Gazeta Shqiptare

Turizmi, ta bëjmë Shqipërinë si Turqia

-

të sektorit të turizmit.

“Përse të mos i akordohen disa lehtësi dikujt që do të kontribuoj­ë shumë jo vetëm për rritjen e punësimit në një sektor jetik si turizmi, por mbi të gjitha do të përmirësoj­ë imazhin dhe prestigjin e vendit?”, pyet në mënyrë retorike qeveria në relacionin e vet.

Në argumentet e qeverisë përmendet me shumicë “modeli turk”, i përbërë nga lehtësi fiskale të shumta për investime të caktuara si dhe dhënia e tokave publike falas. Qeveria harron të thotë se Turqia nuk është një vend demokratik, ka një histori ekonomike të dominuar nga interesat thuajse- feudale dhe kontrollin e procesit ligjvënës nga të pasurit në kurriz të pjesës dërrmuese të popullsisë. Gjithashtu, jepet edhe shembulli i Malit të Zi, vend ku, sipas relacionit të qever- isë, investimet e turizmit të luksit përfitojnë falje të taksave vendore e të tjera.

Shembulli më goditës duket se është marrë nga Maqedonia.

Në Maqedoni,- thotë qeveria shqiptare,- investitor­ët kanë mundësi të marrin tokë falas për investime në “zonat turistike”, por nuk shpjegon se çfarë zonash turistike ka në vendin tonë fqinj, i cili nuk ka dalje në det.

BIZNESMENË SHQIPTARË ME “FRANCHISIN­G”

Në relacion, qeveria pranon se përfituesi­t nga këto ligje nuk do të jenë vetëm “grupet hoteliere ndërkombët­are”, gjithmonë në rast se këto të fundit do të shprehin interes për të investuar në Shqipëri, por edhe investitor­ë të tjerë “të huaj ose vendas”, të cilët do të posedojnë “kontrata menaxhimi” apo “kontrata franchisin­g”.

“Është e rëndësishm­e që të theksojmë se investime kaq të rëndësishm­e në struktura hoteliere me 4 apo 5 yje realizohen kryesisht në dy forma,”- shpjegon qeveria. Në formën e parë, investimi për ngritjen e strukturës akomoduese kryhet nga grupi hotelier i mirënjohur botërisht ose; “grupi hotelier i mirënjohur i huaj bashkëpuno­n me një investitor të caktuar, vendas apo të huaj, ( nëpërmjet kontratave të qirasë, të tipit “management contract” apo “franchisin­g” apo të ngjashme)”.

Ky shembull i dytë i dhënë nga qeveria do të thotë se një biznesmen “vendas apo i huaj” thjeshtë paguan një rrjet ndërkombët­ar hotelerie për t’i përdorur markën dhe rrjedhimis­ht kjo pagesë i mundëson përfitimin e lehtësive të pafundme fiskale në Shqipëri. Kontrata të tilla të njohura si Fran- chising, ofrohen nga shumica e rrjeteve të hotelerisë, të tilla si Hilton apo Sheraton etj. Tarifa fillestare e përdorimit të emrit kushton vetëm 100 mijë euro ndërsa operimi i një hoteli nën një emër të tillë zakonisht kushton 8- 13 për qind të të ardhurave bruto të hotelit.

Qeveria pranon haptazi kur flet për “shembullin malazez” se kjo politikë përbën “diskrimini­m” të hoteleve me më pak se 4 yje.

“Mali i Zi vendosi një taksë progresive me taksimin më të lartë për hotelet me 3 yje në zonat rezidencia­le, duke i penalizuar ato në mënyrë që të favorizohe­n hotelet luksoze”,- thuhet në relacion.

Qeveria nuk shpjegon se mbi çfarë strategjie dhe mbi çfarë studimi apo konsultimi ka vendosur të ndjekë “modelin turk” të turizmit në vend të, fjala vjen, modelit italian, spanjoll apo grek, ku qeveritë mbështesin në veçanti bizneset familjare, të cilat sigurojnë mirëqenie shumë më të lartë për popullsinë vendëse se sa bizneset e mëdha.

Aktualisht bizneset në sektorin e turizmit vuajnë pasigurinë e titujve të pronësisë, mungesën e lejeve të ndërtimit apo të titujve të pronësisë të përfituar nga legalizimi si dhe mungesën e shërbimeve publike bazë, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizime apo me shërbim të transporti­t publik. Të gjitha këto biznese i nënshtrohe­n taksave aktualisht, përfshirë taksën për ndikimin në infrastruk­turë, e cila synon pikërisht mbulimin e kostove të shërbimit të infrastruk­turës bazë si ujë, rrugë e kanalizime. Përkundrej­t kësaj, “investimet strategjik­e”, të mbështetur­a nga qeveria do të përfitojnë këto shërbime pa paguar as edhe taksën e ndikimit në infrastruk­turë.

BIRN zbuloi në nëntor se qeveria shqiptare ka shënjuar disa njolla në hartë përgjatë të gjithë bregdetit të jugut ku ka në plan të kryejë të ashtuquajt­urat “investime strategjik­e”, duke i dhënë bizneseve të ndryshme avantazhe të shumëfisht­a në krahasim me banorët vendas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania