Gazeta Shqiptare

Trafiku i qenieve njerëzore, arrestohen në Kakavijë dy efektivë të policisë kufitare e ndihmësi i tyre

Korrupsion­i, policët merrnin nga 300- 400 euro për person

-

GJIROKASTË­R - Dy policë kufitarë në Kakavijë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se ndihmonin persona që të kalonin kufirin pa leje. SHÇBA ka arrestuar efektivët: Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastë­r; Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastë­r dhe 41- vjeçarin Shpëtim Brakaj, 41 nga Fieri, i cili bënte rolin e ndihmësit. Këta persona u kapën gjatë operacioni­t të koduar "Green border", për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Mësohet se SHÇBA kishte regjistrua­r një procedim penal prej disa muajsh, mbi bazën e informacio­neve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale. Pas një hetimi me metoda speciale, u bë e mundur të identifiko­hej dhe dokumentoh­ej ky aktivitet kriminal. Mësohet se zyrtarët e policisë ndihmonin të kalonin kufirin persona, që e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushje­n e kushteve të kalimit të lirë, në këmbim të pagesave, që varionin nga 300 në 400 euro. Hetuesit e çështjes thanë se kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga Brakaj, punonjësit e policisë në vijën kufitare siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore. Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestrua­r një sasi euro, lekë, dollarë, telefona celularë dhe 1 automjet. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania