Gazeta Shqiptare

Berisha: Kisha një qen që vetëm lehte. Rama: Sot i turr të sulmojnë

Kryeminist­ri e quan llaxore paraardhës­in, i kërkon ta "tërheqë në strofull" Nokën "Rrugaç dhe drogaxhi", Noka përjashtoh­et nga Kuvendi

- Valentina Madani

Gjatë debatit për përmbytjet, Rama u kërkoi deputetëve të PD ta marrin me qetësi, ndërsa citoi shprehjen e Metës "me qetësi dhe dashuri". Rama shtoi se presidenti ndodhet mes demokratëv­e me shpirt. "Merreni me qetësi dhe dashuri, siç ka thënë presidenti, që edhe pse nuk është këtu, ndodhet mes jush me shpirt", tha Rama.

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha dhe kryeminist­ri Rama u përfshinë dje në replika të forta sa u takon përmbytjev­e dhe krimit. Përplasja ka shkuar deri në fyerje personale, të cilat deputetit Flamur Noka i kushtuan përjashtim­in nga seanca e parlamenti­t. Rama akuzoi Partinë Demokratik­e se kur la pushtetin, rezervat e shtetit ishin bosh, por ishkryemin­istri tha se qeveria e Ramës ka braktisur qytetarët dhe mbron grupet kriminale. "Ti hyn tek ata që e dinë sa bëjnë shtatë herë shtatë. Lorenc, hajde këtu tani dhe jep përgjigje këtu. Nuk ka problem. Nëse mbështet projektin qorr të Saliut, je në lartësinë që të kërkon detyra e përfaqësim­it në këtë grup, që vetëm me sytë e veta, me mendjen e vet nuk mendon, se ja ku i ka sytë, ja ku e ka mendjen dhe ja ku e ka ' iPad'- in që ju komandon të gjithëve ju. The që nuk e kam në natyrë të bëj batuta, është çështje aftësie. Ti nuk e ke këtë aftësi", theksoi z. Rama. Por i menjëhersh­ëm ishte reagimi i ish- kryeminist­rit Berisha: "Dije këtu o injorant, që ke vetëm injorancën se nuk u hapën digat, se digat është të ulësh kokën nga apokalipsi. A e morët vesh që kishte çuar don Agaçion për t'i nxjerrë në Katania doku- mentin e falsifikua­r? A nuk e denoncuam këtu në Parlament apo jo? Fol mo për këto. Po Balili të ka në grusht ty, fol e për Balilin po deshe. Po videon e orgjive të tua në ' Santa Quaranta' ua ka dorëzuar të gjithëve?". Por replika e mëtejshme e kryeminist­ri solli edhe debatin e ashpër në Kuvend: "Kur s'kam bërë e kur nuk bëj politikë me emra kriminelës­h e me emra krushqish, e me emra… Këtë e ke ti si, llaxorja më e madhe e këtij vendi, historikis­ht ty ta kemi lënë. Ke bërë edhe kazanin dixhital atje, vazhdo". Berisha iu kundërpërg­jigj: "Tani del këtu shpesh e shan me fjalë që nuk i përdor kurrë, fyen me fjalë që s'i përdor kurrë. Po unë do t'u them miqtë e mi, asnjëherë mos i reagoni. Ne në shtëpi kishim dy qen, njëri ishte i madh, tjetri një këlysh, le- hte gjithë ditën, më mërziste shumë. Kuç mos leh - i thosha unë. - Ça ke Sali? - më thoshte gjyshja. - Më çmendi ky këlyshi gjyshe - i thosha unë. - Po çmend veten ti, se nuk i thuhet këlyshit mos leh, se ai leh më shumë - më thoshte gjyshja". Pikërisht e gjithë situata është ndezur kur kryeminist­ri vendosi të replikojë me Sali Berishën, i cili e quajti "injorant" që s'ia kishte haberin pse ishte përmbytur Shkodra. Kur Rama ia ktheu me fjalën "llaxore", më shumë se sa Berisha nuk duroi dot Flamur Noka. E ndërsa deputeti i PD- së fliste nga vendi, kryeminist­ri replikën e kishte me Berishën. "Nga cili pyll e ke nxjerrë o Sali", dëgjohej ai. Edhe pse kryeparlam­entari Ruçi i tërhoqi vëmendjen pesë herë rresht, Noka vijoi me të tijën. Pas këtij momenti, Ruçi kërkoi ta përjashton­in, pasi deputeti i dëgjua t'i drejtohej kryeminist­rit me fjalët: "Je rrugaç, drogaxhi".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania