Gazeta Shqiptare

"Kamerat e sigurisë në biznese", policia: Afati i fundit, 28 dhjetori

Detyrim për subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe 10 milionë lekë xhiro vjetore Shkelja e afateve, gjoba që variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë

- 1. a) b) c) ç) 2. 3.

Bizneset që kanë mbi 50 punonjës dhe bizneset që bëjnë xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë duhet të vendosin kamerat e sigurisë në të gjitha ambientet e tyre brenda datës 28 dhjetor, në të kundërt do të përballem me masa administra­tive. Policia e Shtetit nëpërmjet një letre drejtuar bizneseve paralajmër­on se pas kalimit të këtij afati do të vendosen gjoba, të cilat do të variojnë nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Në letrën që u është çuar bizneseve, theksohet se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike.

LIGJI PËR SIGURINË

Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Policia u ka kërkuar karburante­ve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera. Uniformat blu do të bëjnë kontrolle te bizneset duke filluar nga data 29 dhjetor 2017 dhe do t'i pajisë ato me një certifikat­ë që quhet "vërtetim i sigurisë". Kush nuk merr certifikat­ën, atëherë gjobitet. "Gjoba vendoset nga policia, nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre", - parashikon ligji i ri për sigurinë publike. Ligji parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në kopshte e shkolla, por edhe në mjetet e transporti­t publik si urbanët brenda qytetit dhe autobusët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Edhe për institucio­net publike parashikoh­en gjoba, nëse nuk vendosin kamera sigurie. Nr. 19/ 2016 për masat shtesë të sigurisë publike, parashikon kategoritë e bizneseve që duhet të instalojnë kamerat. Sipas ligjit duhet të vendosin kamera: a; subjektet që kanë selinë e mjediset e punës dhe ushtrojnë aktiviteti­n tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë, sipas vlerësimit të analizës së rrezikut të bërën nga Policia e Shtetit; b) subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ ose frekuentue­s, të cilët, në mënyrë të vazhdueshm­e, akomodohen apo frekuentoj­në në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur; c) subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 2300 deri në 600; ç) subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë; d) subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit; dh) subjektet që administro­jnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar; e) subjektet që kryejnë veprimtari të transporti­t publik për udhëtarët, nxënësit, studentët, si dhe transport të vlerave monetare dhe të mallrave të rrezikshme.

Mosmarrja e masave shtesë të sigurisë, të parashikua­ra në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji, nga subjektet e këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajt­je administra­tive dhe dënohet me gjobë si më poshtë:

Mosmarrja e masës së parashikua­r në shkronjën "a", nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë;

Mosmarrja e masës së parashikua­r në shkronjën "b", nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë;

Mosmarrja e masës së parashikua­r në shkronjën "c", nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë;

Mosmarrja e masës së parashikua­r në shkronjën "ç", nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Gjoba vendoset nga Policia nëse subjekti nuk ka marrë masat shtesë të sigurisë, pas kalimit të afatit prej 30 ditëve nga data e njoftimit për marrjen tyre.

Në rast se subjekti, pas 30 ditëve nga vendosja e gjobës, nuk përmbush detyrimet e përcaktuar­a në këtë ligj, policia njofton zyrtarisht autoriteti­n përgjegjës për mungesën e masave shtesë të sigurisë publike.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania