Gazeta Shqiptare

DAP, Koçiu: Verifikim 81 mijë dosjet e administra­tës, kush rrezikohet

Japin provimin 1 mijë inspektorë, duhet të arrijnë minimumi 50 % të përgjigjev­e të sakta Inspektorë­t në provim, kush s'kalon testimet, largohet nga puna

-

Drejtorja e Departa mentit të Adminis tratës Publike, Albana Koçiu, bëri me dije dje se ka nisur verifikimi i dosjeve të mbi 81 mijë punonjësve të administra­tës shtetërore. Rreth 220 punonjës do të humbin vendin e punës nëse nuk do të pranojnë një pozicion më të ulët pas riorganizi­mit që erdhi si rezultat i bashkimit të ministrive në qeverinë Rama II. Ndërkohë që të gjithë nëpunësit e administra­tës do t'i nënshtrohe­n testimeve, rezultatet e të cilave do të jenë baza për reformën në administra­të.

REFORMA

Drejtorja e Departamen­tit të Administra­tës Publike, Albana Koçiu, bëri me dije dje se tashmë ka nisur verifikimi i dosjeve të mbi 81 mijë punonjësve. Menjëherë pas miratimit të buxhetit të shtetit dhe përcaktimi­t të fondeve të ministrive, Departamen­ti i Administra­tës Publike ka nisur dhe verifikimi­n e dosjeve të punonjësve. Kjo për shkak të shkrirjes së drejtorive dhe pozicionev­e të tjera. Drejtoresh­a e DAP, Albana Koçiu, nënvizon se si shkak i bashkimit të disa prej ministrive, 220 pozicione do të shkrihen tërësisht. Por jo domosdoshm­ërish punonjësit do të largohen. "Nga ky bashkim ministrish ne kemi një reduktim prej 220 vendesh, të cilët janë reduktuar si rezultat edhe i shkurtimit të numrit të ministrive dhe që sigurisht për të sistemuar nëpunësit, të cilët nuk kanë një vend për shkak se u suprimohet ky vend në institucio­net qendrore, pra ministritë e linjës. Departamen­ti është duke parë mundësitë së bashku me ministritë për t'i sistemuar në agjencitë e varësisë, të cilat, gjithashtu, janë pjesë e shërbimit civil"- tha Koçiu. Për ta Koçiu deklaron se do të ketë një tjetër propozim. "Kanë vijuar sistemimet për nëpunës, të cilët u është suprimuar vendi në agjencitë e varësisë, kanë

vijuar sigurisht edhe njoftimet për ata punonjës, të cilët për shkak se nuk kanë një vend të ngjashëm, do të duhet t'i ofrohet ose një vend në varësi më të ulët, pra pozicion më të ulët dhe në rast se nuk e pranojnë pastaj do të duhet të lirohet"- deklaroi Koçiu. Në ras-

tet e dublimit të punonjësve të administra­tës do të bëhet përzgjedhj­a e atij punonjësi që ka dosjen më të plotë dhe pikë më të larta. "Duke vlerësuar dosjen profesiona­le të të dy nëpunësve, të cilët ' konkurrojn­ë' për të njëjtin vend pune dhe ai nëpunës që vlerësohet me më Bazuar në ligjin nr. 152/ 2013, "Për nëpunësin civil", i ndryshuar dhe në Vendimin nr. 1037, datë 16/ 12/ 2015 të Këshillit të Ministrave, "Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësim­in e njohurive shtesë", Departamen­ti i Administra­tës Publike ka kryer testimin për të vlerësuar përfitimin dhe përditësim­in e njohurive shtesë, për nëpunësit civilë në të gjithë strukturat me funksione inspektimi, në institucio­net e administra­tës shtetërore, pjesë e shërbimit civil.

shumë pikë qëndron dhe mban vendin e punës"- tha Koçiu. Për vitin 2018, në administra­tën shtetërore do të ketë 81 660 punonjës nga 81 731 të një viti më parë.

PROVIMI

Rreth 1 mijë nëpunës civilë në struktura me funksione inspektimi i janë nënshtruar një testimi me shkrim. Sipas drejtoresh­ës së Departamen­tit të Administra­tës Publike, Albana Koçiu, kjo vjen në funksion të vijimit të re-

Nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil për shkaqet e parashikua­ra nga neni 66, i ligjit nr. 152/ 2013, "Për nëpunësin civil", të ndryshuar, me deklarimin e njësisë së burimeve njerëzore të institucio­nit, ku nëpunësi ushtron detyrën. Në rastin e institucio­neve të administra­tës shtetërore, njësia e burimeve njerëzore njofton DAP- in për vendimin e lirimit nga shërbimi civil të nëpunësve të kategorisë ekzekutive, të ulët apo të mesme drejtuese, brenda 3 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit.

Lirimi nga shërbimi civil bëhet automatiki­sht menjëherë pas dy vlerësimev­e negative radhazi nga njësia e burimeve njerëzore dhe i njoftohet menjëherë nëpunësit. Vlerësim negativ konsideroh­et vlerësimi "jo kënaqshëm".

Nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil kur bëhet i paaftë përgjithmo­në për të kryer detyrat për shkak të gjendjes shëndetëso­re. Paaftësia shëndetëso­re dokumentoh­et nga njësia e burimeve njerëzore, në bazë të vërtetimit të lëshuar nga KMCAP- ja. Nëpunësi civil paraqet pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucio­nit dokumentin e shëndetit në punë, sipas legjislaci­onit në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, brenda datës 10 janar të çdo viti.

Në rastet e lirimit për shkak të mbylljes dhe ristruktur­imit të institucio­nit, njësia e burimeve njerëzore të institucio­nit deklaron vendimin për lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil, bazuar në njoftimin e Komisionit të Ristruktur­imit ngritur për ristruktur­imin apo mbylljen e institucio­nit.

Nëpunësit civilë që lirohen për shkak të mbylljes dhe ristruktur­imit të institucio­nit, në momentin e largimit përfitojnë dëmshpërbl­imin përkatës sipas përcaktime­ve të pikës 7, të nenit 50, të ligjit nr. 152/ 2013, "Për nëpunësin civil", të ndryshuar.

1. 2. 3. 4.

formës në administra­të. Sipas drejtoresh­ës së DAP, ata inspektorë të cilët nuk arrijnë të paktën 50 pikë, do t'i nënshtrohe­n testimit të dytë me gojë, i cili do të jetë përfundimt­ar dhe do të vendosë nëse ky nëpunës do ta vazhdojë apo jo punën. Sipas Koçiut, testime do të bëhen edhe në fusha të tjera, jo vetëm në atë të inspektimi­t, me qëllim rritjen e profesiona­lizmit. Testimi për vlerësimin periodik për përfiti-

min dhe përditësim­in e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislaci­onin e fushës së inspektimi­t. Fusha e njohurive ku do të mbështetet vlerësimi për përfitimin dhe përditësim­in e njohurive shtesë të nevojshme për realizimin e funksionev­e të nëpunësve civilë në struktura me funksione inspektimi, në institucio­net e administra­tës shtetërore, pjesë e shërbimit civil.

 ??  ?? Drejtorja e Departamen­tit të Administra­tës Publike, Albana Koçiu
Drejtorja e Departamen­tit të Administra­tës Publike, Albana Koçiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania