Gazeta Shqiptare

Valbona Zeneli

Drejtoresh­a e programit në "Marshall Center" sjell 39 kapituj me tematikë rreth Ballkanit Perëndimor sjell librin me ese "Në opinionin tim"

-

In my opinion" është libri më i ri i Valbona Zenelit, pedagoge në Marshall Center. Libri shoqërohet me skica të djalit 12- vjeçar të autores dhe vjen me parathënie nga personalit­ete të shquara në fushën e sigurisë dhe gazetarisë në Europë. "NË OPINIONIN TIM… Çështje të sigurisë europiane, tregtisë dhe Ballkanit Perëndimor", është i përbërë nga 39 kapituj dhe studion një sërë tematikash të Ballkanit Perëndimor, si: integrimi, emigrimi, korrupsion­i, zhvillimi e qeverisja e mirë, teksa autorja rreket ta vendosë rajonin në një kontekst më të gjerë evropian e botëror. Kritika librin e sheh si një urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor e Bashkimit Evropian. Në promovimin e këtij libri, pasditen e djeshme, morën pjesë në ambientet e resortit Carlsberg në kryeqytet, Presidenti i Republikës Ilir Meta, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Valbona Zeneli, është doktore në shkencat ekonomike dhe profesore e Studimeve të Sigurisë Kombëtare, por edhe Drejtore e Programit të Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë George Marshall. Presidenti Meta përshëndet­i botimin e këtij libri me përmbledhj­e artikujsh e esesh dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë idetë dhe tezat shumë interesant­e, të guximshme dhe provokativ­e të lançuara nga dr. Zeneli, për çështje shumë sensitive për politikën dhe shoqërinë shqiptare dhe atë ballkanike. Duke u ndalur tek tema e autores për emigracion­in dhe largimin e të rinjve të kualifikua­r nga vendi dhe rajoni, Presidenti Meta theksoi se humbja e shpresës së të rinjve dhe pasiguria për të ardhmen e tyre është një çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Për librin e Valbona Zenelit kanë shkruar përshtypje­t e tyre edhe gazetarë e personalit­ete të huaj. "39 "kapituj" të shkurtër që përmbledhi­n një numër temash, të cilat vërviten rreth një fushe të rëndësishm­e: Ballkanit Perëndimor. Secili kapitull është një "shtresë" kirurgjika­le e një problemi, aspekti, shqetësimi, pritjeje të njerëzve që jetojnë atje - emigrimi, zhvillimi, qeverisja e mirë, korrupsion­i etj. - nën mikroskopi­n analitik të dr. Zenelit, e lindur në Sh- qipëri, por që jeton dhe punon në Perëndim. Unë jam i sigurt se lexuesi do të jetë i impresionu­ar nga njohuria e autorit, "syri", përshkrimi konciz dhe elegant i rajonit dhe problemeve të tij, të shikuara nga të gjitha aspektet e mundshme të analizës. Lexuesi do të përfitojë nga analiza e vendosjes së rajonit në një kontekst më të gjerë europian dhe botëror. Një përvojë mjaft edukuese dhe e këndshme, të cilën unë ua rekomandoj ngrohtësis­ht të gjithë lexuesve",- Ioan Mircea Pascu, zëvendëspr­esident i Parlamenti­t Europian.

 ??  ?? Kopertina e librit "NË OPINIONIN TIM…” e Valbona Zenelit, pedagoge në Marshall Center
Kopertina e librit "NË OPINIONIN TIM…” e Valbona Zenelit, pedagoge në Marshall Center

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania