duke paguar një garanci financiare, por një vit më vonë u konsiderua person i rrezikshëm për shoqërinë dhe në janar të vitit 2017 ra në pranga sërish. Vendimi për dëbimin e tij nga territori amerikan u mor në maj nga një gjykatë vendëse. Që prej 1 tetorit 2009, zyra e emigracion­it në SHBA ka dëbuar mbi 1.700 shtetas të huaj, të fshehur atje për t'i shpëtuar drejtësisë për krime të rënda si vrasje, pengmarrje dhe përdhunime.

 ??  ?? 41- vjeçari Lul Lucaj
41- vjeçari Lul Lucaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania