Gazeta Shqiptare

Si ruhen sot thesaret, synohet qasje në materiale dikur "të fshehura"

Koleksione­t biblioteka­re në mjedisin dixhital

-

e para në gjuhën shqipe ( shek. XVI) dhe vijuar deri në ditët tona, botuar brenda apo jashtë vendit. Përmban: vepra të figurave të shquara/ personalit­eteve të kulturës shqiptare, autorëve të Rilindjes sonë Kombëtare, të autorëve e studiuesve shqiptarë nga fusha të ndryshme të dijes etj. Ndërsa, në fondin e arkivit të periodikut shqip ruhen koleksione­t e gazetave dhe revistave duke nisur që nga numrat e parë të periodikëv­e shqip.

Fondi i Antikuarit përbën një fond shumë të rëndësishë­m, ku 30 % e tij ka të dhëna për Shqipërinë. Në të ruhen botime të rralla dhe me shumë vlerë të shekujve XVXVIII, si dhe 7 inkunabula. Libri më i vjetër i këtij koleksioni i përket vitit 1473, me të dhëna edhe për Shqipërinë. Në këtë fond ndodhen në origjinal veprat para në gjuhën shqipe, veprat e humanistëv­e shqiptarë të shek. XVI. Pjesë e këtij koleksioni janë edhe botimet e Voskopojës që i takojnë shek. XVII- XVIII, si dhe mjaft vepra të kronikanëv­e, historianë­ve bizantinë apo autorëve të njohur grekë, latinë, francezë, gjermanë, anglezë etj.

Koleksioni i dorëshkrim­eve, që paraqet vlera jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe atë europiane e mesdhetare, i përket shekujve XV- XX, në të cilin 11 % e tij ka të dhëna për Shqipërinë. Ai përfshin dorëshkrim­e të zbukuruara me ar, me miniatura e dekoracion­e të mrekullues­hme, kaligrafi të jashtëzako­nshme, kryesisht në gjuhët orientale: arabisht, osmanisht dhe persisht, shumica e të cilave janë kopjuar nga kaligrafë të specializu­ar në Shkodër, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Spikatin traktate të dijetarëve e filozofëve botërorë, vepra letrare të dorëshkrua­ra në gjuhën shqipe me alfabet arab, sidomos divane, dorëshkrim­e me tematikë historike, një pjesë e të cilave me të dhëna për Shqipërinë. Koleksioni përmban një numër të vogël dorëshkrim­esh shqip ( me alfabet grek dhe alfabet arab), që u përkasin shekujve XVIII- XIX, si edhe dorëshkrim­e në gjuhët perëndimor­e, ku dallon ditari unikal në 6 vëllime i albanologu­t Franc Nopça.

Koleksioni i hartave me karakter albanologj­ik është fond burimor për studimet historike, etnografik­e, gjuhësore, gjeologjik­e etj. të Shqipërisë dhe, më gjerë, të Ballkanit. Dallohen hartat e përpiluara nga hartografë të shquar europianë, si: Coronelli, Rosacchio, Ortelio etj. që i përkasin shekujve XVI- XVIII.

Fondi i albano- balkanolog­jisë përmban botime prej vitit 1800 e deri në ditët tona dhe shërben si një literature bazë për studimet albanologj­ike. Në të ruhen botime në shqip dhe në gjuhë të huaj, të studiuesve shqiptarë apo të huaj, që flasin për historinë, gjuhën, gjeografin­ë, antropolog­jinë, folklorin, kulturën e shqiptarëv­e apo popujve të ndryshëm të Ballkanit, si: Pouquevill­e, Xylander, Hahn, Bopp, Meyer, Jokle, Sufflay, Thaloczy, Babinger, Iorga, Elsier etj. Duke çmuar këto thesare të kulturës sonë kombëtare, koleksione­t albanologj­ike shërbyen si shtylla bazë/ kryesore në ngritjen e "Ndërtesës Dixhitale Kombëtare" të BKSh- së, që "urëndërtue­sit" e pagëzuan me emrin E- Albanica, duke ofruar në 2009 për përdoruesi­t të parën Bibliotekë Albanologj­ike në Shqipëri.

E - ALBANICA

Fillimisht ajo u prezantua me një sasi modeste materiales­h, e ndërtuar sipas standardev­e ndërkombët­are të një biblioteke dixhitale dhe e pajisur me metadata duke ofruar si

shfletimin, ashtu edhe kërkimin në tekst. Ajo mundëson tanimë organizimi­n e materialev­e të dixhituara si në një bibliotekë fizike, ku ndryshimi kryesor është mjedisi ( mediumi). E ndërtuar në pesë nëndarje/ shtylla kryesore: antikuarë, dorëshkrim­e, harta, botime me karakter albanologj­ik dhe periodikë, synohet qasje në materiale dikur "të fshehura" dhe të vështira për t'iu ofruar studiuesve dhe përdoruesv­e të rinj nga kudo e në çdo kohë. Arkivi dixhital i BKSh përmban 495.640 faqe; numër i cili, me ngritjen e Qendrës Biblioteka­re të Dixhitimit të Trashëgimi­së së Shkruar në vitin 2014 rritet ditaditës. Instalimi i programit të statistika­ve ( Google Analytics) mundëson edhe monitorimi­n e vizitorëve internetis­të që shfletojnë koleksione­t albanologj­ike dixhitale, ku treguesit statistiko­rë flasin për rritje të kurbës së frekuentue­sve online. Zbatimi i praktikave më të mira, si dhe ndjekja e udhëzuesve të vlerësuar nga Bashkimi Europian për ndërtimin e koleksione­ve dixhitale mundësoi integrimin e E- Albanicës në portale europiane dhe botërore. BKSh gëzon statusin e partnerit me të drejta të plota në disa projekte ndërkombët­are, ku përmes rrjetit botëror të informacio­nit iu ofron përdoruesv­e qasje në portale europiane dhe botërore në trashëgimi­në kulturore kombëtare dhe koleksioni­n albanologj­ik të BKSh. Përmendim bibliotekë­n dixhitale EUROPEANA, - një koleksion shumëgjuhë­sh online që përmban miliona njësi të dixhituara të biblioteka­ve, muzeve, arkivave nga të gjitha vendet europiane,- si dhe Bibliotekë­n Dixhitale Botërore, - një portal online që mundëson qasje në trashëgimi­në kombëtare të dixhituar të kulturave të ndryshme.

 ??  ?? Dorëshkrim­et e Nopçës
Dorëshkrim­et e Nopçës
 ??  ?? Në foto:
Në foto:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania