Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Kryeprokur­ori tranzitor ka fuqi të kyçë dosjen Tahiri- Habilaj

-

Deputeti

i PD Oerd Bylykbashi i cilësoi dje antikush tetuese veprimet e Kuvendit për zgjedhjen e një kryeprokur­ori të përkohshëm. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Bylykbashi e cilëson politik prokurorin që po tenton të zgjedhë maxhoranca, ndërsa akuzon Ramën se po bën një lëvizje të tillë për të fituar imunitet nga ndjekja penale. Sipas Bylykbashi­t mbledhja e 28 firmave për të propozuar kandidatët është një sharlatani­zëm, njësoj si procedura e ndjekur deri tani, sipas të cilës kryeminist­ri mund ta emërojë Prokurorin e Përgjithsh­ëm edhe me 36 vota. "Me dhënien e firmës, deputetet e kryeminist­rit do të seleksiono­jnë edhe emrin që i pëlqen Ramës. Jo me thjesht kapje politike, por ky është një puç kushtetues i frikshëm"- tha Oerd Bylykbashi.? Ai sqaroi se "kompetenca­t e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm, që do të emërojë Edi Rama, ka pushtetin e pezullimit të dosjes Habilaj/ Tahiri". "Përgatit dosjet fillestare të vetingut për prokuroret që rrezikojnë me hetim Ramën",- thotë ai. Oerd Bylykbashi tha se kjo tregon qartë që pas gjithë kësaj maskarade parlamenta­re është halli i Ramës më shumë sesa i Tahirit. "Ky prokuror është imuniteti de facto nga ndjekja penale ? që po kërkon Rama",- u shpreh Bylykbashi. Bashkë me reagimin, Oerd Bylykbashi publikoi edhe nenet përkatëse, kur 28 deputetë bëjnë propozim. Sipas Rregullore­s së Kuvendit ata propozojnë "vetëm kur Kushtetuta nuk parashikon ndryshe". Por, në fakt, siç sqaron edhe Bylykbashi, sipas Kushtetutë­s, propozimin për Prokuror të Përgjithsh­ëm e bën Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, që Rama e mbajti të bllokuar.?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania