Gazeta Shqiptare

Iu vendos eksploziv pranë makinës, 30- vjeçari: S'kam konflikte me askënd

Shoqërohen 7 persona, në "sitë" kamerat e sigurisë së bizneseve "Kam disa kohë që kam marrë një lokal me qira"

-

Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam marrë kërcënime dhe nuk kam dijeni se kush mund ta ketë vendosur eksplozivi­n afër makinës time. Kam disa kohë që kam marrë një lokal me qira". Kështu ka deklaruar në policinë e Vlorës, 30- vjeçarit Endrit Sabaudinaj, pronari i automjetit "Mercedez Benz" me targa AA 233 OX, afër të cilit u gjet lënda plasëse. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen "Uji i Ftohtë" të qytetit bregdetar, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 7 persona, dëshmitarë në kohën kur dyshohet se pranë mjetit të 30- vjeçarit është hedhur lënda plasëse. Mësohet se dëshmitë e dhëna nuk kanë ndihmuar shumë në zbulimin e autorit/ ëve të krimit. Ndërkaq, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës dje bëjnë me dije se pas sinjalizim­it nga pronari i mjetit për vendosjen e eksplozivi­t, specialist­ët e Njësisë Speciale Antieksplo­ziv kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe kanë bërë vlerësimin e situatës. Sipas specialist­ëve, pakoja e gjetur ka rezultuar të jetë lëndë eksplozive artizanale ( 500 gr). Ata kanë kryer menjëherë asgjësimin e saj, ( shpër- thimin e kontrollua­r). Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe identifiki­min e autorit/ ëve të vendosjes së kësaj sasie eksplozivi". Gjith- ashtu, mësohet se hetuesit e çështjes kanë këqyrur edhe kamerat e sigurisë së një lokali në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Në filmime, shihet një person që lëviz pranë mjetit, i pamaskuar. Pavarë- sisht pamjeve, personi që lëviz nuk dallohet qartë për shkak të errësirës. Endrit Sabaudinaj është pronar i lokalit, ku në prill të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë ng- jarje mbeti i vrarë Ergys Gjioveshi. Policia arrestoi ai autor të dyshuar 19- vjeçarin Gani Tozaj. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë personi, i cili dyshohet se e ka qëlluar Gjioveshaj­n, Arianit Kondi.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Eksplozivi që u vendos afër makinës së 30- vjeçarit
Eksplozivi që u vendos afër makinës së 30- vjeçarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania