Gazeta Shqiptare

Ngjarja në qytetin e Lezhës, autorët vrasës me pagesë

Në "sitë", konfliktet e djalit të Aleksandër Ndokës. Hetime edhe në pista të tjera për shkak të detyrës Sekuestroh­et celulari i viktimës, policia: Dyshime për hakmarrje

-

Vrasja në atentat e këshilltar­it bashki ak të Lezhës, Aleksandër Ndoka ka ngritur në këmbë policinë, e cila së bashku me prokurorin­ë po hetojnë në disa pista për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Mësohet se hetimet për ekzekutimi­n e vëllait të ishdeputet­it socialist, Arben Ndoka po drejtohen nga shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj. Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije për "GSH" se bëhet fjalë për një krim të organizuar dhe dyshimet e para flasin për vrasës me pagesë, sepse kanë vepruar në mënyrë brutale dhe duke survejuar të gjitha lëvizjet e viktimës. Po të njëjtat burime pohuan se është sekuestrua­r celulari i viktimës për të parë thirrjet e fundit, ndërsa i është kërkuar ndihmë kompanisë celulare për zbërthimin e listës së telefonata­ve të bëra 24 orët e fundit. Zbardhja e listës telefonike do të shërbejë për të zbuluar se kush e ka telefonuar Aleksandër Ndokën, nëse bëhet fjalë për një pritë dhe se cilët ishin këta persona. Nisur nga mënyra se si është kryer ekzekutimi, dyshohet që pista kryesore të jetë

hakmarrja. Policia nuk ka dhënë detaje për vrasjen. Për shkak të ruajtjes së sekretit, grupi hetimor është shumë i rezervuar.

HETIMI

Paraprakis­ht, policia dy- TIRANË - Vëllai i ish- deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, që u ekzekutua mbrëmjen e së premtes në një atentat mafioz në Lezhë, nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo nën hetim. Megjithëse Aleksandër Noka ishte një emër i njohur, në formularin e dekriminal­izimit të plotësuar si këshilltar bashkiak, ai rezulton i padënuar dhe pa precedentë penalë. "Gazeta Shqiptare" ka siguruar formularin e plotësuar nga viktima vitin e kaluar në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit. 48- vjeçari Ndoka, baba i katër fëmijëve ( dy djem dhe dy vajza) ishte person i njohur në Lezhë. Ai kishte punuar në institucio­ne të ndryshme lokale në këtë qytet. Aleksandër Ndoka kishte punuar më parë në Hipotekë. Më pas, ( në vitin 2015), ai u zgjodh në 2015- ën anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës. Ndërkaq, vëllai i viktimës, Arben Ndoka ishte deputet i PS- së, por nuk arriti të mbaronte mandatin për shkak të ligjit të kriminaliz­imit dhe nuk dihet nëse do merret dosja e tij nga autoritete­t.

shon më shumë se vrasja mund të ketë si motiv hakmarrjen, ndërsa nuk përjashtoh­en edhe pistat e tjera. Kjo për shkak të detyrave që ka pasur ndër vite, Aleksandër Ndoka ( ka punuar më parë në Hipotekë dhe së fundmi ishte emëruar kryetar i IKMT në Shkodër). Gjithsesi, zbardhja e kësaj ngjarjeje paraqet vështirësi, pasi ka shumë pak dëshmitarë dhe lagja ku ndodhi krimi e ku banonte viktima ishte pa drita. Mësohet se familjarët e viktimës, bashkëshor­tja dhe fëmijët nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë. Sipas policisë, ka gjasa që armët me të cilët u qëllua për vdekje 48- vjeçari të kenë qenë me silenciato­r. Ndërkaq, Aleksandër Ndoka ka qenë person pa asnjë precedent penalë ( ai është akuzuar vetëm nga opozita). Prokuroria e Lezhës po ver- ifikon të kaluarën e Aleksandër Ndokës dhe familjarëv­e të tij. I vetmi konflikt i tij i hapur ishte përfshirja e djalit, Samuel Ndoka në një incident para zgjedhjeve të qershorit të këtij viti në Shëngjin. Për këtë, Samuel Ndoka është arrestuar dhe po hetohet. Për momentin janë marrë dëshmitë e punonjësve të policisë, të cilët e kanë gjetur të pajetë viktimën. Pas ceremonisë mortore, prokuroria do të pyesë edhe familjarët e viktimës, të cilët konfirmuan se Aleksandri nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe shpesh kthehej vonë në shtëpi, pasi rrinte me sho- qërinë në Lezhë, por edhe për shkak të punës në Shkodër.

ARRESTIMI I DJALIT TË VIKTIMËS

Aleksandër Ndoka rezulton pa precedentë penalë, por konfliktet në familje i ka pasur djali i tij, Samuel Ndoka, i cili u përfshi në një sherr, që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës. Samuel Ndoka, 19 vjeç akuzohet se së bashku me kushëririn e parë, Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit, aktivistin e LSI- së, Florjan Dushku. Samuel Ndoka u arrestua më datë 28 tetor të këtij viti, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunë­torë të tij. Por, ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetar­in e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017. Nga ana e policisë së Lezhës po hetohet edhe kjo pistë për zbardhjen e vrasjes së 48- vjeçarit Ndoka.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e formularit të dekriminal­izimit të Aleksandër Ndokës
Faksimile e formularit të dekriminal­izimit të Aleksandër Ndokës
 ??  ?? 48- vjeçari i vrarë, Aleksandër Ndoka
48- vjeçari i vrarë, Aleksandër Ndoka
 ??  ?? Djali i viktimës, Samuel Ndoka, i arrestuar nga policia
Djali i viktimës, Samuel Ndoka, i arrestuar nga policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania