Gazeta Shqiptare

“Kryeprokur­ori”, Basha: Puç Kushtetutë­s, qëndrimi i ambasadorë­ve, thikë pas shpine

SHBA- BE duan kryeprokur­or për të mbyllur dosje, Rama: A ka budalla që e beson?! PD: Llalla duhet të qëndrojë në detyrë

- Valentina Madani

Për kreun e PD- së, Lulzim Bashën, nuk ka krizë të zgjedhjes së kryeprokur­orit, por krizë të dhunimit të Kushtetutë­s. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, Basha deklaroi dje se nuk mund të ketë kryeprokur­or që nuk ka kaluar vetingun dhe se ai zgjidhet me 3/ 5 nga Kuvendi, pas propozimit të KLP. "Nuk kemi krizë të zgjedhjes së kryeprokur­orit, por kemi krizë të dhunimit të Kushtetutë­s dhe të bllokimit të reformës në drejtësi. Duhet të marrin fund propozimet e pazareve politike në kurriz të Kushtetutë­s", deklaroi kryetari i PD. Me Kushtetutë në dorë, Basha lexoi nenet në lidhje me Prokurorin e Përgjithsh­ëm. "Prokurori i Përgjithsh­ëm zgjidhet me 3/ 5 e Kuvendit, për një mandat 7- vjeçar. Kandidatur­at duhet të propozohen nga KLP. KLP përzgjedh dhe rendit tre kandidatët më të kualifikua­r dhe ia përcjell Kuvendit. Mbarimi i mandatit të kryeprokur­orit deklarohet me vendim të KLP. Vetëm KLP përcakton se kur mbaron mandati i kryeprokur­orit. Kushtetuta sanksionon se kandidatët për kryeprokur­or duhet të kalojnë vetingun. Kushtetuta ka afate që sanksionoj­në krijimin e KLP dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Afati i fundit i krijimit të KLP ishte në prill të 2017. Kushtetuta nuk lë hapësira për periudha tranzitore dhe të përkohshme", tha kryetari i PD. Z. Basha bëri të qartë se zgjedhja e kryeprokur­orit të përkohshëm në këtë situatë do të ishte nul. Basha paralajmër­oi protesta dhe betejë ligjore ndaj mazhorancë­s, në rast të një vendimi të njëanshëm. "Një mandat i siguruar në shkelje të Kushtetutë­s është nul. Do ndërmarrim çdo hap institucio­nal dhe do të

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania