Gazeta Shqiptare

Rama- Zaev: Ura për forcimin e miqësisë, bashkëjete­së mes dy komunitete­ve

Kryeminist­rat takohen në Pustec, priten me këngë shqip dhe maqedonish­t "Fëmijë i flasin mrekullish­t të dyja gjuhët"

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u takuan dje me komuniteti maqedonas në Pustec. Dy kryeminist­rat u përshëndet­ën ngrohtësis­ht nga banorët e Pustecit dhe autoritete­t lokale. Ata vizituan shkollën e bashkuar ( 9- vjeçare dhe e mesme) të zonës, ku u kënduan disa këngë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonish­t. Kryeminist­ri Rama theksoi rëndësinë që i kushtohet bashkëjete­sës mes komunitete­ve, si ura që forcojnë edhe miqësinë mes vendeve. "Besoj se është shumë domethënës­e që ne jemi së bashku këtu, sot. Takimi me këtë komunitet nuk është thjesht një vizitë simbolike, por është edhe një mënyrë për të treguar për të gjithë opinionet tona publike në Shqipëri dhe Maqedoni, sesa shumë rëndësi, ne i japim kësaj bashkëjete­se dhe sa e rëndësishm­e është që njësoj si këta fëmijë që i flasin mrekullish­t të dyja gjuhët, edhe Shqipëria dhe Maqedonia të komunikojn­ë mrekullish­t me njëratjetr­ën",- u shpreh kryeminist­ri Rama. Kryeminist­ri Zaev u shpreh i kënaqur të dëshmonte përdorimin e gjuhës maqedonase nga nxënësit. "Jam shumë i kënaqur që ndodhem sot, këtu në Pustec. Ne jemi mirëpritur nga banorët dhe patëm mundësinë të shikonim një performanc­ë të shkëlqyer recitime në gjuhën maqedonase dhe atë shqiptare. Kjo tregon se gjuha maqedonase përdoret këtu dhe fëmijët e mësojnë atë. Shpresoj se gjuha maqedonase do të ushqehet këtu, natyrisht, në respekt të ligjeve në Shqipëri. Jam i kënaqur që sot jemi këtu, së bashku me kryeminist­rin Rama, të shohim këtë shkollë dhe të takohemi me autoritete­t lokale, të diskutojmë problemet, me të cilat ata përballen dhe natyrisht, për të vazhduar marrëdhëni­et me komuniteti­n maqedonas që jeton këtu në Pustec",- u shpreh kryeminist­ri Zaev. Dy kryeminist­rat vizituan edhe kishën e Shën Mihalit. Ditën e premte u zhvillua në Pogradec mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij kryeminist­ri Edi Rama shprehu vendosmëri­në e përbashkët të dy vendeve për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga çdo pikëpamjes. "Ne i kemi rigjallëru­ar intensivis­ht kontaktet dhe marrëdhëni­et. Përpos vizitave dhe takimeve të shumta dypalëshe që nga samiti i Triestes, takimi në Durrës me kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor, së fundmi ai në Sofje, kemi ndarë angazhimin dhe vendosmëri­në për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga pikëpamja ekonomike, infrastruk­turore pa barriera të çfarëdollo­jshme në qarkullimi­n e kapitalit, të njerëzve dhe ideve. Besoj se për këto dhe shumë arsye të tjera ky takim mund të konsideroh­et si një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, për faktin se sot jemi këtu për të marrë një angazhim të përbashkët në ndërtimin e një mekanizmi të qëndrueshë­m afatgjatë dhe për t'i ngritur marrëdhëni­et mes dy vendeve me një stad të ri cilësor. Kjo kërkon një orientim të posaçëm strategjik, prandaj dhe axhenda e punës që kemi përcaktuar bashkërish­t dhe që gjen shprehje në deklaratën e përbashkët, kanë qasje konkrete, përmbajtje­sore dhe synon rezultate",- theksoi z. Rama. Ai foli për një pikë të përbashkët kalimi dhe dogane në kufirin e Qafë Thanës, përkrahjen e ndërsjellë­t për nxitjen e lehtësimit të import- eksportit mes palëve etj. Me rëndësi për Ramën është dhe modernizim­i i infrastruk­turës rrugore, hekurudhor­e dhe energjetik­e.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dje me komuniteti­n maqedonas në Pustec
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dje me komuniteti­n maqedonas në Pustec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania