Gazeta Shqiptare

Shpërblim fundviti për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Vlerësim për sakrificën

Përurohet salla e re operative e emergjencë­s

-

Punonjësit

e Bashkisë të Tiranës, do të përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit. Ky lajm është bërë me dije, nga kryebashki­aku Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo është një formë për të vlerësuar punën, mundin e sakrificën e tyre. "Edhe këtë fundvit do të japim një shpërblim për të gjithë punonjësit tanë të Bashkisë së Tiranës, sidomos ata të emergjenca­ve, jo se paratë bëjnë diferencën, por për të treguar se për ne sakrifica njerëzore është po aq e dobishme, në mos më e dobishme se sa infrastruk­tura", - tha Veliaj gjatë përu-

FALENDERIM­I

Në 5- vjetorin e themelimit të Emergency Response Albania ( ERA), Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, mori pjesë në përurimin e sallës së re dhe të autoambula­ncës. Kryetari i bashkisë falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për përmirësim­in e shërbimit dhe vlerësoi kontributi­n e punonjësve të zjarrfikës­ve dhe të punonjësve të emergjenca­ve.

rimit të sallës së re operative të shërbimit të emergjenca­ve dhe të një autoambula­nce moderne. Këto të fundit do të jenë në shërbim të qytetarëve

24 orë në 7 ditë të javës në kryeqytet. "Respekt për ata që shërbejnë, një pakicë e shoqërisë që del nga rehatia e vet për të sakrifikua­r për të tjerët. Unë besoj që kemi nevojë për këtë kulturë në kombin tonë. Është shtuar respekti për uniformën e policisë, për punën e zjarrfikës­it, për bluzën e bardhë të mjekut, por ende nuk jemi aty ku duhet", - theksoi në fjalën e tij kryebashki­aku. Në 5- vjetorin e themelimit të Emergency Response Albania ( ERA), Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf, mori pjesë në përurimin e sallës së re dhe të autoambula­ncës. Kryetari i Bashkisë falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për përmirësim­in e shërbimit dhe vlerësoi kontributi­n e punonjësve të zjarrfikës­ve dhe të punonjësve të emergjenca­ve. "Më vjen mirë që Fondacioni Zviceran për Inovacioni­n ka qenë një bekim për ne, për qytetin tonë dhe komuniteti­n",- tha ai, duke i cilësuar punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të urgjencave si heronjtë e heshtur të qytetit.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë përurimit të sallës së re dhe të autoambula­ncës
Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë përurimit të sallës së re dhe të autoambula­ncës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania