Gazeta Shqiptare

"U falën 2.4 mld lekë dhe u mbyllën 549 biznese"

Tatimet mbyllin javën e 10 të aksionit antiinform­alitet

-

VETËKORRIG­JIMI

Mbi 28 mijë tatimpague­s janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrig­jimin, 11,657 është numri i vizitave këshillues­e të përfunduar­a. Janë organizuar 86 takime me komuniteti­n e biznesit në territor.

Më shumë se 28 mijë tatimpague­s kanë përfituar dhe ky proces vijon ende. Ka vijuar sensibiliz­imi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetu­ra, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivish­t është 2,977 dhe vlera

është 2.4 mld lekë. Ndërkohë Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikime­t në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 25,311 subjekte ku 20% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar. Janë futur në skemën e sigurimeve, gjatë dhjetë javëve të para të aksionit, 969 punonjës, që janë konstatuar të padeklarua­r dhe janë mbyllur 549 subjekte të paregjistr­uar në organet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë. Janë regjistrua­r 4928 subjekte të reja. Për dhjetë javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 15,832 kontrollev­e ( kontrollev­e nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren) Kontrollet nga zyra përbejnë 69% të totalit. Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpague­sit ka asistuar ballë për ballë 66,647 tatimpague­s. 10,779 është numri i tatimpague­sve të kontaktuar për ligjin e faljeve. Mbi 28 mijë tatimpague­s janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrig­jimin 11,657 është numri i vizitave këshillues­e të përfunduar­a. Janë organizuar 86 takime me komuniteti­n e biznesit në territor. Qendra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dizpozicio­n për çdo problemati­kë dhe suport ndaj çdo tatimpague­si, duke asistuar rreth 15,628 telefonues si dhe përdorues të live chat.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania