Gazeta Shqiptare

Gazetari Artan Hoxha: Prokuroria e Katanias ka nisur procedim penal ndaj Tahirit

-

TIRANE - Prokuroria e Katanias ka nisur procedim penal ndaj ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", gazetari Artan Hoxha thotë se nisja e këtij procedimi penal është regjistrua­r më 27 tetor të këtij viti. Sipas gazetarit Hoxha, ky procedim në Itali ka filluar pas kërkesës së prokurores Rovena Gashi, e cila është drejtoresh­a e Marrëdhëni­eve me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. "Më në fund të vërtetën se si do të rezultojë Saimir Tahiri nga çështja ' Habilaj', do e marrim vesh nga prokuroria e Katanias… Në datë 27 tetor 2017, Prokuroria e Katanias ka regjistrua­r procedimin penal në ngarkim të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fiks 10 ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistrua­r procedimin nr. 431 në ngarkim të Tahirit, në Tiranë, më 17 tetor 2017 nisur nga artikujt në median italiane dhe shqiptare. Procedimi në Itali është bërë pas kërkesës së prokurores Rovena Gashi, drejtoresh­a e Marrëdhëni­eve me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Gashi ka dërguar si material shtesë edhe deklarimet publike të ish- oficerit të Antidrogës Dritan Zagani. Në datën 27 tetor në Katania ka udhëtuar kreu i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j dhe prokurori Genti Osmani. Ata kanë qëndruar për 3 ditë në Katania për të shkëmbyer informacio­n dhe për të tërhequr dosjen ' Habilaj'. Ish- ministri Tahiri kishte siguruar në datë 20 tetor 2017 një vërtetim nga Prokuroria e Katanias, se ndaj tij nuk kishte procedim penal. Por një javë më pas prokuroria italiane regjistroi procedimin ndaj tij… Tani së paku kemi një hetim të paanshëm dhe të papolitizu­ar, që do na thotë të vërtetën", shkruan gazetari Artan Hoxha.

HETIMI

Procedimi në Itali është bërë pas kërkesës së prokurores Rovena Gashi, drejtoresh­a e Marrëdhëni­eve me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Gashi ka dërguar si material shtesë edhe deklarimet publike të ish- oficerit të Antidrogës, Dritan Zagani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania