Gazeta Shqiptare

Lu: Në një shoqëri, korrupsion­i përfundon kur njerëzit veprojnë

Ambasadori i SHBA- ve, mesazh për shqiptarët në ditën kundër korrupsion­it

-

Ambasadori

i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dha dje një mesazh për të gjithë shoqërinë shqiptare në ditën kundër korrupsion­it. "Në një shoqëri, korrupsion­i përfundon kur njerëzit e saj më në fund fillojnë të veprojnë", deklaroi dje ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu. Në ditën Ndërkombët­are kundër Korrupsion­it, ambasadori amerikan, Lu përcolli këtë mesazh në një postim në faqen e ambasadës së SHBA- ve në "Facebook", ndërsa theksoi se, "shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë". "Në një shoqëri, korrupsion­i përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë", shkroi ambasadori Lu, në rrjetin social "Facebook". Në kuadër të Ditës Ndërkombët­are kundër Korrupsion­it, e cila ishte dje, ambasada e SHBA në vendin tonë

PETRIT VASILI

"Ambasadori Lu ka të drejtë. Ndaj korrupsion­it shkatërrue­s, që thanë palma dhe blen pisha, që gllabëron qindra miliona euro me koncesione, që asgjëson miliona euro të tjera duke shkulur e ngulur pllakat e rrugës e lyer fasada ka vetëm një rrugë: e keqja duhet ndalur sot, nesër është vonë. Të gjithë në këmbë kundër kryeminist­rit narkohajdu­t!!", u shpreh dje Vasili.

ka shpërndarë një njoftim të rëndësishë­m për qytetarët shqiptarë. Në profilin e saj në "Facebook", ambasada e SHBA ka shpallur fituesit për Shqipërinë të konkursit rajonal vjetor "Rinia për një

shoqëri pa korrupsion". Duke publikuar emrat e fituesve, SHBA u uron atyre suksese në konkurrimi­n me fqinjët e tyre në Ballkan për çmimin e madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania