Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Revoltë popullore deri në largimin e banditëve nga pushteti

Protestat kundër kryeprokur­orit të përkohshëm, LSI mbledh sot Komitetin Drejtues Rama: Skandal i qeverisë, kandidatët të tërhiqen!

-

Lëvizja Socialiste për Integrim do të pro testojë të hënën bashkë me Partinë Demokratik­e kundër zgjedhjes së kryeprokur­orit të Përgjithsh­ëm. Duket se qëllimi është i përbashkët, të mos lejojnë zgjedhjen e një prej kandidatëv­e për kryeprokur­or të përkohshëm që të hënën do të kalojnë në Kuvend. Pikërisht për zyrtarizim­in e këtij vendimi LSI mbledh sot në orën 11: 00 Komitetin Drejtues Kombëtar për protestën e të hënës. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi sqaroi dje në "Facebook" të gjitha arsyet pse LSI- ja do të dalë të hënën në protestë. Ajo nuk i kurseu as akuzat e drejtpërdr­ejta për kryeminist­rin, Edi Rama. Në këtë vend nuk ka më drejtësi! "Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucio­n që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokuroris­ë nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracis­ë. Kjo është dita më e errët në historinë e demokracis­ë shqiptare! Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafik­anti i drogës, shefi i drejtpërdr­ejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminua­r, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t'i shpëtuar drejtësisë", - shprehet znj. Kryemadhi. Sipas saj: "Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracis­ë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale".Kryemadhi bëri thirrje: "Të protestojm­ë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtojnë dot më Edi Ramën nga fundi i paralajmër­uar që do t'i vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi".

KËRKESA

Deputeti i LSI- së, Luan Rama, çështjen e kryeprokur­orit e cilëson skandalin e radhës të mazhorancë­s, e cila sipas tij do të zëvendësoj­ë Prokurorin e Përgjithsh­ëm me dikë që ligji nuk e lejon të jetë Prokuror i Përgjithsh­ëm. Ai kërkoi tërheqjen e kandidatëv­e pasi, sipas tij, Kushtetuta s'e lejon një zgjedhje të tillë. "Askund në Kushtetutë apo në ligj nuk

flitet për Prokuror të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Maxhoranca, papërgjegj­shmëria dhe paligjshmë­ria janë e njëjta gjë! E mbi të është kupola e krimit që synon të kapë politikish­t dhe me çdo çmim Prokurorin e Përgjithsh­ëm",- deklaroi

z. Rama. Ai denoncoi faktin se sipas tij nuk është rastësi që të tre kandidatur­at e përzgjedhu­ra nga tepsimaxho­ranca vijnë nga Durrësi, nga Elbasani dhe nga Shkodra. "Meqenëse Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë nuk është ngritur qëllimisht nga LSI mbledh sot në orën 11: 00 Komitetin Drejtues Kombëtar për protestën e të hënës. "Të protestojm­ë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë",tha znj. Kryemadhi.

tepsimaxho­ranca e miksimit të krimit me qeverisjen dhe ligji ka dispozita tranzitore për ta zëvendësua­r përkohësis­ht Prokurorin e Përgjithsh­ëm, atëherë ky i fundit nuk bëhet Prokuror i Përgjithsh­ëm i përkohshëm ( ky emërtim nuk është as "Kuvendi t'i japë këtij hibridprok­urori disa tagra që nuk i takojnë. Ky personi që do të zgjidhet, nuk mund të nënshkruaj­ë asnjëherë si Prokuror i Përgjithsh­ëm i përkohshëm. Ai është dhe do mbetet prokuror zëvendësue­s i përkohshëm!",- tha z. Luan Rama

në Kushtetutë dhe as në ligj!), por një prokuror që do të ushtrojë përkohësis­ht funksionet e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Ky interpreti­m gjuhësor është shumë i rëndësishë­m, sepse kur të krijohet KLP dhe të hapen procedurat për zgjedhjen

e vërtetë të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, mund të kandidojnë edhe juristë, me eksperienc­e pune, pasi nuk limitohet vetëm tek prokurorët në detyrë. Vetem atëherë do të kemi Prokuror të Përgjithsh­ëm",- theksoi z. Luan Rama.

 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha, në një nga protestat e opozitës
Kreu i PD- së Lulzim Basha, në një nga protestat e opozitës
 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania