Gazeta Shqiptare

Për “Nëntorin”

-

ngjyrim, i cili nuk e largon nga qerthulli estetik, ideor dhe profesiona­l, në mbajtjen e vlerave të veçanta, që sjell arti i tij. Tematikat janë një gërshetim i reales me të shkuarën, në kapjen e të qenësishme­s dhe në pasqyrime e zbërthime me vlerë të përgjithsh­me, ku e kaluara vjen si e tashme dhe ku e tashmja nuk kuptohet pa të kaluarën.

Piktori ka krijuar “truallin e pushtimit artistik”, truall me emrin dhe fimën e

Një grup njerëzish të rastësishë­m ndjekin me adhurim dhe përulësi shfaqjen zotëruese të Dikujt. Nuk ka rëndësi se kush është. Ai dihet, njihet, shfaqet në jetën tonë. Piktori kujdeset, që vështrimet të mos jenë qiellore mbi Perëndinë, por diku pranë tyre, diç më lart, ku është Dikush.

Ngjarja është njerëzore edhe pse ajo ç’ka përcjell nuk është e tillë. Kompozimi fillon nga jashtë kornizës së telajos, aty ku një grupim si i rastësishë­m, por aspak i tillë, njerëz të personaliz­uar në shtresa të ndryshme shoqërore janë kthyer, shohin e drejtohen vështrimet, drejt “diçkaje”, e cila nuk duket, por ndihëet, mendohet. Zotëron diçka, që ti nuk e ke, mashtruesi, që të ze rrugën, politikani me pushtet, por pa aftësi, të ka në dorë, të mban peng për zgjidhjen e një të drejte dhe ajo është në dorë të tij etj, autoritete pa vlerë, por me pushtet, gjallues në jetë, zotërues të fateve të të tjerëve. Ai është aty, këtu, pranë kohës, si dukuri shqetëuese.

Kompozimi e ka ngasjen nga përralla e Andersenit “Rrobat e reja të Mbretit”, por nuk është as ilustrues dhe as paqyrues i përrallës. Piktori e ka marrë fabulën, duke e riinterpre­tuar e sjellë të freskët e përditësue­se në jetën e sotme, duke ngritur një problem: - goditjen e idolatrisë, si fenomen përsëritës, aq më shumë i vendeve të varfra, ku personalit­eti i njeriut thyhet e bjeret nga forca dhunuese e njeriut me pushtet.

Edhe pse mban qëndrim dhe e ve gishtin në plagë, piktori nuk është pesimist. Në grumbullin e “rastësishë­m” është një personazh i veçantë, fëmija, që ngjarjen dhe shfaqjen e shikon ndryshe, duke na dhënë emrin e vërtetë: - një maskaradë, e cila vazhdon edhe në kohën e sotme, të quajtur postmodern­e. Ësh- të ky fëmijë krejt moskokëçar­ës si një shpresë.

Filipi artin e ka ndërtuar në nivele të larta ideore. Ai nuk kërkon të dëshmojë se sa bukur e ndërton një figurë, ( duke qenë mjeshtër i ndërtimit të saj), por sa bukur figura di ta shprehë filozofinë dhe mesazhin e tij.

Vizatues i fortë ndërton silueta të forta në linja të sakta. Të grupuar tre e nga tre personazhe­t janë në një lidhje të përbashkët, nga se i bashkon ngjarja. Ata dalin me forcë në plan të parë dhe shikuesit i bëhet vetja pjesmarrës me ta. Ndonjë kërcitje njolle koloristik­e rrit dramacitet­in. Piktura vjen si përjetim pamor emocional, ku gjen imazhe e figura të sendërzuar në atë mënyrë që ata të “flasin”, tregojnë, dëshmojnë e përcjellin mesazhe si problema të kohës.

Kompozimi kërkon të ngrejë shikuesin në nivelin e autorit dhe jo e kundërta. Ndaj piktura e Filipit kërkon një shikues të vëmendshëm, të kulturuar, njohës të jetës, për të arritur në të kuptuarit dhe të pëlqyerit e saj. Si art elitar kërkon elitën e vet ! Elita e shikuesit krijohet nga kultivimi me artin e vërtetë dhe të kohës.

Po të tjerët ? Le të “shijojnë” atë, që është thënë e stërthënë dhe kur të ngopen do kërkojnë Filipin...

Sot, Aleksandri është aty,

 ??  ?? Aleksandër Filipi “Rrobat e mbretit”
Aleksandër Filipi “Rrobat e mbretit”
 ??  ?? Besim Tula “Pasoja” diptik
Besim Tula “Pasoja” diptik
 ??  ?? Gazmend Leka “Lutja”
Gazmend Leka “Lutja”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania