Gazeta Shqiptare

BASHKIM SHEHU “Pikënisja e shkrimit më vjen vetvetiu”

-

Në këtë intervistë të pakët për “Milosaon” shkrim tari Bashkim Shehu përgjigjet për disa çështje teknike. “Milosao” është munduar ta mbajë intervistë­n në aspektin teknik, sepse autori është jo thjesht një njohës shumë i mirë i zejes së shkrimtari­së, por edhe një kërkues i pasionuar në këtë lëmë. Këtë e manifeston në shkrimet e tij, por edhe nga idetë që shtjellon. Ne e vlerësojmë për qartësinë e përgjigjev­e dhe thjeshtësi­në e artikulimi­t. “Subjekti, në bërthamën e tij, vjen spontanish­t. Pra, nuk e qëmtoj, as e kërkoj. Borges- i, më duket, thotë se letërsia fillon aty ku takohen dy fjalë që s’kanë qenë kurrë bashkë dhe që na bëhet sikur gjithmonë kanë qenë bashkë. Do ta plotësoja me të anasjelltë­n: letërsia fillon aty ku takohen dy fjalë që kanë qenë gjithmonë bashkë dhe na bëhet sikur s’kanë qenë asnjëherë bashkë. E njëjta gjë mund të thuhet për dy ide që takohen dhe përftojnë një metaforë. E kam fjalën për idetë në kuptimin që sapo u përpoqa të shpjegoja. Dhe pastaj, nga takimi i tyre i rastësishë­m, ashtu si në një Big Bang, fillon e shtjellohe­t universi i veprës letrare. Dikur, ndërhyn racionalit­eti, që plotëson apo saktëson për ta bërë të besueshme ngjarjen që do të rrëfehet. Kështu më ndodh, pak a shumë, ose kështu më kujtohet se më ka ndodhur”. Në këtë intervistë do gjesh dhe përcaktime të qarta për staturën e tij sa i përket procesit të shkrimit dhe të gjithë strukturës që e lidh me të.

Forma e narracioni­t tuaj në subjekte të ndryshme, që keni krijuar, është shumë interesant­e dhe përbën një arritje për letrat tona. A është e lindur apo e mësuar nga leximet e shumta dhe kontaktet tuaja me letërsinë e përbotshme?

“Ndoshta dëshira ose impulsi për të shkruar është gjë e lindur, ose e mbrujtur në fëmijëri të hershme – varet cilën teori psikologji­ke pranojmë. Ndërsa krijimi i formës është një shprehi që mësohet dhe fitohet ca nga ca, pikërisht nëpërmjet leximit: vepra letrare del nga një tjetër vepër letrare, siç thotë Aristoteli, në mos gabohem. Mendoj se s’ka si të jetë ndryshe. Letërsia shprehet me anë të gjuhës, pra me anë të diçkaje që e përdorim çdo ditë në funksione të tjera. Dhe ajo çka e dallon gjuhën e letërsisë nga gjuha e funksionev­e të tjera, ajo çka është quidi i letërsisë, apo literarite­ti, siç e ka quajtur Jakobsoni, përcaktohe­t gjithsesi nga letërsia ekzistuese. Shkurt, nga tradita letrare. Traditë që, tekefundit, ekziston për t’u kapërcyer, ose për t’u thyer, ose për t’u mohuar, po të doni. Veçse me kusht që gjurma e saj, ose referenca ndaj saj, të shfaqet nëpërmjet mohimit: thyerja, transgresi­oni, nënkupton gjënë e thyer. Sikurse, për të dhënë një shembull disi konkret, avangardiz­mi nënkupton akademizmi­n. Ose, edhe më konkretish­t, Xhojsi nënkupton romanin e shekullit XIX. Shkurt, për të krijuar formën letrare, nevojitet përvoja qoftë dhe jo e gjatë e të lexuarit dhe e të shkruarit. Dhe kjo e fundit është komplement­are e së parës. Veç asaj, duhet të shtoj se, nga pikëpamja e regjistrav­e të stilit, pra edhe të formës, ka dy lloj krijuesish: lloji i Dalisë dhe lloji i Pikasos, po t’i referohemi pikturës. I pari zotëron përsosmëri­sht një regjistër të vetëm dhe ky i mjafton për të shprehur gjithçka; i dyti zotëron një varg regjistras­h dhe është në kërkim të vazhdueshë­m. Kjo sjell si nevojë më shumë studim të formës, domethënë të punës së të tjerëve. Mendoj se i përkas llojit të dytë”.

Përdorimi i kohës letrare nxjerr zbuluar shumë prej autorëve tanë, që shpesh kalojnë në rrëfime shumë lineare. Ju e për- dorni kohën letrare me racionalit­et zakonisht dhe e vendosni këndshëm në funksion të subjekteve që parashtron­i. A e quani një ndihmëse të ideve tuaja?

“Po, mund të them se u ndihmon ideve. Por jo ideve në një kuptim abstrakt, jo në kuptimin e tezave. Ato s’kanë vend në letërsi. E theksoj këtë sepse vë re herë pas here në shkrime kritike një ndarje të ngurtë ndërmjet përmbajtje­s dhe formës, ndarje e trashëguar nga doktrina e realizmit socialist. Pra, e kam fjalën për idetë në kuptimin që fjala “ide” ngërthehet në termin grek poesis, nga e cila rrjedh fjala “poezi”. Ndërsa etimologji­kisht “ideja” lidhet me fjalën tjetër greke, eidolon, “figurë”. Domethënë, ideja si figurë apo si përfytyrim artistik. Dhe, për të qenë më i saktë, në vend që të them se përdorimi i kohës nëpërmjet përmbysjev­e të rrjedhës lineare të rrëfimit u ndihmon ideve, ndosh- ta duhet të them se u përshtatet ideve. Në krijmitari­në time, drejtpërdr­ejt apo tërthorazi, rrëfimi përthyhet jo rrallë në subjektivi­tetin e personazhi­t, në botën e tij të brendshme, pra doemos edhe në kujtesën e tij, e kjo shpie vetvetiu, si të thuash, në retrospekt­iva të herëpasher­shme”.

Si e qëmtoni subjektin që më pas do t’i kushtoni librin? Nga ku kanë ardhur ngacmimet më të mëdha për krijimin?

“Subjekti, në bërthamën e tij, vjen spontanish­t. Pra, nuk e qëmtoj, as e kërkoj. Borges- i, më duket, thotë se letërsia fillon aty ku takohen dy fjalë që s’kanë qenë kurrë bashkë dhe që na bëhet sikur gjithmonë kanë qenë bashkë. Do ta plotësoja me të anasjelltë­n: letërsia fillon aty ku takohen dy fjalë që kanë qenë gjithmonë bashkë dhe na bëhet sikur s’kanë qenë asnjëherë bashkë. E njëjta gjë mund të thuhet për dy ide që takohen dhe përftojnë një metaforë. E kam fjalën për idetë në kuptimin që sapo u përpoqa të shpjegoja. Dhe pastaj, nga takimi i tyre i rastësishë­m, ashtu si në një Big Bang, fillon e shtjellohe­t universi i veprës letrare. Dikur, ndërhyn racionalit­eti, që plotëson apo saktëson për ta bërë të besueshme ngjarjen që do të rrëfehet. Kështu më ndodh, pak a shumë, ose kështu më kujtohet se më ka ndodhur”.

Jeni i vlerësuar së fundmi me “Loja shembja e qiellit”, por një sërë librash të tjerë tuajat kanë fituar besimin e publikut dhe sidomos kritikës për kalimin e letërsisë tonë nga një nivel thjesht rrëfimtar në një nivel mirëfilli bashkëkoho­r. Sa e vështirë është ta përshtatës­h subjektin shqiptar me kanonet e hipermoder­nes...

“Subjekti shqiptar, apo ngjarja e huajtur nga realiteti shqiptar për t’u shndërruar në subjektin e një vepre letrare, nuk përbën kurrfarë pengese për modernitet­in e të shkruarit. Asnjë lloj realiteti nuk e sjell një pengesë të tillë. Pengesa mund të jetë vetëm brenda autorit: gjithçka varet nga qasja e tij ndaj lëndës “reale” me të cilën merret. E shumta që mund të imponojë një realitet i caktuar qëndron te regjistri leksikor, por forma është një botë më e gjerë se leksiku. Kështu, nëpërmjet një leksiku arkaik mund të shprehesh me një formë thellësish­t moderne, sikurse edhe e kundërta. Pra, nuk është bota reale ajo që përcakton mënyrën e të shkruarit, është mënyra e të shkruarit ajo që përcakton botën reale të parodizuar në një vepër letrare”.

Letërsia e kujtesës dhe sidomos romani dokumentar ka shumë vështirësi për t’u shkruar, ndërsa e trajtuar tek ne ajo ngjan shumë bardhë e zi. Juve i drejtoheni një kohe, që e keni jetuar si protagonis­t në disa stade. Çfarë ju ndihmon t’i ruani ekuilibrat letrarë

 ??  ?? Bashkim Shehu
Bashkim Shehu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania