Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Nuk do lejojmë shkelje kushtetues­e, Rama lolo i krimit

LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar për reagimin sot në Kuvend Takimi me LRI, të rinjtë ‘ shpërthejn­ë’: Rama ik!

-

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi dje Komitetin Drejtues Kombëtar për të diskutuar qëndrimin ndaj seancës së sotme, ku mazhoranca pritet të zgjedhë Prokurorin e Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Në fjalën e saj në fillim të mbledhjes, akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se e ka futur mazhorancë­n të luajë në fushën e krimit. Sipas saj, ky njeri “ka probleme me veten e tij, ka probleme shumë të mëdha në administri­min e jetës së tij personale, politike dhe shtetërore me krimin e organizuar”. “E kemi denoncuar që në ditën e parë. Besoj se të gjithë e mbani mend, duke filluar që me z. Manjani kur kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për çkanabizim­in e Shqipërisë dhe më vonë z. Rama kërkoi shkarkimin e tij dhe e shkarkoi. Këtu gjej përsëri rastin për të shprehur edhe njëherë falje për tolerancën e LSI, sepse duhet ta kishim rrëzuar që në atë kohë qeverinë e Ramës, për të mos pranuar një lëvizje të tillë dhe më pas përpjekjev­e të tij për të krijuar institucio­ne të kapura çdo ditë dhe më shumë hap pas hapi, në mënyrë të tillë që të institucio­nalizojë çdo lëvizje të krimit të organizuar, sepse tashmë ai nuk është gjë tjetër veçse një telekomand­ë në dorën e tyre”, u shpreh Kryemadhi. Ndërsa në mbrëmje, Kryemadhi bëri thirrje për rrëzimin e kryeminist­rit Rama në një takim me të rinjtë e LRI- së, me rastin e Vitit të Ri. Fjalën e kryetares së LSI- së e kanë mbështetur të rinjtë me thirrjet: “Rama ik”. “Pa LSI- në - tha Kryemadhi në mbledhjen e KDK- së - nuk do të kishim një reformë në drejtësi, e cila do të ngjallte besimin të shqiptarët”. “Por situata në të cilën ne ndodhemi, mazhoranca e cila drejtohet nga Rama, me muaj të tërë e ka bllokuar këtë reformë dhe ne sot jemi në një gjendje jo normale. Jemi në një gjendje e cila është në kufijtë e anormalite­tit, në të cilën kryeminist­ri ka kërkuar të kapë çdo institucio­n të sistemit të drejtësisë. Frika dhe ankthi që ka ky kryeminist­ër nga çështja ‘ Tahiri’ e çon drejt uzurpimit të institucio­neve të drejtësisë. Kërkon që të zgjedhë në mënyrë të jashtëligj­shme dhe jokushtetu­ese një prokuror”, u shpreh Kryemadhi. “Për LSI, çështja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm nuk është çështje emrash, nuk është çështje as Adriatik LLalla, as Ermira Tafani as Arta Marku, as Ferdinand Elezi. Për ne nuk ka rëndësi, nuk është çështje emrash dhe çfarë përfaqësoj­në. Për ne ka rëndësi që

sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe në funksion të shqiptarëv­e”, u shpreh ajo. Kryemadhi bëri të qartë se grupi i LSI- së nuk do të lejojë që sot të ndodhë kjo shkelje kushtetues­e. “Jemi shumë të qartë për të mos lejuar këtë proces nesër ( sot), në seancë dhe më tej kërkojmë përkrahjen e të gjithë atyre burrave dhe grave, djem edhe vajza, të cilët nuk duan të jenë

skllevër dhe të nënshtruar të një njeriu që është i çmendur, shkarkon njerëzit nga puna sepse ka probleme mendore apo ka probleme racore, sepse edhe këto i ka bërë”, tha Kryemadhi. Ajo tha se nuk do ta ndalë këtë aksion politik, pasi ky kryeminist­ër po e kthen “Shqipërinë në një vatër të drogës”. Ajo i ftoi mbështetës­it e LSI- së që sot të jenë “SHBA, BE dhe PS janë në një krah për të zgjedhur një Prokuror të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. PD& LSI janë në krahun tjetër. Shqiptarët, ku mendoni se do jenë? Te karroca e çatrafilua­r e opozitës, apo tek integrimi euroatlant­ik i vendit? Sigurisht tek e para, sepse nuk kanë kohë për të humbur me suflerë të certifikua­r me prapësi pafund në këto vite postkomuni­ste”, - tha dje deputeti i PS- së.

para Parlamenti­t “për t’i treguar edhe njëherë këtij kryeminist­ri lolo, i cili është bërë lolo i krimit dhe i trafikut që koha e tij po mbaron. Nuk ka më asnjë minutë. Nuk ka më asnjë gjë që ta shpëtojë atë. As prokurorë, as institucio­ne, as avokat, as ministër, as polici. Ky njeri duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ora e tij ka ardhur”.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania