Gazeta Shqiptare

AGRON ALIBALI:

Opinioni i Konicës është për një audiencë të huaj

-

Çfarë mund t’u mësonte bashkëkohë­sve tanë Konica, sa i përket perceptime­ve të tij për shtetformi­min?

“Konica do të përcillte pikërisht faktin se e kemi një traditë juridike e demokratik­e të konsolidua­r, ndryshe nga sa akuzohemi me pa të drejtë se “nuk dimë të bëjmë shtet”, apo “nuk kemi traditë demokratik­e”, e të tjera përralla. Edhe vetë studiues të shquar të huaj, si p. sh. Margaret Hasluck, janë shprehur pozitivish­t për thelbin demokratik të së drejtës së pashkruar shqiptare. Shteti i Ismail Qemalit, dhe më tej, ai i dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe përgjatë kohës së Mbretit Zog, u përpoqën të gërshetojn­ë elemente të së drejtës dokësore me të drejtën pozitive moderne të adoptuar nga vende të tjera. Po ashtu, senati ekzistonte edhe në Republikën e Dytë, të Zogut, në vitet 1926- 1927. ar librin tuaj “Dritëhijet…” Duke njohur dhe pjesën humane të këtij personalit­eti çfarë e nxirrte këtë personazh jashtë kanoneve të zakonshme të etikës?

“Sikurse e kam theksuar tjetër herë, “hijedritat” - po të huazojmë trajtën elegante të Krist Maloki, icës, ishte i papranuesh­ëm. Duhet të shtojmë se Noli i priti me nderin dhe respektin më të madh tre motrat e Zogut kur vizituan Bostonin dhe Kishën historike të Shën Gjergjit në prill 1938".

Ka një vështirësi kur subjekti

Dhe së fundi, libri tuaj u vlerësua me Çmimin për Veprën më të Mirë Studimore në Panairin e Librit Tirana 2017. Si mund të rezonojë punimi tuaj me këtë përvjetor të 75- të të ndarjes nga jeta të Konicës?

“Nga “Dritëhijet” më lejoni të përmend lidhjen e jashtëzako­nshme Faik Konica - Norbert Jokl, këtë marrëdhëni­e të fisme midis dy dijetarëve fisnikë. Konica dhe Jokli u ndanë nga jeta në të njëjtin vit të vështirë 1942. Eshtrat e Konicës prehen në atdhe, kurse Jokli - si viktimë e Holokausti­t - nuk e ka një varr. Në vitin 1922 Konica dhe VATRA mbështetën botimin e veprës së Joklit “Kërkime gjuhësore, kulturo- historikë nga fusha e gjuhës shqipe” që, me siguri, hyri në biblioteka­t personale të Konicës dhe të Joklit. Përveç librave, këta dy viganë nuk lanë trashëgim as pasuri, dhe as llogarira bankare. Biblioteka­t e tyre të jashtëzako­nshme mishëruan, në një pikëpamje, “shpirtin” e tyre të lirë. Këtë “shpirt”, përmes një përkitjeje tjetër të pashembull­t vullnetesh të lira e të pavarura, edhe Jokli edhe Konica, ua lanë trashëgim Shqipërisë. Siç dihet, me pak fat dhe shumë mund, arritëm që një pjesë të “shpirtit” të lirë të Konicës, apo 279 libra të tij, t’i kthenim në Bibliotekë­n Kombëtare të Shqipërisë, sipas amanetit të vetë Konicës. Mirëpo “shpirti” i Joklit, ose biblioteka e tij e jashtëzako­nshme, që edhe sipas Çabejt të madh, iu la amanet “popullit shqiptar”, ende mbetet e pakthyer. Deri kur vallë?”.

 ??  ?? Agron Alibali
Agron Alibali
 ??  ?? Faik Konica
Faik Konica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania