Gazeta Shqiptare

"PS ndryshoi rregullat e lojës" Vasili: Prokurori plaçkë tregu e Ramës

-

Kreu

i Grupit Par lamentar të LSI, Petrit Vasili flet për rregulla të ndryshuara në fund të lojës dhe drejton gishtin nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën për një gjë të tillë. Duke iu referuar deklaratav­e të Manjës, Vasili tha dje për "BalkanWeb" se në fund të seancave dëgjimore për 7 kandidatët për kryeprokur­or të përkohshëm, në raportin që do i dorëzohej Kuvendit do renditeshi­n të gjithë kandidatët dhe Kuvendi do të zgjidhte mes kandidatur­ave që plotësojnë kriteret. Ai shtoi se Komisioni i Ligjeve ndryshoi rregullat e lojës duke skualifiku­ar nga gara 4 kandidatë dhe duke lënë në garë 3, Arta Markun, Ferdinand Elezin dhe Ermira Tafanin. Ndryshe nga çfarë deklaroi Manja, Vasili i referohet një deklarate të zonjës Hysi, sipas të cilës kandidatët nuk kalojnë në Kuvend, nëse nuk marrin 28 firma deputetësh. Ndonëse kjo procedurë nuk përmendet në asnjë rresht të vendimit të Komisionit të Ligjeve, ishte vetë Vasilika Hysi ajo që deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se çdo kandidati i duheshin 28 firma. Referuar faktit se një deputet nuk mund të fir- mosë për dy kandidatë, si dhe faktit se PS ka 74 vota, ajo mund të çojë në votim vetëm dy kandidatë. Duke e cilësuar të turpshme këtë lojë me procedurat, Vasili tha se kjo është tentativë e Partisë Socialiste për të ngushtuar garën. "Kjo lojë me rregullat ku edhe zërat brenda PS nuk janë në një mendje tregon që procesi është i paligjshëm dhe antikushte­tues",- u shpreh z. Vasili.

 ??  ?? Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili f
Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili f

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania