Gazeta Shqiptare

Licencë për të shtypur para: Dhuratë mendjeleht­ë

“Deutsche Welle”

- Nga Jorg Brunsmann

( vijon nga faqja 1)

... të tërë dhe u duhet të shohin me zili se si klientët e tyre fitojnë para e majmen. Kjo në një kohë kur me një internet të shpejtësiv­e të ndryshme, mund të fitosh vetë shpejt dhe thjesht shumë para.

LICENCË PËR TË SHTYPUR PARA

Ajo që nuk kuptoj unë: se si pranon qeveria amerikane që të dekurajohe­t kaq lehtë. Eliminimi i neutralite­tit të rrjetit është një licencë për të shtypur para për ofruesit e internetit. Ata do të fitojnë shuma miliardash, pa punuar vërtet për to. Kjo në një kohë kur politika do të kishte pasur shansin e madh që të ndërhynte dhe më në fund t’i vinte gjërat në vend. Në vend të kësaj, gjërat lihen të ecin vetë - dhe për ne klientët kjo nuk mund të ecë mirë.

A do të bëjë fundi i neutralite­tit të rrjetit që rrjetet të bëhen më të shpejta dhe të ndërtohen më shpejt? Jo, - sepse “interneti i cilësisë më të mirë” funksionon vetëm atëherë, kur në rrjet ka shpejtësi të ndryshme të perceptues­hme. Vetëm bllokimi i të dhënave e bën tërheqëse pistën e parakalimi­t. Këtu do të ishte me vend roli i politikës, që të vendoste standarde të detyrueshm­e.

FUNDI I INTERNETIT SIÇ E NJOHIM

Si është puna me neutralite­tin përballë klientit? E përfytyrue­shme është që në të ardh- men të ekzistojnë lidhje veçanërish­t të lira interneti, të sponsorizu­ara nga “Amazon”, “Facebook” e kompani, të cilat të lejojnë të kalojnë vetëm të dhënat e këtyre sipërmarrj­eve.

Edhe këtu duhet të ndërhynte politika, po të dojë të shpëtojë diçka nga interneti ideal i vjetër. Sepse ky ideal ishte: interneti duhet të jetë një rrjet ideal, që përfshin të gjithë botën, në të cilin të gjithë të komunikojn­ë si të barabartë me njëri- tjetrin dhe të kenë mundësinë të shkëmbejnë dijen me njëri- tjetrin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania