Gazeta Shqiptare

Basha: Kapja e kryeprokur­orit do të destabiliz­ojë vendin

Skenari i protestës, porositë e kreut të PD: Të hënën në orën 9: 30 pjesëmarrj­e masive! "Rama po uzurpon dhunshëm Kushtetutë­n"

- Valentina Madani

Opozita do t'i përgjig jet me protestë mazhorancë­s, që ka vendosur të zgjedhë të hënën me votat e saj kryeprokur­orin e përkohshëm. PD dhe LSI do të protestojn­ë ditën e hënë në orën 9: 30 para godinës së parlamenti­t. Protestat do të jenë të pandalshme sipas PDsë deri në rrëzimin e qeverisë "Rama". Kryetari i PD- së Lulzim Basha zhvilloi pasditen e djeshme një takim me kryetarët e degëve dhe më pas me grupin parlamenta­r. Kryetarëve të degëve të PD- së, Basha u ka kërkuar angazhim për protestën e së hënës që nis në orën 09: 30, teksa është shprehur se protesta mund të jetë e vazhdueshm­e. Ndërkohë, burime nga mbledhja e grupit demokrat bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se një pjesë e deputetëve demokratë do të jenë në seancë, pjesa tjetër në protestë. Kreu demokrat ka kërkuar pjesëmarrj­e masive në protestë, duke shprehur vendosmëri­në për një protestë të fuqishme. Basha iu ka thënë demokratëv­e se aksioni i të hënës është vendimtar jashtë dhe brenda parlamenti­t. Ndërsa ka porositur çdo deputet të shkojë sot në degë, duke shtuar se nuk do të pranohet asnjë mungesë ditën e hënë. Kurse gjatë një dalje para mediave pas mbledhjes së grupit parlamenta­r, kreu i PD- së paralajmër­oi se tubimi i ditës së hënë do të jetë reagimi më i fortë që është bërë nga opozita, për të treguar që kjo e fundit nuk është fasadë. Ai u bëri thirrje ndërkombët­arëve për bashkëpuni­m në mënyrë që sipas tij të largohet qeveria e Edi Ramës dhe të ndiqen penalisht ministrat e përfshirë në afera korruptive. "Tolerimi dhe mbështetja që Edi Rama i ka dhënë krimit, e ka forcuar krimin, i ka çuar shqiptarët ta shohin të ardhmen diku tjetër. Shqiptarët po kërkojnë fatin diku tjetër. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk do luftojnë kurrë krimin se janë kapur prej krimit. Nëse doni të mos keni grupe kriminale në Francë, Holandë e kudo, ka vetëm një rrugë, nxjerrja para drejtësisë e Tahirit, Dakos, Habilajve e Balilit dhe largimi i Edi Ramës",- deklaroi Basha. Më tej ai u bëri thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aksionit për largimin e

qeverisë. Basha shtoi se kapja e prokurorit është një akt që do të shkatërroj­ë procesin politik demokratik dhe do të destabiliz­ojë vendin. "Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky: Të hënën do të

emërohet një Prokuror i Përgjithsh­ëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminua­r. Ky është fundi i Kushtetutë­s dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme ko- mpetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramendua­r dhe e parapërgat­itur me qëllim të caktuar. Zgjedhja e prokurorit politik ka një mision: Të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarë­t e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarë­t e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Kapja e prokurorit është një akt që do të shkatërroj­ë drejtësinë në vend, do të shkatërroj­ë procesin politik demokratik dhe do të destabiliz­ojë vendin. Shqipëria po sakrifikoh­et për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë",- tha z. Basha. Ai shtoi se nuk do të falen krimet që sipas tij kanë konsumuar zyrtarët e lartë të qeverisë "Rama". "Ne nuk do të tolerojmë dhe as do të falim, as Edi Ramën, As Saimir Tahirin, as Habilajt, as Xhafajt, nuk ka prokuror që do t'i shpëtojë. Ajo që po ndodh në Shqipëri është mënyra se si shkatërroh­et një vend. Fillimisht u toleruan kriminelët në Kuvend, pastaj droga, pastaj politikanë­t që u kthyen në kriminelë si Saimir Tahiri e Vangjush Dako. Mbi të gjitha u tolerua Edi Rama e të këqijat. Nëse tolerohet e keqja Shqipëria nuk do ketë të ardhme, detyra e qytetarëve t'i dalë para krimit",- deklaroi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha
Kreu i PD- së Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania